TË REJA Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim” Prezantimi i Projekteve Semestrale Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin KALENDARI I AKTIVITETEVE 19QER Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) 01QER Trajnim nga Faktoje.al 17MAJ Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot” 10MAJ Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale” 04MAJ Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”. 13PRI Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021 Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021” Rifillimi i Procesit Mësimor Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 14NËN Komunikimi në Biznes, e ftuar Rafaela Rica, themeluese dhe CEO e agjencisë “Iceberg Communication” Departamenti i Shkencave të Komunikimit, pranë Kolegjit Universitar “Bedër”, në kuadër e serisë së seminareve MarCom, organizoi sot në ambientet e Muzeut të Medias seminarin me temë: “Komunikimi në Biznes”. E ftuar për të folur rreth kësaj teme ishte znj. Rafaela Rica, themeluese dhe CEO e agjencisë “Iceberg Communication”. Ajo diskutoi me studentët e Shkencave të Komunikimit mbi rëndësinë, rrisqet dhe më së shumti komunikimin në sipërmarrje, solli shembuj të shumtë nga eksperiecat e saj personale dhe profesionale, duke cilësuar si element shumë të rëndësishëm iniciativën, guximin dhe këmbënguljen, të cilat nuk duhet t’iu mungojnë të rinjve. Më tej znj. Rica foli për të gjitha etapat ku duhet të kalojë një Start-Up, sa dhe si mund të realizohet një ide biznesi, dhe nga ana tjetër se si ideja të dështojë. “Duke qenë se jetojmë në një epokë të mbizotëruar teknologjike, edhe ideja duhet të lidhet me teknologjinë. Kështu teknologjia duhet të vihet në funksion të idesë sonë të biznesit”, tha ajo. Në vijim, ajo sqaroi të gjithë procesin e komunikimit të sipërmarrjes, duke iu shpjeguar studentëve hapat që duhet të ndiqen deri tek dalja në treg. Veç imagjinatës dhe kreativitetit, rëndësi të madhe sipas saj duhet t’i kushtohet testimit të idesë. “Ideja duhet të testohet, duhet parë sesi reagon audienca. Njëkohësisht duhet të kemi bindjen që ideja jonë funksionon”, tha znj. Rica. Trajtimi i temës kaloi edhe në mundësinë që ofrojnë mediat e reja duke u parë si një hapësirë shumë e vlefshme. “Fushatat marketing, sot, mund të bëhen në mediat e reja duke i shmangur ato tradicionale. Kështu marketingu bëhet edhe me pak para. Ne duhet t’i shohim mediat online si një vend shumë lehtë të përdorshëm”, theksoi ajo Më tej, znj. Rica tregoi që çdokush në fillimet e sipërmarrjes ka dyshimet e veta, saqë shpesh njeriu mendon edhe të heq dorë. Në fund ajo tha se në biznes menaxhimi i suksesit sa vjen e vështirësohet, ndërsa humbja të jep mësime, por qëllimi duhet të jetë ruajtja e integritetit personal. Gjatë takimit studentët patën mundësinë të bënin pyetje dhe diskutime për çështje të cilat ata ishin të interesuar, në shumë aspekte të rëndësishme jo vetëm të komunikimit dhe marketingut, por edhe të mundësive të përfshirjes së tyre në fushën e sipërmarrjes. Duke theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Kolegjit Universitar Beder dhe Iceberg Comunication, znj. Rica përsëriti ftesën për studentët për tu angazhuar në projekte të ndryshme dhe mundësi praktikash profesionale pranë agjensisë. 06NËN “Studenti dhe Profesioni”, e ftuar në Kolegjin Universitar “Bedër” gazetarja Sonila Meço Në ciklin e diskutimeve “Studenti dhe Profesioni” e ftuara e parë për këtë vit të ri akademik, në Departamentin e Shkencave të Komunikimit pranë Kolegjit Universitar “Bedër”, ishte gazetarja e mirënjohur Sonila Meço. Ajo foli me studentët rreth “të bërit gazetari në kohë të vështira”. Në bisedën e moderuar nga lektorja e Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Dr. Valmora Gogo, u diskutua roli i medias në shoqëri, marrëdhënia e medias dhe gazetarëve me pushtetin, vështirësitë që hasin gazetarët ne vendin e punës, modeli ekonomik i medias, hapësirat që kanë krijuar mediat e reja, si edhe rolin që ka audienca në mbarëvajtjen e emisioneve televizive. “Ditët e sotme gazetaria është e vështirë, sepse ajo është e stigmatizuar. Problem kryesor mbetet marrëdhënia me pushtetin, dhe modeli ekonomik i medias”, tha Meço. Më tej ajo konstatoi se “Ka një