TË REJA Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim” Prezantimi i Projekteve Semestrale Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin KALENDARI I AKTIVITETEVE 19QER Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) 01QER Trajnim nga Faktoje.al 17MAJ Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot” 10MAJ Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale” 04MAJ Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”. 13PRI Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021 Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021” Rifillimi i Procesit Mësimor Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 09QER Seminaret MarCOM: Gert Boshnjaku prezanton risitë në marketing Në kuadër të ciklit të leksioneve “Marketing Communications”, z. Gerti Boshnjaku, themelues dhe administrator i "New Media Communications" ishte i ftuar në njëleksion të hapur me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit, ku referoi mbi sfidat e komunikimit në marketing. Biseda me studentët u fokusua në përqasjen e marketingut në ditët e sotme, njohjen, komunikimin dhe përfshirjen me konsumatorin. Duke u bazuar jo thjeshtë tek dhënia e informacionit, por tek eksperiencat dhe përvojat e konsumatorit me produktet dhe shërbimet e ndryshme nëpërmjet kreativitetit dhe inovacionit. Gjatë dialogut me studentët u qartësua fakti se terminologjia e re e përdorur në komunikimet marketing sot është rrjedhojë e ndryshimit të ndëraktivitetit dhe të stilit të jetës së konsumatorit drejt Digjitales. Kjo gjë i bën marketuesit të përpiqen ta ndryshojnë dhe përshtasin mënyrën e tyre të komunikimit me klientët e tyre dhe konsumatorin final. Gjatë prezantimit të tij z. Boshnjaku bëri edhe një pasqyrë të punës së kompanisë New Media Communications të cilën ai drejton dhe vuri theksin në nevojën dhe përfitimet e dyanshme në bashkëpunimin e biznesit me universitetet dhe të rinjtë. Në këtë kuadër, ai ftoi studentët të aplikojnë për praktika mësimore, të cilat nëse do të jenë të suksesshme, mund të finalizohen edhe me punësim të tyre. Një element motivues për studentët ishte edhe nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në nisma të cilat do t’i orientojnë drejt iniciativave Start-Up, shume të nevojshme për të ardhmen e tyre profesionale. 06QER Zhvillohet debati studentor mbi Industrializimin Përfundoi debati i fundit i fazës së dytë eleminatore në kuadër të Klubit të Debatit. Studentët debatuan mbi orientimin e ekonomisë së vendit. Studentët Elvis Gjeci, Ornela Bego dhe Megi Xhaferaj debatuan me grupin e studentëve të përbërë nga Beklie Koltraka, Jani Sinjari dhe Olta Peca në lidhje me temën “Industrializimi”. Studentët e grupit të parë mbrojtën tezën se industrializimi është një e mirë e domosdoshme e vendit për të kapur ritmet e zhvillimeve ekonomike, ndërkohë që studentët e grupit të dytë theksuan nevojën e industrisë, por nën një monitorim të rreptë për të mos ndotur natyrën. Në përfundim, të dy grupet u kualifikuan për fazën gjysmë-finale, një surprizë e bukur kjo për shkak të formulës së kualifikimit që përdor Klubi i Debatit. Për shkak se në fazën çerekfinale u kualifikuan gjashtë skuadra, tre prej tyre do të kualifikoheshin direkt në gjysmë-finale dhe e katërta do të ishte skuadra që merrte numrin më të lartë të pikëve. 01QER Çerekfinalja e dytë e debateve: Roli i rrjeteve sociale në shoqëri Faza e dytë eliminatore e debateve solli një tjetër përballje me temë: “Roli i rrjeteve sociale në shoqëri”. Ashtu si çdo herë tjetër, studentët të ndarë në grupe, mbrojtën qëndrime të kundërta përsa i përket temës temës në fjalë. Ndërsa juria, shpalli grupin fitues të përbërë nga studentët: Marsilda Qerreti, Rovena Neziri dhe Ingrid Domi mbi argumentat e sjella në fokus, artikulimin e fakteve si dhe mbi performancën e përgjithshme të studentëve. 26MAJ Çerekfinalja e debateve: Sistemet zgjedhore, maxhoritar apo proporcional Sistemi zgjedhor vendas është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të negociatave mes forcave politike në vend. Duke marrë shkas nga këtu, studentët e Klubit të Debatit zhvilluan sot debatin me temë: “Sistemet zgjedhore, maxhoritar apo proporcional?”