TË REJA “Sfidat e gazetareve gra në redaksi” “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education” BURSAT E STUDIMIT 2022-2023 PROGRAMET E SHKËMBIMIT ERASMUS + “Bedër” riakreditohet edhe me 5 vite të tjera Lançohet fushata: “Dhuro arsim! Dhuro të ardhme!” “Marketing H2H” KALENDARI I AKTIVITETEVE 06QER Departamenti I Shkencave të Komunikimit zhvilloi Konferencën e VII-të Studentore 03QER Diskutim i hapur me temë “Media Online dhe Të drejtat e Njeriut në Shqipëri” 27MAJ "Bedër Com Alumni Reunion" 19MAJ Seminar i hapur me Aranita Brahaj 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe të Rinjtë” 05MAJ Finalizimi i trajnimit "Public Speaking 2022" 21PRI Trajnimi "Vërtet i verifikuar" NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021 Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021” Rifillimi i Procesit Mësimor Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 06QER Departamenti I Shkencave të Komunikimit zhvilloi Konferencën e VII-të Studentore Departamenti I Shkencave të Komunikimit pranë KUB zhvilloi për të shtatin vit radhazi konferencën studnetore me temë: “Sfidat e komunikimit në mediat sociale gjatë periudhës së pandemisë COVID-19”. Në konferencë morën pjesë student nga Kolegji Universitar “ Bedër” dhe Universiteti I Tiranës, të cilët paraqitën punimet e tyre. Konferenca mundësoi një platform diskutimi rreth ndikimit që pati pandemia në fushën e komunikimit dhe medias. Nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave, studentët patën mundësinë të njiheshin më zhvillimet më të fundit në këtë fushë, me sfidat që solli Covid-19. Ndër temat që u trajtuan në sesionet përbërëse të konferencës përmendim: “Narrativat konspirative të përhapura gjatë pandemisë COVID-19 në Shqipëri”, “Roli i Facebook ne Komunikimin Politik gjatë pandemisë”, “Promovimi i autorëve të rinj në kohën e lock-down”, “Klubi i Dramës, Përfaqësime letrare dhe artistike të pandemisë”, “Komunikimi vizual përgjatë pandemisë COVID-19 në universitetet private” si dhe shumë tema të tjera aktuale që prekin aspekte të ndryshme të medias dhe komunikimit. Në fund të sesioneve studentët u pajisën me certifikata, ku juria vlerësoi me çmim tre punimet më të mira, të cilat edhe u shpërblyen me një shumë simbolike. Vendi i parë Xhesjon Zogu me temë: “Media online dhe etika në transmetim” Vendi i dytë Megi Iskurti me temë: “Zhvillimi i marrëdhënieve publike në institucionet kulturore” Vendi i tretë Ardita Kryeziu me temë: “Përdorimi i mediave sociale në komunikimin e markës së turizmit” 03QER Diskutim i hapur me temë “Media Online dhe Të drejtat e Njeriut në Shqipëri” Departamenti i Shkencave të Komunikimit në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike organizuan ditën e sotme diskutimin e hapur me temë “Media Online dhe Të drejtat e Njeriut në Shqipëri”. Znj. Anisa Seferaj, eksperte pranë ISP, prezantoi gjetjet e raportit mbi rolin e Mediave Online në Diskursin Publik në Shqipëri. Raporti është hartuar në kuadër të projektit TRANSITION, me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Çekisë. Të pranishëm në diskutim ishin ambasadori çek, z. Karel Urban, përfaqësuesi i AMA Arben Muka, ekspertë të ISP-së Anisa Seferaj e Afrim Krasniqi, përgjegjësi i Departamentit të Komunikimit Erlis Çela, pedagogë dhe studentë të Departamentit të Komunikimit dhe Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar “Bedër”. “Transparenca financiare është element thelbësor për besueshmërinë e portaleve online dhe përmbajtjes së tyre”, u shpreh znj. Seferaj. Gjatë diskutimit, të pranishmit vendosën theksin te rëndësia e medias online në përcjelljen e informacionit dhe debatuan rreth mungesës së rregullimit ligjor për përmbajtjet e medias online. “Media ndikon opinionet dhe qëndrimet e audiencës. Për këtë arsye, sa më cilësore dhe reale të jetë përmbajta mediatike aq më reale do të jenë qëndrimet e audiencës”, tha z.