relativizim të gazetarëve, ata konsiderohen si të këqinj, dhe kjo ka çuar në një krizë besimi në gazetari, pra publiku nuk beson më te gazetarët. Sot gazetaria është në kohërat e kolerës. Në këtë logjikë gazetari duhet të mposhtë frikën, dhe të përdorë fjalën si të vetmin mjet që posedon.” Diskutimi u përqendrua në hapësirat që ka gazetari në një televizion të rëndësishëm, në vijat të cilat janë të prekshme dhe të paprekshme, si edhe në rëndësinë që ka karakteri në profesionin e gazetarit. Më tej, diskutimi kaloi në rolin që ka media online ditët e sotme, si ajo ndikon në opinionin publik dhe se si mund të shfrytëzohet kjo hapësirë nga gazetarët dhe nga vetë audienca. Ajo u shpreh që media online krijon mundësi të reja për gazetarët, shmang censurën dhe ndihmon në shpërndarjen e shpejtë të informacionit. “Media online është një hapësirë ku të gjithë mund të jenë reporterë, të gjithë mund të flasin, të denoncojnë dhe të japin mendimin e tyre. Kjo hapësirë duhet shfrytëzuar, në të gjitha platformat e saj, sidomos nga gazetarët.”, cilësoi ajo. Diskutimi kaloi edhe në çështje dhe problematika të tjera që lidhen me gazetarinë në ditët e sotme të tilla si disinformimi, censura, audiencat dhe agjendat mediatike. Përgjatë takimi studentët patën mundësinë të bënin pyetje dhe të ngrinin çështje për diskutim. Në fund Sonila Meço përgëzoi studentët për pyetjet që ata bënë dhe i uroi ata, duke i përballur me profesionin sa të vështirë dhe aq të bukur të gazetarit. Sonila Meço është gazetare dhe drejtuesja e emisionit "Tempora" në "RTV Ora". Ajo është një gazetare me një përvojë të gjatë në televizionet "Top Channel", "TV Klan", "Vizion+" dhe "Agon Channel". 23TET Departamenti i Shkencave të Komunikimi, takim me studentët që kryen praktikat profesionale Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar “Bedër”zhvilloi një takim me studentë të cilët gjatë verës së kaluar kryen praktika profesionale pranë institucioneve mediatike, atyre të marrëdhënieve me publikun dhe pranë agjencive të marketingut. Përgjegjësi i Departamentit, Dr. Erlis Çela, theksoi rëndësinë e takimit, në marrjen feedback-ut pas kryerjes së praktikave, për të riparë nëse është e nevojshme mënyrën e funksionimit. Më tej ai cilësoi rëndësinë që ka praktika profesionale për gjatë studimeve në zbatimin e teorive të marra në leksione dhe si hapi i parë për të ndërtuar karrierën. Gjatë takimit studentët shprehën përshtypjet e tyre dhe rrëfyen eksperiencat që patën gjatë praktikës. Ata treguan për proceset e punës, vështirësitë dhe zgjidhjen e tyre në redaksi, në zyra marrëdhëniesh publike dhe agjenci marketingu. Ata treguan që pas përfundimit, disa prej tyre arritën edhe të punësoheshin me kohë të pjesshme pranë vendeve ku kryen praktikat. Disa prej studentëve vlerësuan praktikën e kryer përgjatë vitit në portalin objektiv.al, portal ky i konceptuar në forme laboratori për studentët, i cili menaxhohet nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit në KUB. Më tej studentët shprehën dëshirën për të qenë sërish pjesë e praktikave profesionale edhe përgjatë periudhave të ndryshme të vitit. Disa nga lektorët e Departamentit theksuan rëndësinë e praktikave profesionale për të lidhur kontakte me tregun. 16TET Ditët e Orientimit, Departamenti i Shkencave të Komunikimit Studentët e viti të parë bachelor, të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, zhvilluan sot një vizitë në Bibliotekën Kombëtare. Kjo vizitë në bashkëpunim mes Departamentit dhe Drejtorisë së Marrëdhënieve me Studentët, u bë në kuadër të Ditëve të Orientimit. Gjatë vizitës studentët u njohën me procedurat e antarësimit në Bibliotekën Kombëtare. Më tej ata mësuan rreth mënyrave të kërkimit në bibliotekë, si për mënyrën e kërkimit online nga sistemi, ashtu edhe për mënyrën e kërkimit të skedarëve fizik. Po ashtu ata u njohën me, historiku, përmbatjen, kushtet dhe standardet e bibliotekës. Më pas, studentët u njohën më Qendrën Historike të Tiranës, Kompleksin Teatror, Galerinë e Arteve dhe disa hapsira të tjera. 