Master i shkencave në shkenca komunikimi: Profili “Marrëdhënie publike”

Koordinator i programit



Dr. Erlis Çela
ecela@beder.edu.al

Komiteti Shkencor


Dr. Erlis Çela [email protected]
 
Dr. Valmora Gogo vgogo@beder.edu.al
 
Dr. Brikena Smajli bsmajli@beder.edu.al
 
 
Rreth programit
Programi Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi, Profili Gazetari dhe Profili Marrëdhënie Publike është projektuar t’u ofrojë studentëve një formim intelektual, duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptuale dhe perspektive në fushën e komunikimit, gazetarisë, marrëdhënieve publike dhe fushave të ngjashme me to.
 
Programi Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi: Profili Marrëdhënie Publike ofron studime të avancuara në fushën e shkencave të komunikimit e të medias, ndërmjetësimin e konfliktit, imazhit të organizatave e kompanive, marrëdhëniet e të punësuarve dhe fushatave publike etj. Të diplomuarit e këtij programi do të kenë avantazhe në fushën e marrëdhënieve publike, si dhe do të kenë akoma më shumë përparësi në shkallët e karrierës drejt lidershipit në këtë fushë, komunikim të korporatave dhe menaxhimin e ngjarjeve. 
 
Programi Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi; Profili Marrëdhënie publike zgjat dy vite akademike, të ndarë në katër semestra, si dhe përmban gjithsej 120 ECTS (Sistemi Evropian i Transferimit të Kredive). 1 ECTS = 25 orë.
 
Në fund të programit lëshohet diploma me titull “Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi; Profili Marrëdhënie publike”.
 
Misioni 
Misioni i departamentit të Shkencave të Komunikimit është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e gazetarisë, e komunikimit, e marrëdhënieve publike dhe në fusha të ngjashme me to, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale, si edhe mbështetjen e kërkimit shkencor, me qëllim vënien në jetë të ideve dhe projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe të mbarë shoqërisë, në përputhje edhe me zhvillimet e teknologjisë bashkëkohore, në fushën e mediave të reja. 
 
Vizioni
Departamenti i Shkencave të Komunikimit do të sjellë risi në mënyrën e aftësimit dhe të  përgatitjes së  studentëve nëpërmjet një gërshetimi të mirorganizuar të anës  teorike me praktikën në kushte dhe mundësi fizike bashkëkohore. Duke u mbështetur në një staf akademik të përkushtuar në misionin e tij, në kushtet e një shoqërie globale dhe zhvillimi të shpejtë të teknologjive moderne që kanë përfshirë fushën e komunikimit e medias, departamenti do të nxisë te studentët dashurinë dhe respektin për vendin e tyre dhe do të mbështesë angazhimin e gjithsecilit për një shtyp të lirë dhe të pavarur, për një komunikim transparent e të ndershëm sipas  parimeve të deontologjisë e etikës profesionale. 
 
Objektivat e Programit 
  • Objektivat e programit Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi, profili “Marrëdhënie publike” janë: 
  • Përgatitja e kuadrove në përputhje me kërkesat dhe nevojat e tregut; 
  • T’u japë të diplomuarve arsimim dhe trajnim të thelluar në fushën e marrëdhënieve me publikun
  • T’u krijojë atyre një pamje të re për komunikimin në Shqipëri, në përputhje me përvojën dhe konceptet evropiane; 
  • Të përpiqet për të realizuar një status të ri të specialistit të komunikimit në kushtet dhe zhvillimet e reja ekonomiko-politiko-shoqërore që janë krijuar në ditët e sotme; 
  • Programi do të  shtrojë alternativa konkrete për zhvillimin e medias në bazë të strategjisë kombëtare dhe  të japë ndihmesën e vet për krijimin e një elite të re të komunikimit. 
  • Kualifikimi shkencor i studentëve me njohuritë e thelluara të Marrëdhënieve me Publikun dhe komunikimit në tërësi; 
  • Rritja e profesionalizimit në drejtim të kërkimit shkencor; 
  • Të përgatisë njerëz të aftë për të punuar në media dhe në sektorin e marrëdhënieve me publikun; 
  • Të përgatisë profesionistë të motivuar për të punuar në të gjitha zonat e vendit dhe më gjerë në profesionin e gazetarit për të informuar publikun në tërësi.
  • Të kuptojnë dhe pasqyrojnë diversitetin e individëve dhe atë kulturor në shoqëri si edhe impaktin e tyre në marrëdhëniet publike; 
  • Të kuptojnë konceptet dhe të aplikojnë teoritë e komunikimit në procesin e përgatitjes së materialit për publikim; 
  • ë kuptuarit dhe të demostruarit të etikës profesionale; zhvillimin e të menduarit kritik dhe të pavarur; 
  • Të tregohen kompetentë në rolin që do të marrin në fushën ku do të angazhohen; 
 
Rezultatet e Programit

Në përfundim të programit “Master i shkencave në shkenca komunikimi/Profili marrëdhënie publike”, studentët do të jenë në gjendje të:

  • demonstrojnë njohuri dhe aftësi të thelluara akademike dhe profesionale në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun,
  • avancojnë njohuritë lidhur me metodat e kërkimit social me fokus më të përqëndruar në komunikimit dhe efekteve të tij,
  • aplikojnë metodat e avancuara komunikuese me publikun dhe komunitetin, dhe krahasojnë qasjet bashkëkohore teorike në këto fusha,
  • demonstrojnë aftësi për interpretimin dhe realizimin efektiv të mesazhit përmes formave të ndryshme të komunikimit, siç janë komunikimi verbal, komunikimi i shkruar dhe vizual, duke përdorur teknologjitë e reja,
  • vlerësojnë qasjet teorike mbi konceptin e audiencave ndërvepruese dhe vlerësojnë dallimet  në marrëdhënie e audiencave me masmediat dhe mediat e reja,
  • aplikojnë metoda statistikore në shërbim të kërkimeve të ndryshme për qëllime që kanë të bëjnë me marrëdhëniet publike dhe komunikimit publik,,
  • hartojnë dhe menaxhojnë plane dhe strategji në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe  komunikimit të marketingut,
  • përvetësojnë njohuri të thelluara në fushën e komunikimit ndërkulturor dhe analizojnë komunikimin në shoqëritë multikulturore dhe multifetare,
  • demonstrojnë njohuri mbi zhvillimet historike në fushën e estetikes, ligjërimit dhe normave komunikuese.

 

Mundësitë e punësimit

Të diplomuarit e këtij programi mund të vazhdojnë karrierë akademike, të drejtojnë dhe të marrin pjesë në projekte kërkimore, mund të punojnë si zëdhënës, drejtues, specialistë dhe këshilltarë në marrëdhënie publike, si edhe specialistë marketingu e analistë në media.