TË REJA Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim” Prezantimi i Projekteve Semestrale Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin KALENDARI I AKTIVITETEVE 19QER Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) 01QER Trajnim nga Faktoje.al 17MAJ Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot” 10MAJ Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale” 04MAJ Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”. 13PRI Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021 Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021” Rifillimi i Procesit Mësimor Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 14PRI Leksion i hapur me Julia Wallace për sfidat e gazetareve gra në redaksitë e lajmeve Departamenti i Shkencave të Komunikimit zhvilloi një leksion të hapur mbi sfidat e gazetareve gra në redaksi me profesoreshë Julia Wallace. Julia Wallace është fituese e disa çmimeve në industrinë lajmeve. Ajo ka përvojë të gjatë në gazetarinë investigative, industrinë e medias, si dhe transformimin dixhital. Wallace është profesoreshë e praktikës dhe drejtuese e Shkollës Walter Cronkite në Gazetari dhe Komunikim Masiv, pranë Univeristetit të Arizonës. Ajo diskutoi dhe vuri theksin në problematikat që kishin hasur gratë në redaksi dhe mënyra se si ato kanë arritur që pavarësisht gjithckaje të vazhdojnë profesionin e tyre. Julia e ilustroi leksionin me disa intervista me gazetare nga më të njohurat të cilat ishin gjendur në diskrim gjinor si nënshtrimi, mosvlerësim i punës, ofendime e shumë situata të tjera. “Një nga pikat më të forta të grave është bashkëpunimi, dhe kjo është arsyeja pse gratë janë lidere të mira sepse gjithmonë krijojnë ambjente pune ku mbizotëron kjo lloj fryme” tha ajo. Julia Wallace prezantoi edhe librin në të cilin ishte bashkëautore “Nuk ka të qarë në redaksi”, një libër që tregon pikërisht për sfidat me të cilat gazetaret janë përballur edhe në redaksitë më me zë në botë. Leksioni gjithashtu u shoqërua edhe me pyetje nga studentët të cilët morën njohuri se si është situata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me këtë fenomen, duke bërë kështu edhe krahasimin me vendin tonë. 19JAN Seminaret MarCOM: “Marketingu H2H”, e ftuar Gladiola Dona Në kuadër të ciklit të seminareve MarCom, ditën e mërkurë, ishte e ftuar për të bashkëbiseduar me studentët znj. Gladiola Dona, e cila prezantoi temën “Marketingu H2H”. Gladiola është themeluese e Akademisë së Mikpritjes dhe Turizmit (HAT), e cila operon prej 6 vitesh në Shqipëri dhe Kosovë në fushën e përgatitjes së menaxherëve të hoteleve nëpërmjet trajnimeve dhe kurseve profesionale të certifikuara, si dhe konsulencave në kompani duke kontribuar në përmirësimin e performancës dhe shërbimit të klientit në këtë industri që ka aq shumë nevojë. Takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi me studentët duke ndarë eksperienca të ndërsjella dhe duke trajtuar nevojën e përshtatjes së marketingut ndaj karakteristikave të segmenteve të targetuara në bazë të gjeneratave që ato përfaqësojnë. Gladiola e trajtoi Marketingun H2H si qasje e përqendruar tek marrëdhënia njerëzore, afatgjatë, e cila nga njera anë i jep rëndësi dhe vëmendje klientit, dhe nga ana tjetër, i jep një imazh, një zë, një fytyrë klientit duke krijuar besim dhe ndërtuar marrëdhënie afatgjatë me klientët. Takimi ishte mjaft interaktiv duke përfshirë pyetje-përgjigje dhe diskutime nga të dyja palët gjatë të cilave u theksua nevoja imediate që ka industria e turizmit dhe e mikpritjes në Shqipëri për ngritjen e kapaciteteve njerëzore, përgatitjen e stafit si menaxherial, ashtu edhe atë operativ në hotele, restorante apo resorte duke qenë se turizmi është një nga sektorët me peshë të konsiderueshme në strukturën ekonomike të vendit dhe aktualisht nga vetë operatorët e fushës i kushtohet shumë pak vëmendje dhe peshë në buxhetet apo strategjitë e kompanive vendase përgatitjes dhe trajnimit të stafit. 