Çela. Pedagogët dhe studentët u drejtuan pyetje panelistëve lidhur me sfidat e komunikimeve virtuale, të drejtat e njeriut dhe ndikimin e medias online në demokraci. 27MAJ "Bedër Com Alumni Reunion" Zyra e të Diplomuarve dhe Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër organizuan "Bedër Com Alumni Reunion" (Ribashkimi i të diplomuarve të Komunikimit). Aktivitetin e përshëndetit Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Dr. Erlis Çela. Ai përmendi faktin se komuniteti i të diplomuarve të “Bedër” dhe atyre të Komunikimit tashmë është rritur, duke dëshmuar se ata janë jo vetëm qytetarë të mirë por, edhe profesionistë të zotët. Po ashtu të diplomuarit i përshëndeti edhe Përgjegjësi i Zyrës së të Diplomuarve dhe lektori MSc. Alban Tufa. Ai përmendi rëndësinë që kanë të diplomuarit për institucionin dhe për studentët aktualë. Më tej, aktivitetin e përshtëndetën të diplomuarit dhe gazetarët Osman Stafa dhe Mariglen Kume. Në fund mikrofoni u la i hapur për të diplomuarit e tjerë. Ata folën rreth tregut, mundësive që Bedër iu ka ofruar, si dhe sfidat që na presin. Po ashtu, përgjatë takimit u kujtuan çaste nga koha e studimeve. Departamenti i Shkencave të Komunikimit ka diplomuar deri më tani tetë breza në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve. 19MAJ Seminar i hapur me Aranita Brahaj Viti i parë Master profili "Marrëdhënie me publikun" në kuadër të lëndës "Media dhe Etika" zhvilluan leksion të haapur me Znj. Aranita Brahaj themeluese e organizatës Open Data. Në këtë leksion ajo foli për etikën në disa profesione, por edhe për etikën në media. "Një parim shumë rëndësishëm i etikës është të trajtosh të dyja palët njëlloj në cfarëdolloj situate"-u shpreh znj.Aranita. Ajo gjithashtu trajtoi edhe rëndësinë që ka komunikimi në media, të bazuarit e fjalëve në ligj dhe gjestikulacionit gjatë përcjelljes së mesazhit në media. Një ndër pyetjet që studentët shtruan ishte edhe rëndësia dhe sfida e të paturit integritet në atë që bën, ku znj. Brahaj u përgjigj se duhet të qëndrosh i përgjegjshëm, vigjilent dhe të veprosh me profesionalizëm. Ishte një leksion mjaft efektiv për studentët dhe një orë leksioni ndryshe. 05MAJ Finalizimi i trajnimit "Public Speaking 2022" Departamenti i Shkencave të Komunikimit finalizoi me sukses ciklin e trajnimeve "Public Speaking 2022", i përbërë nga 8 seanca. Studentët pjesëmarrës në trajnim mbajtën fjalimet e tyre përpara audiencës prezente duke treguar kështu qartazi aftësitë e fituara në të folurën në publik. Fjalimet e studentëve ishin goxha të larmishme. Ndërsa një pjesë e tyre foli plot dashuri për kujtimet e fëmijërisë apo kafshët shtëpiake, pjesa tjetër na tregoi pse e folura në publik është e rëndësishme apo si dembelizmi mund të shndërrohej shumë mirë në një karakteristikë mjaft efektive dhe kreative. Falenderojmë studentët pjesëmarrës që na dhuruan momente argëtuese dhe në të njëjtën kohë na dhanë informacione tepër të dobishme për sfera të ndryshme të jetës. 