

Sistemi zgjedhor vendas është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të negociatave mes forcave politike në vend. Duke marrë shkas nga këtu, studentët e Klubit të Debatit zhvilluan sot debatin me temë: “Sistemet zgjedhore, maxhoritar apo proporcional?”.
Kjo temë solli në përballje studentët e vitit të dytë Ervin Muça, Elsid Halili dhe Sefer Çela, të cilët argumentat e tyre i ndërtuan pro sistemit maxhoritar dhe studentët e vitit të parë Alban Tufa, Enkeleda Bodini dhe Artjola Cani, të cilët mbrojtën tezën se sistemi proporcional është më i përshtatshëm për vendin.
Bazuar në performancën e të dy grupeve juria vendosi që grupi që kalon në fazën tjetër të ishte ai i vitit të parë.