17JAN Lançohet fushata: “Dhuro arsim! Dhuro të ardhme!” “Dhuro arsim! Dhuro të ardhme!” është fushata e ndërmarrë nga 28 studentë të Kolegjit Universitar Bedër, në kuadër të lëndës “Konceptim dhe Menaxhim Fushatash”. Studentët e programeve Master Shkencor në Marrëdhënie Publike dhe Master Profesional në Komunikim Marketingu synojnë të sigurojnë sa më shumë bursa dhe të ardhura për të mbështetur arsimimin e të rinjve jetimë nga mosha 14-18 vjeç. Organizatorët e fushatës gjatë lançimit të saj bënë me dije se ky projekt do të ketë një shtrirje lokale brenda qytetit të Tiranës, por nuk përjashtuan edhe mundësinë e shtrirjes në qytetet kryesore të Shqipërisë. Pas prezantimit të detajuar të fushatës, duke e nisur nga objektivat, synimet, qëllimi, pritshmëritë, ata u ndalën edhe tek aktivitetet, burimet e sigurimit të fondeve, etj. Gjatë lançimit të fushatës u prezantuan edhe raste suksesi nga të rinj jetimë, të cilët kanë sakrifikuar shumë për të ecur përpara dhe për të marrë një arsimim të mirë. Në fund të mbylljes së aktivitetit ata shprehën falenderimet dhe mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti falenderuan pedagogen e lëndës Dr. Edlira Mali. Fushatë po pritet mjaft mirë nga të rinjtë, pedagogët, prindërit, bizneset, organizatat, etj. 15DHJ Workshop me temë: Si të adresojmë keqinformimet për vaksinimin ndaj COVID-19 Departamenti i Shkencave të komunikmit në Kolegjin Universitar Bedër ka organizuar ditën e sotme workshp-in me temë: “Si të adresojmë keqinformimet për vaksinimin ndaj COVID-19”. Një ëorkshop ky I prezantuar nga Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit tek studentët e gazetarisë me qëllim kujdesin që duhet treguar në raportimin e pandemive apo situate të ngjashme. Të ftuara në këtë ëorkshop ishin Znj. Sonila Mlloja gazetare e RTSH-së dhe Znj. Alma Demiraj gazetare pranë Top-Channel. Ky workshop nisi me rëndësinë që ka raportimi mbi situatën aktuale në të cilën ndodhemi, ku informacioni për COVID-19 është bërë mjaft I rëndësishëm në jetën e cdokujt. Znj. Sonila shpjegoi për fenomenin e quajtur “infodemi”. Duke e vendosur veten në rolin e shoqërisë të cilët konfuzohen përpara mbizotërimit të tepruar të informacionit. Më tej ajo u tregoi studentëve mbi përhapjen e dezinformimit, keqinformimit dhe lajmeve të rreme të cilat gjatë periudhës së pandemisë u kthyen në një “trend”. Gjithashtu u fol për pasojat që këto informacione sjellin në shoqëri në situata pandemie. “ Ne si gazetarë do të raportojmë mbi pandeminë ,sepse njerëzit kanë nevojë për informacion, por mos thoni raste dhe viktima në raportimet tuaja”-tha Znj. Sonila. Ajo e lidhi këtë edhe me menyrën se si raportohet në këto raste, duke treguar kujdes me shprehjet hiperbolizuese dhe thjeshtimin e lajmit në mënyrë që të kuptohet nga publiku I gjerë. Znj. Demiraj i dha një rëndësi mjaft të madhe përballjes mes miteve dhe fakteve duke e konkretizuar me një shembull nga raportimet e saj. Në situatën e COVID-19 mitet kanë qenë të pranishme përsa i përket vaksinimit dhe një pjesë e shoqërisë i ka besuar. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se gazetarët nuk kanë folur me fakte mbi një mit të nxjerëë nga njerëzit. Rasti I mitit më të diskutuar në Shqipëri është “Vaksina shkakton infertilitet”. Duke e përballur këtë mit me faktet e rasteve konkrete atëherë edhe publiku do të mendojë ndryshe. Në fund workshop-i u mbyll me një mesazh për studentët mbi raportimin dhe shfaqjen e fakteve në situata pandemie duke marrë parasysh pasojat që mund të mbeten në një shoqëri. 13DHJ Diskutim i hapur me temë: “Menaxhimi I rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes me sfond fetar në formën e denigrimit, stereotipizimit dhe stigmatizimit.” Nëpërmjet një bashkëpunimi mes Departamentit të Drejtësisë dhe të Shkencave të Komunikmit në Kolegjin Universitar Bedër, u zhvillua diskutim i hapur me temë: “Menaxhimi I rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes me sfond fetar në formën e denigrimit, stereotipizimit dhe stigmatizimit.” Prezantimin e këtij projekti dhe zhvillimin e dikutimit e mbajti Z. Robert Gajda përfaqësues i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Qëllimi i këtij diskutimi me studentët ishte përfshirja dhe ndërgjegjësimi I tyre në cështjen e gjuhës së urrejtjes. U folën për raste të ndryshme të cilat janë shfaqur në ekranet e televizioneve shqiptare ku ka patur gjuhë të urrejtjes nga opinionistë dhe personazhe të televizionit. U vendos më tepër fokusi te gjuha e urrejtjes me sfond fetar dhe u dha dhe një shembull rreth këtij fenomeni që ndodh në vendin tonë. Diskutimi vijoi më tej me mënyrën e parandalimit apo ndërgjegjësimit të mediave në lidhje me këtë cështje. Duke treguar kështu edhe rëndësinë që ka media dhe gazetarët në parandalimin e këtij fenomeni duke mos diferencuar asnjë pjesë të shoqërisë pavarësisht besimit, etnicitetit apo zgjedhjeve personale. Në këtë diskutim pati mjaft interaktivitet mes studentëve të drejtësisë dhe atyre të komunikimit në ndërlidhjen se si duhet të veprohet si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana e mediave. Në fund të diskutimit Z. Robert u kërkoi stusdentëve që nëse do të haseshin me të tilla raste ku përdoret gjuha e urrejtjes të kontaktonin menjëherë tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi për tu ndjekur më tej. 09DHJ Seminaret MarCOM: “Komunikimi që sjell zhvillim”, i ftuar Fation Dragoshi Departamenti i Shkencave të Komunikimit organizoi seminarin me temë “ Komunikimi që sjell zvillim”. I ftuar i këtij eventi ishte Fation Dragoshi, menaxher i projektit “ Aftësia për punë”, project i Agejcisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, SwissContact. Z. Dragoshi ndau me studentët eksperiencën e tij kombëtare dhe ndërkombëtare 15 vjeçare në pozicione drejtuese lidhur me tregun e punës, zhvillimin ekonomik dhe punësimin. Në këtë seminar u diskutua rreth rëndësisë së arsimit profesional dhe mënyrës se si ne mund ta promovojmë këtë edukim. U cekën shumë arsye pse ky arsim nuk preferohet nga të rinjtë në vendin tonë, ku mbi të gjitha qëndronte influenca familjare. Pavarësisht vështirësive për të ndryshuar mentalitetin e shqiptarëve në lidhje me këtë cështje, Fationi theksoi se një komunikim i mirë mund të sjellë mjaft rezultate pozitive në ndryshiimin e mendësisë së shoqërisë ku ndodhemi. “E pata shumë të vështirë të zgjidhja personin që do të merrej me komunikimin e projektit” u shpreh ai, duke theksuar rëndësinë që ka komunikimi në zhvillimin dhe impaktin e audiencës për të realizuar qëllimin e organizatës. Takimi ishte mjaft interaktiv duke qenë se studentët diskutuan me njëri-tjetrin dhe u angazhuan me pyetje-përgjigje. Argumentet dhe kundërargumentet mes studentëve ishin të pranishme vazhdimisht, porn ë një pikë u arrit dakordësia që vetëm nëpërmjet komunikimit mund të arrihet zhvillimi dhe integriteti i një shoqërie. 