Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë

Në kuadër të zhvillimit të konkursit të debateve, Klubi i Debatit, në Kolegjin Universitar “Bedër”, fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë.

"Klubi i Debatit" është një organizim studentor në Kolegjin Universitar “Bedër”, i cili funksionon në formën e një konkursi, në të cilin marrin pjesë disa grupe nga departamente të ndryshme, me skualifikim direkt. Grupet përbëhen nga tre anëtarë ku njëri prej tyre konsiderohet si lider. Këta grupe mbrojnë temën e caktuar sipas shortit, me argumenta dhe kundërargumenta, pranë një jurie letkorësh dhe eskpertësh. Grupet fituese kalojnë në faza të tjera deri në fazën finale. Grupit fitues (dhe grupit të dytë) i jepen certifiakta dhe ndonjë dhuratë motivuese.

Ky është një projekt ndihmon studentët në ndërtimin e opinioneve josipërfaqësore në lidhje me problematika që hasen hapësirën publike, mediatike, juridike, shoqërore etj.
Klubi i Debatit, ndihmon në ndërtimin e analizave, kundërpërgjigjeve, debateve etj; në lirshmëri largimin e komplekseve përballë audiencës, shtjellimin e argumentave, dhe mbrojtjen e ideve.

Jeni të lutur të aplikoni brenda datës 8 nëntor 2019, me email, në adresën [email protected]