Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021

Përshkrimi:
Departamenti i Shkencave të Komunikimit pranë Kolegji Universitar “Bedër” ju fton të merrni pjesë në konferencën e gjashtë studentore e cila do të zhvillohet online me datë 15 Qershor 2021.
Konferenca mundëson një platformë diskutimi rreth dinamikave të ndryshimit të medias, komunikimit, marrëdhënieve me publikun, komunikimit marketing. Studentët nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave, kanë mundësi të njihen me zhvillimet më të fundit në fushën medias dhe të komunikimit, me sfidat dhe përparësitë që kanë mediat ditët e sotme në procesin e komunikimit, sidomos në kontekstin e pandemisë.
Pranueshmëria:
Konferenca është e hapur dhe pa tarifë për të gjithë studentët aktual bachelor dhe master nga të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë me programe të ngjashme.
Ju mund të dërgoni punimet tuaja deri në datë 01 qershor 2021 në adresën: [email protected]
Nëntemat kryesore që mund të përfshihen në konferencë janë si më poshtë:
Mediat e Reja
Ligjërimi publik
Marketingu Politik
Komunikimi korporativ
Marrëdhëniet me Publikun
Digital Marketing
Komunikimi masiv
Gazetaria Qytetare
MoJo (Mobile Journalism)
Komunikimi Organizativ
Komunikimi ndërpersonal dhe ndërkulturor
Audiencat
Komunikimi në kontekstin e pandemisë
Objektivat e konferencës:
Mundësi kontakti midis studentëve
Mundësi kërkimi në fushat dominante të Komunikimit
Mundësi diskutimi dhe prezantimi me zhvillimet më të reja të fushës
Përfitimet e pjesëmarrësve:
Certifikatë pjesëmarrjeje
Mundësi kontakti me akedemikë dhe profesionistë të fushës
Njohje me zhvillimet më të reja në fushën e medias, komunikimit, marketingut
Çmimi “punimi më i mirë”
Komiteti shkencor do të zgjedhë punimin më të mirë dhe do të pajisë fituesin më një certifikatë shtesë me përshkrimin “Punimi më i mirë në konferencën e gjashtë studentore”.
Komiteti Shkencor:
Prof. Dr. Ferdinand Gjana
Dr. Erlis Çela,
Assoc. Prof. Dr. Rahim Ombashi
Dr. Anxhela Hoxha
Dr. Valmora Gogo
Komiteti Organizues:
Dr. Edlira Mali
MSc. Rudi Dunga
MSc. Jola Marku
MSc. Alban Tufa
MSc.c Melsena Danglli