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe të Rinjtë” Departamenti i Shkencave të Komunikimit në bashkëpunim me Dekanatin e Studentëve në KUB, zhvilloi leksionin e hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe të Rinjtë”. Në fokus të leksionit ishin: patenta, marka, dizenjo dhe e drejta e autorit. Të ftuar ishin përfaqësues nga Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale, znj. Eneda Shiroka, z. Mevlan Dafa dhe znj. Suela Qatipi. Znj. Qatipi shpjegoi se cfarë është Pronësia Industriale dhe Intelektuale dhe si mund të mbrohet ajo. Ajo tregoi se patenta e pronësisë merret për 20 vite dhe më pas mund të nxirret në treg, ose të rinovohet. Gjithashtu, në leksion u përmendën të drejtat që përfitohen nga regjistrimi i markës në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Qatipi ndau me studentët informacione të ilustruar me shembuj të vlefshëm, jo vetëm për njohuritë e tyre teorike, por edhe për jetën e tyre të përditshme. Gjatë leksionit, studentët u drejtuan pyetje të ftuarve dhe shkëmbyen ide e mendime me njëri-tjetrin duke e bërë takimin akoma më frytdhënës e fitimprurës. 21PRI Trajnimi "Vërtet i verifikuar" Studentët e komunikimit zhvilluan sot trajnimin me temë "Vërtet i verifikuar", një cikël trajnimesh i iniciuar nga IREX-i në Shqipëri. Trajnuese ishte Znj. Inva Hasanaliaj gazetare pranë faktoje.al , e cila me përvojën e saj e bëri trajnimin edhe më konkret. Trajnimi u bazua mbi edukimin mediatik, konsumin e informacioneve nga ana e të rinjve dhe qasjen që ata kanë ndaj informacioneve të pavërteta. Me anë të shembujve të shumtë studentët kuptuan më mirë se si mund të dallojnë lajmet e rreme, dezinformimin dhe keqinformimin. Gjithashtu ata mësuan edhe burimet nga mund të verifikojnë informacionet dhe imazhet e ndryshme. Trajnimi zgjati një orë dhe ishte mjaft interaktiv. Studentët dhanë shumë shembuj ku ata vetë ishin përballur me këto fenomene të komunikimit dhe ishin ndjerë të pasigurtë si duhet të vepronin. 14PRI Leksion i hapur me Julia Wallace për sfidat e gazetareve gra në redaksitë e lajmeve Departamenti i Shkencave të Komunikimit zhvilloi një leksion të hapur mbi sfidat e gazetareve gra në redaksi me profesoreshë Julia Wallace. Julia Wallace është fituese e disa çmimeve në industrinë lajmeve. Ajo ka përvojë të gjatë në gazetarinë investigative, industrinë e medias, si dhe transformimin dixhital. Wallace është profesoreshë e praktikës dhe drejtuese e Shkollës Walter Cronkite në Gazetari dhe Komunikim Masiv, pranë Univeristetit të Arizonës. Ajo diskutoi dhe vuri theksin në problematikat që kishin hasur gratë në redaksi dhe mënyra se si ato kanë arritur që pavarësisht gjithckaje të vazhdojnë profesionin e tyre. Julia e ilustroi leksionin me disa intervista me gazetare nga më të njohurat të cilat ishin gjendur në diskrim gjinor si nënshtrimi, mosvlerësim i punës, ofendime e shumë situata të tjera. “Një nga pikat më të forta të grave është bashkëpunimi, dhe kjo është arsyeja pse gratë janë lidere të mira sepse gjithmonë krijojnë ambjente pune ku mbizotëron kjo lloj fryme” tha ajo. Julia Wallace prezantoi edhe librin në të cilin ishte bashkëautore “Nuk ka të qarë në redaksi”, një libër që tregon pikërisht për sfidat me të cilat gazetaret janë përballur edhe në redaksitë më me zë në botë. Leksioni gjithashtu u shoqërua edhe me pyetje nga studentët të cilët morën njohuri se si është situata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me këtë fenomen, duke bërë kështu edhe krahasimin me vendin tonë.