30SHT Departamenti i Shkencave të Komunikimit zhvilloi workshop-in për përditësimin e sylabuseve Departamenti i Shkencave të Komunikimit, si çdo vit të ri akademik, organizoi workshop-in me temë “Përditësimi i silabusve”. Gjatë workshop-it u dikskutuan lëndët e vitit të kaluar akademik, nevojën për të riparë zërat e vlersimit, si dhe efikasiteti i metodave e përdorura vitin e kaluar. Përgjegjësi i Departamentit, Dr. Erlis Çela theksoi rëndësinë e përditësimit të sylabuseve për lëndët përkatëse, duke respetkuar afatet e parashikuara. Gjithashtu ai shprehu rëndësinë që ka prezantimi i sylabuseve dhe zërave të vlerësimit te studentët, që në fillim të vitit akademik. Përgjatë workshopit u diskutuan temat e ngjashme në lëndë të ngjashme në mënyrë që të shmanget përplasja dhe këto temat të jenë të kuptueshme për studentët. Një çështje tjetër e rëndësishme që u diskutua ishte literatura e detyrueshme dhe ajo mbështëtëse për lëndët përkatëse. Lektorët theksuan rëndësinë e përditësimit të literaturës me botime të reja në gjuhën shqipe në fushën e komunikimit dhe gazetarise me qëllim që studentët të jenë brenda dinamikës së komunikimit dhe të teknologjisë së sotme. Worshkop-i u mbyll me sugjerime nga lektorët mbi mënyrat e ndryshimeve të sylabuseve në lënde e tyre çdo vit akademik. Në fund ata shkembyen eksperiencat dhe metodat që kanë rezultuar me shumë efikase përgjatë viteve. 23MAJ Leksion i hapur mbi pronësinë intelektuale Znj. Galinija Gjoni, Eksperte e pronesisë intelektuale, ishte e ftuar për të ligjëruar në lëndën Menaxhimi i Markës, me studentët e Masterit në Shkenca Komunikimi: Profilet Marrëdhënet Publike dhe Gazetari. Ajo ligjeroi mbi pronësinë intelektuale dhe të drejtën e autorit. Ajo, shpjegoi rëndësinë që ka regjistrimi i markës, idesë dhe krijimtariës për mbarëvajtjen e mëtejshme të biznesit dhe shmnagien e mundësisë për imitim. Më tej znj. Gjoni shpjegoi procedurat për regjistrim, duke sjellë disa shembuj konkret. Znj Gjoni theksoi se fusha e pronësinsië inteletktuale ëshë shumë e vonë në vendin tonë dhe akoma nuk është bërë kulturë. Në fund studentët patën mundësinë të diskutonin në lidhje më të drejtën e autorit duke hyrë më në detaje. 16MAJ Konferenca e Pestë Studentore në Shkenca Komunikimi Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar "Bedër", zhvilloi Konnferencën e Pestë Studentore në Shkenca Komunikimi. Hapja u bë nga Kryetari i Konferecës, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar "Bedër" Dr. Erlis Çela i cili përshëndeti dhe përgëzoi pjesëmarrësit për seriozitetin dhe agazhimin e treguar. Më tej ai shpjegoi se cilat janë sipas studiuesve trendet e reja në gazetari dhe komunikim në përgjithësi si dhe rëndësinë e kërkimit shkencor në këtë fushë. Ndërsa në fjalën e tij përshendetëse, Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në KUB, Prof. Assoc. Dr. Rahim Ombashi, theksoi rëndësinë që ka profesioni në jetën e njeriut. Ndër të tjera ai e cilësoi profesionin si element kyç në jetën tonë. Pas tij përshëdetën edhe lektoret e Departamentit Dr. Edlira Mali dhe Dr. Ardita Reçi. Më pas, në katër sesione paralele referuan 33 studentë nga katër univeristete: Kolegji Universitar "Bedër", Universiteti i Tiranës, Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës dhe Univeristeti i Vlorës. Ata referuan mbi tema të ndryshme nga Gazetaria, Komunikimi Organizativ, Mediat e reja, Marektingu dhe Marrëdhëniet Publike. Në mbyllje të Konfernecës, referuesit u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje. Në fund komisioni vlerësoi si punimet më të mira temat: "Fushatat elektorale dhe MP-të; Rasti i Kosovës" të Elion Kollçkaut, student i nivelit master në Universitetin e Tiranës. "Chatbot – Trendi i ri i komunikimit digjital me audiencën: Perspektiva e përdorimit nga bizneset shqiptare" të Kristi Mukollarit, student i vitit të tretë në Shkenca Komunikimi në Kolegjin Universitar "Bedër". 18PRI Fillon fushata "Dhuro një libër, mos e myk!" Klubi i Librit në Kolegjin Universitar "Bedër", ka ndërmarrë prej ditësh nismën për mbledhjen e 500 librave artistik, me qëllim ndërtimi e një biblioteke në Gjimnazin "Elez Isuf Ndreu", Kamëz. Poeti nobelist rus, Josif Bodskij, thotë: "Ka mëkate më të mëdha se sa djegia e librave, një ndër to është të mos i lexosh. Kështu nën moton "Dhuro një libër, mos e myk", ju ftojmë të na bashkoheni në arritjen dhe tejkalimin e ketëj objektivi, deri me datë 20 maj 2019! Nëse ke një libër dhuroje, nëse nuk ke një libër, bëje share këtë postim!