

Studentët e vitit të tretë në programin Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu prezantuan të premten projektet semestrale në lëndën Marketing Strategjik.
Studentët të ndarë në grupe hartuan propozime për strategjinë e marketingut të universitetit për dy vitet e ardhshme. Ata sollën ide të reja dhe inovative gjatë prezantimeve të tyre. Lektorja e lëndës, Dr. Edlira Mali i vlerësoi studentët për punën e tyre dhe diskutoi me ta rreth trendeve aktuale të marketingut.