

Departamenti i Shkencave të komunikmit në Kolegjin Universitar Bedër ka organizuar ditën e sotme workshp-in me temë: “Si të adresojmë keqinformimet për vaksinimin ndaj COVID-19”. Një ëorkshop ky I prezantuar nga Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit tek studentët e gazetarisë me qëllim kujdesin që duhet treguar në raportimin e pandemive apo situate të ngjashme.
Të ftuara në këtë ëorkshop ishin Znj. Sonila Mlloja gazetare e RTSH-së dhe Znj. Alma Demiraj gazetare pranë Top-Channel.
Ky workshop nisi me rëndësinë që ka raportimi mbi situatën aktuale në të cilën ndodhemi, ku informacioni për COVID-19 është bërë mjaft I rëndësishëm në jetën e cdokujt. Znj. Sonila shpjegoi për fenomenin e quajtur “infodemi”. Duke e vendosur veten në rolin e shoqërisë të cilët konfuzohen përpara mbizotërimit të tepruar të informacionit.
Më tej ajo u tregoi studentëve mbi përhapjen e dezinformimit, keqinformimit dhe lajmeve të rreme të cilat gjatë periudhës së pandemisë u kthyen në një “trend”. Gjithashtu u fol për pasojat që këto informacione sjellin në shoqëri në situata pandemie.
“ Ne si gazetarë do të raportojmë mbi pandeminë ,sepse njerëzit kanë nevojë për informacion, por mos thoni raste dhe viktima në raportimet tuaja”-tha Znj. Sonila. Ajo e lidhi këtë edhe me menyrën se si raportohet në këto raste, duke treguar kujdes me shprehjet hiperbolizuese dhe thjeshtimin e lajmit në mënyrë që të kuptohet nga publiku I gjerë.
Znj. Demiraj i dha një rëndësi mjaft të madhe përballjes mes miteve dhe fakteve duke e konkretizuar me një shembull nga raportimet e saj. Në situatën e COVID-19 mitet kanë qenë të pranishme përsa i përket vaksinimit dhe një pjesë e shoqërisë i ka besuar. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se gazetarët nuk kanë folur me fakte mbi një mit të nxjerëë nga njerëzit. Rasti I mitit më të diskutuar në Shqipëri është “Vaksina shkakton infertilitet”. Duke e përballur këtë mit me faktet e rasteve konkrete atëherë edhe publiku do të mendojë ndryshe.
Në fund workshop-i u mbyll me një mesazh për studentët mbi raportimin dhe shfaqjen e fakteve në situata pandemie duke marrë parasysh pasojat që mund të mbeten në një shoqëri.