Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations

Studentet e departamentit të Shkencave të Komunikimit ishin pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations.
 
Në këtë trajnim u bashkuan pedagogë, studiues,studentë shqiptar dhe serb. Përgjatë tre ditëve u shtjellua se si marrëdhënia e dy shteteve interpretohet në mediat e secilës prej tyre.
 
Studentet patën mundësinë të komunikonin me studentë nga Serbia dhe të diskutonin ndikimin e përmbajtjeve mediatike duke analizuar raste konkrete.
 
Një nga problematikat kryesore që u theksua në përfundim të trajnimit ishte se qeveritë ballkanike duhet ti kushtonin më tepër rëndësi komunikimit të suksesshëm (me palët e prekura sic janë bizneset , universitetet, të rinjtë, institucionet) si rruga më e duhur drejt integrimit.