06DHJ Zhvillohet workshop-i me temë "Liria e Medias" dhe shfaqet pjesa e parë e serialit " Katrori i Pushtetit" Rrjeti “Barazi në Vendimarrje” dhe Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër organizuan sot workshop-in me temë: “Liria e Medias”. Studentëve iu prezantua nisma “Make it Visible”, e përfaqësuar dhe koordinuar nga Edlira Çepani. Gjithashtu u transmetua episodi i parë i serialit artistik “Katrori i pushtetit”, një prodhim i “Era Film”, i frymëzuar nga realiteti i gazetarisë investigative në mediat shqiptare. Më tej u zhvilluan diskutime me ekspertët mbi lirinë e medias në Shqipëri, ku të ftuar ishin: Robert Budina, drejtor dhe skenarist i serialit “Katrori i pushtetit”; Klodiana Lala, gazetare; Aulon Kalaja, aktivist dhe gazetar. Gjatë workshop-it pati diskutime midis të ftuarve dhe studentëve të Bedër, ku këta të fundit si gazetarë të ardhshëm shtruan pyetje në lidhje me problematikat me të cilat përballet gazetaria në vendin tonë. Episodi që u transmetua ngjalli mjaft diskutim dhe kureshtje tek studentët, kjo për faktin se ky prodhim nëpërmjet “Katrorit” (Politikë-Biznes-Krim-Media) transmetoi përballjen e vështirë të gazetarit për gjetjen e së vërtetës dhe sfidave për mbijetesë. 26NËN Zhvillohet seminari me temë “Visual storytelling and filmography” (Rrëfimet vizuale dhe filmografia). Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar “Bedër” në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ), organizuan seminarin e hapur me temë “Visual storytelling and filmography” (Rrëfimet vizuale dhe filmografia). I ftuar në seminar ishte fotografi dhe producenti amerikan, Nathaniel Hansen, i cili foli me studentët rreth rëndësisë që ka vizualiteti në fushën e komunikimit dhe jo vetëm. Duke shpjeguar se si mund të rrëfehet një histori nëpërmjet disa ose një fotoje të vetme, Hansen theksoi rolin luan fotoja dhe videoja në zhvillimin e gazetarisë, dhe kjo e fundit në zhvillimin e demokracive. Ai ndau me studentët perspektivën dhe eksperiencën e tij, si dhe disa nga shkrepjet e tij profesionale dhe historinë, që tregohej përmes tyre. Më tej, z. Hansen prezantoi disa nga fotografitë e shkrepura nga fotografët amerikanë ndër vite, të cilat kanë ndikuar opinionin publik dhe kanë ndryshuar mendësinë e shoqërisë. Historitë, që ishin treguar përmes fotove lidheshin me varfërinë, fëmijët dhe periudhën ndërmjet dy Luftërave Botërore. Duke analizuar fuqinë komunikuese të këtyre fotografive, z. Hansen trajtoi aspektet teknike mbi perspektivën, format e vendosura, kokrizimin si dhe potencialin që këto fotografi kanë për të trazuar politikën dhe gjendjet sociale. Z. Hansen pyeti studentët e pranishëm se pse kishin zgjedhur të studionin Gazetari dhe Komunikim. Në vijim të përgjigjeve të larmishme të tyre, ai u shpreh “Historitë që zgjedhim të tregojmë do t’i japin formë të ardhmes tonë”. Në fund të diskutimit, studentët drejtuan pyetje rreth zbatimit të etikës së fotoreporterëve, mënyrave sesi mund të tregojnë histori përmes shkrepjes së fotove dhe rreth eksperiencave profesionale të z. Hansen. Nathaniel Hansen është producent i nominuar për Emmy dhe fitues i çmimeve Peabody. Po ashtu, ai është regjisor, kineast, montazhier dhe trajnues. Filmat i tij dokumentar dhe puna komerciale e ka çuar atë në mbarë botën, duke drejtuar projekte filmike dokumentare dhe mbi marka të ndryshme në Japoni, Kinë, Indi, Venezuelë, Brazil, Afrikën e Jugut, Angli, Suedi, Gjermani, Shqipëri, Zelandë e Re dhe pothuajse në të 50 shtetet amerikane.