Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër zhvilloiKonferencën e IX-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim”.
Konferencën e përshëndeti dekani i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, i cili përgëzoi studentët për punimet e tyre.
Sesioni hapës u moderua nga kryetari i Konferencës, përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Dr. Erlis Çela, i cili nxiti përfshirjen e vazhdueshme të studentëve në kërkimin shkencor.
Pjesë e ceremonisë hapëse ishte producentja ekzekutive e lajmeve të A2CNN znj. Merita Haklaj e cila theksoi rëndësinë e gazetarëve. " Komunikimi me njerëzit është i jashtëzakonshëm dhe i pa zëvendësueshëm, prandaj inteligjenca artificiale nuk mund ta zëvendësojë rolin e gazetarit" u shpreh ajo.
Pjesë e panelit ishte edhe pedagogu i UT Ramadan Çipuri i cili u shpreh se "Inteligjenca artificiale patjetër që ngre dilema etike në përdorimin e përditshëm , por teknologjia duhet kosideruar si mundësi në fushën e komunikimit dhe jo një rrezik".
Në fund të këtij sesioni të pranishmit u drejtuan pyetje panelistëve dhe diskutuan rreth ndikimit të inteligjencës artificiale në media dhe komunikim.