

Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Chad Twitty vizitoi së fundmi Universitetin Bedër për të diskutuar mbi lirinë e shtypit me studentët e gazetarisë dhe komunikimit. Chad ndau me studentët rrugën e tij të karrierës akademike dhe profesionale që e çuan atë në rolin e tij aktual si drejtues i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA në Tiranë.
Ai vuri në dukje rolin kritik që luan media në shoqëritë demokratike, duke cituar Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken: “Një shtyp i lirë dhe i pavarur është institucioni kryesor që lidh publikun me informacionin që ata kanë nevojë për të mbrojtur veten e tyre, për të marrë vendime të informuara dhe për të vendosur zyrtarët qeveritarë para përgjegjësisë.”
Grupi diskutoi mbi të ardhmen e mediave, duke përfshirë teknologjitë e reja si IA. Si reporterë, gazetarë dhe profesionistë të komunikimit të së nesërmes, Chad sfidoi studentët që të informojnë shqiptarët dhe botën.