. Kjo temë solli në përballje studentët e vitit të dytë Ervin Muça, Elsid Halili dhe Sefer Çela, të cilët argumentat e tyre i ndërtuan pro sistemit maxhoritar dhe studentët e vitit të parë Alban Tufa, Enkeleda Bodini dhe Artjola Cani, të cilët mbrojtën tezën se sistemi proporcional është më i përshtatshëm për vendin. Bazuar në performancën e të dy grupeve juria vendosi që grupi që kalon në fazën tjetër të ishte ai i vitit të parë. 19MAJ Zhvillohet debati mbi vendosja e kamerave të vëzhgimit të ambiente publike Muajt e fundit është përfolur për një projekt të Ministrisë së Brendshme për të vendosur kamera monitorimi në vende publike me qëllim reduktimin e kriminalitetit në qytete. Nisur nga kjo, studentët e Klubit të Debatit zhvilluan debatin me temë: “Vendosja e kamerave të vëzhgimit të ambiente publike, çështje të sigurisë dhe privatësisë”. Grupet debatuese ishin të përbëra nga studentët Elvis Gjeci, Ornela Bego dhe Megi Xhaferaj nga njëra anë dhe Diamila Leka, Jonida Gjura dhe Eva Jança nga ana tjetër. Grupi i parë mbrojti tezën se kamerat e vëzhgimit në vendet publike janë një zgjidhje e mirë për të reduktuar kriminalitetin duke dhënë disa shembuj në vendet ku e kanë aplikuar këtë strategji. Ndërkohë, grupi i dytë theksoi se ekziston një mundësi e madhe që përmbajtja që filmojnë këto kamera të keqpërdoret duke krijuar një rrezik të madh sa i përkët privatësisë së qytetarëve. Në fund juria vendosi grupin fitues të përbërë nga studentët Elvis Gjeci, Megi Xhaferaj dhe Ornela Bego. 18MAJ Debat mbi temën "Ligji për përmbajtjen online, pro dhe kundër" Ndryshimet në ligjin për “Tregtinë elektronike” shkaktuan mjaft diskutime mes pronarëve dhe administratorëve të portaleve online dhe qeverisë. Ndryshimet në fjalë parashikonin një serë detyrimesh që duhej të përmbushnin portalet online në drejtim të shmangies së fyerjes dhe denigrimit për personat publik. Por, një fakt i tillë ëshë parë si kërcënim nga pronarët dhe administratorët e portaleve, të cilët mendojnë se ky është hapi i parë për të censuruar median në rastet kur bëhen publikime që cënojnë pushtetarët. Nisur nga ky diskutim i madh, “Klubi i Debatit” zhvilloi debatin me temë: “Ligji për përmbajtjen online, Pro dhe Kundër”, ku grupi i Marsilda Qerretit, Rovena Nezirit dhe Ingrid Domit u përball me grupin e studentëve të përbërë nga Lorena Shkurti, Desina Franci dhe Ervin Leka. Grupi i parë mbrojti tezën ndryshimet ligjore do të rrisnin censurën ndaj medias kurse grupi i dytë mbrojti tezën se kjo bëhet për një qëllim të mirë, i cili është rregullimi i funksionimit të portaleve online në vend. Ne përfundim, u shpall fitues grupi i parë pasi juria vendosi se ishin ata që kishin përdorur më mirë argumentet e tyre. 12MAJ Debati i tretë studetor, "Shërbimet publike, shteti apo private" Klubi i debatit zhvilloi sot përballjen e radhës me temë: “Shërbimet publike, shteti apo privati”. Kjo është një ndër tematikat më të debatueshme në rrafshin politik dhe ekonomik ku thuajse të dyja palët kanë të drejt në qëndrimet e tyre. “Klubi i Debatit” e zhvilloi këtë përballje duke pasur si qëllim nxitjen e studentëve për të kërkuar për tematikën në fjalë. Nga njëra anë ishte grupi i studentëve i përbërë nga Olta Peca, Jani Sinjari dhe Beklie Koltraka, të cilët mbrojtën tezën se do të ishte më mirë që shteti të kishte një rol më të rendësishëm në ekonomi, ndërsa nga ana tjetër ishin studentët Albi Çela, Ermelinda Gjeci dhe Anjest Agushi, të cilët mbrojtën tezën se më mirë për vendin do të ishte që biznesi të kishte një rol më të fortë në ekonomi. Në përfundim, nisur nga mënyra më e mirë se si e mbrojtën qendrimin e tyre, juria shpalli fitues grupin e studentëve të përbërë nga Olta Peca, Jani Sinjari dhe Beklie Koltraka. 11MAJ Kultura fetare në shkolla, Pro dhe Kundër në debatet studentore Futja ose jo e lëndëve që kanë të bëjnë me kulturën fetare në shkollat shqiptare shkaktoi një debat të madh në opinionin publik duke e ndarë atë në mbështetës të kësaj nisme dhe kundërshtar. Duke përfituar nga ky fakt, por edhe me qëllim aftësimin profesional të studentëve në drejtim të gjetjes dhe mbrojtjes së argumenteve për tematika të caktuara, Klubi i Debatit në Universitetin “Hëna e Plotë-BEDËR” zhvilloi debatin me temë: “Kultura fetare në shkolla, pro dhe kundër”. Ky ishte debati i dytë i zhvilluar në kuadër të aktivitetit semestral të “Klubit të Debatit”. Grupi i përbërë nga studentët Fatjon Poçi, Luljeta Halimi dhe Mbaresa Visha debatoi me grupin e studentëve të përbërë nga Greta Beqiri, Elsa Capo dhe Donisa Perseku ku njëri grup mbronte futjen e kësaj kulture në shkollat shqiptare dhe tjetri mbronte tezën e kundërt. Pozicionimi i studentëve “Pro” dhe “Kundër” një çështjeje të caktuar bëhet me short dhe qëndrimi i tyre gjatë debatit nuk përfaqëson domosdoshmërisht bindjet personale të tyre. Kjo është bërë me qëllim nxitjen e studentëve që të kërkojnë dhe të stimulojnë aftësitë për të gjetur argumente të forta.