Ndryshimet në ligjin për “Tregtinë elektronike” shkaktuan mjaft diskutime mes pronarëve dhe administratorëve të portaleve online dhe qeverisë. Ndryshimet në fjalë parashikonin një serë detyrimesh që duhej të përmbushnin portalet online në drejtim të shmangies së fyerjes dhe denigrimit për personat publik.
Por, një fakt i tillë ëshë parë si kërcënim nga pronarët dhe administratorët e portaleve, të cilët mendojnë se ky është hapi i parë për të censuruar median në rastet kur bëhen publikime që cënojnë pushtetarët.
Nisur nga ky diskutim i madh, “Klubi i Debatit” zhvilloi debatin me temë: “Ligji për përmbajtjen online, Pro dhe Kundër”, ku grupi i Marsilda Qerretit, Rovena Nezirit dhe Ingrid Domit u përball me grupin e studentëve të përbërë nga Lorena Shkurti, Desina Franci dhe Ervin Leka. Grupi i parë mbrojti tezën ndryshimet ligjore do të rrisnin censurën ndaj medias kurse grupi i dytë mbrojti tezën se kjo bëhet për një qëllim të mirë, i cili është rregullimi i funksionimit të portaleve online në vend.
Ne përfundim, u shpall fitues grupi i parë pasi juria vendosi se ishin ata që kishin përdorur më mirë argumentet e tyre.