Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane

Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane, 16 Maj 2019, Kolegji Universitar "Bedër"

 

Përshkrimi:

Departamenti i Shkencave të Komunikimit pranë Kolegji Universitar “Bedër” ju fton të merrni pjesë në  konferencën e pestë studentore e cila do të zhvillohet me datë  16 Maj 2019  në ambjentet e universitetit.

Konferenca mundëson një platformë diskutimi rreth dinamikave të ndryshimit të medias, komunikimit në tërësi dhe marrëdhënieve me publikun. Studentët nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave, kanë mundësi të njihen me zhvillimet më të fundit në fushën medias dhe të komunikimit, me sfidat dhe përparësitë që kanë mediat ditët e sotme në procesin e komunikimit. 

 

Pranueshmëria:

Konferenca  është e hapur dhe pa tarifë për të gjithë studentët aktual  bachelor dhe master nga të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë me programe të ngjashme.

Ju mund të dërgoni punimet tuaja deri në datë 10 Maj 2019 në adresën: [email protected]

 

Nëntemat kryesore që mund të përfshihen në konferencë janë si më poshtë:

Media Sociale

Ligjërimi publik

Marketingu Politik

Komunikimi korporativ

Marrëdhëniet me Publikun

Komunikimi masiv

Gazetaria Qytetare

Komunikimi Organizativ

Komunikimi ndërpersonal dhe ndërkulturor

Audiencat

Identitetet

 

Objektivat e konferencës:

Mundësi kontakti midis studentëve

Mundësi diskutimi dhe prezantimi me zhvillimet më të reja të fushës

 

Përfitimet e pjesëmarrësve:

Certifikatë pjesëmarrjeje

Mundësi kontakti me akedemike dhe profesionistë të fushës

Njohje me zhvillimet më të reja në fushën e medias dhe komunikimit

 

Çmimi “punimi më i mirë”

Komiteti shkencor do të zgjedhë punimin më të mirë dhe do të pajisë fituesin më një certifikatë shtesë me përshkrimin “Punimi më i mirë në konferencën e katërt studentore”.

 

Komiteti Shkencor:

Prof. Dr. Ferdinand Gjana

Dr. Erlis Çela,

Assoc. Prof. Dr. Rahim Ombashi

Doc. Dr. Agron Tufa

Dr. Ardita Reçi

 

Komiteti Organizues:

Dr. Edlira Mali

Msc. Rudi Dunga

Msc. Jola Marku

Msc.c Anxhela Buzi

Msc.c Alban Tufa