TË REJA Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim” Prezantimi i Projekteve Semestrale Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin KALENDARI I AKTIVITETEVE 19QER Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) 01QER Trajnim nga Faktoje.al 17MAJ Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot” 10MAJ Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale” 04MAJ Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”. 13PRI Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021 Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021” Rifillimi i Procesit Mësimor Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 18NËN MarCom Seminars: Prezantohet DDB Albania & Montenegro Në kuadër të ciklit të seminareve “MarCom Seminars”, agjencia e reklamave DDB Albania & Montenegro prezantoi përpara studentëve të Bedër aktivitetin e saj. Juela Isaj, administratorja e kësaj agjencie, njohu studentët me strukturën, proceset dhe funksionimin e DDB Albania & Montenegro. Ajo ndau eksperiencat e saj profesionale duke mundësuar një prezantim sa më praktik të temës në fjalë. Në të njëjtën kohë, znj Isaj paraqiti profesionet që mund të jenë pjesë e nje agjencie reklamash, por edhe trendet që priten në vitet në vijim, si një orientim për studentët që synojnë të jenë pjesë e stafit të agjencive të reklamës. Studentët ndoqën shembuj reklamash nga kjo kompani si edhe mësuan rreth mënyrës së realizimit të tyre. Agjencia e reklamës DDB është agjencia që ka marrë më shumë çmime në rang botëror. 13NËN MarCom Seminars; McCANN Tirana prezanton aktivitetin e saj Në kuadër të ciklit të seminareve “MarCom Seminars”, agjensia e reklamave "McCann Tirana" u prezantua sot përpara studentëve të Bedër me temë referimi "Kreativiteti në procesin e prodhimit të reklamës”. Ivica Spasovski, drejtori kreativ dhe Suela Shtylla,administratore e kësaj agjencie prezantuan aktivitetin e tyre dhe u ndalën në procesin e kreativitetit. Ato ndanë më studentët eksperiencat, folën rreth kërkesave të klientëve si edhe nënvizuan pikat e forta të agjencisë McCann Tirana në këtë drejtim. Pyetjes se cilët elementë e ndihmojnë këtë agjenci për të patur sukses z. Spasovski iu përgjigj se eksperienca dhe kërkimi janë themelore në këtë aspekt. Kjo agjenci reklamash është një zinxhir i agjencive që operojnë në vende të ndryshme të botës. Sipas tij, fakti që janë përfaqësues të një rrjeti të tillë rrit edhe përgjegjësinë përballë klientë që u kanë besuar shërbimet e marketing dhe reklamës. Agjencia McCann Tirana ka fituar çmimin Silver Drum në festivalin Golden Drum me projektin "Respect the Living". 11NËN Pandi Gjata: Etika, kusht për një gazetari të mirë I ftuar i rradhës në ciklin e seminareve “Studenti dhe profesioni” ishte z. Pandi Gjata, kryeredaktor i lajmeve në televizionin Top Channel. Në bashkëbisedimin e hapur me studentët, z. Gjata tregoi për hapat e parë në karrierën e tij dhe për sfidat me të cilat është përballur në profesionin e gazetarisë. Sipas z. Gjata, formimi i përgjithshëm i një gazetari është shumë i rëndësishëm pasi mund ta ndihmojë për të dalë nga situata të paparashikuara. Më tej, ai shtoi se gjithmonë ka vend për prurje të reja në redaksi, sidomos për gazetarë të cilët kanë pasion dhe dëshirë për punën. Pyetjes në lidhje me etikën z. Gjata iu përgjigj se shpesh hasen raste kur është e vështirë për të vendosur, pasi respektimi i etikës është edhe në varësi të kushteve. Ai tha se ekzistojnë shumë elementë dhe faktorë të cilët nuk i japin mundësi gazetarit për të ruajtur etikën deri në detaje, ku përmendi mungesën e kohës fizike dhe kushtet teknike, por theksoi se gazetarët gjithmonë përpiqen për më të mirën. 04NËN Abilekaj: Politika dhe reklamdhënësit dy sfidat e gazetarisë shqiptare Presioni politik dhe i atyre reklamues janë dy nga sfidat kryesore për gazetarin shqiptar. Kështu u shpreh përpara studentëve të Departamentit të Shkencave të Komunikimit Drejtori i i informacionit në NEWS 24 TV, z. Enton Abilekaj. I ftuar në ciklin e seminareve “Studenti dhe profesioni”, z.Abilekaj referoi mbi kushtet në të cilat televizionet shqiptare operojnë, si dhe mbi presionet e ushtruara nga faktorë të ndryshmëm për transmetimin e informacionit. Sipas tij, politika dhe reklamuesit janë ata që ushtrojnë presionin më të madh ndaj informacionit si produkt mediatik. Interesit të studentëve në lidhje me vërtetësinë e fshehjen e saj në kushte kur virtualja po mbizotëron, Z. Abilekaj iu përgjigj se “Në këto kushte, fshehja e së vërtetës është e pamundur. Edhe nëse kryeredaktori, drejtori i informacionit apo pronari i medias nuk dëshiron publikimin e një informacioni të caktuar, fshehja e tij është e pamundur. Është vetë gazetari që nëpërmjet blogut të tij personal apo mundësive që virtualiteti ofron mund ta bëjë atë publik, e që në një kohë shumë të shkurtër përhapet në çdo vend. ” 15SHT Workshop mbi kurrikulën e programeve të departamentit të Shkencave të Komunikimit Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të kurrikulës dhe përshtatjes së saj me programet e ofruara në vendet perëndimore si dhe përditësimin e tyre me literaturën më të fundit, Departamenti i Shkencave të Komunikimit pranë SHLUP Hëna e Plotë Bedër zhvilloi një Workshop, ku morën pjesë ekspertë të fushës, pedagogë dhe studiues. Në takimin një ditor u diskutua kurrikula dhe brendia e të gjitha lëndëve për programet që Departamenti i Shkencave të Komunikimit ofron, konkretisht Bachelor në Shkenca Komunikimi, si dhe Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi në profilet Gazetari dhe Marrëdhënie Publike. Drejtuesi i diskutimit, Zv.Përgjegjës i Departamentit, Z.Ramadan Çipuri vlerësoi si mjaft të rëndësishme nevojën për rishikim të vazhdueshëm të kurrikulave universitare, të cilat sipas tij duhet të përditësohen me zhvillimet në këtë sektor dhe me literaturën më të fundit. Teksa u diskutua mbi kurrikulën në përgjithësi, më pas u analizua përmbajtja e të gjithë lëndëve në mënyrë të detajuar, duke përjashtuar këtu përsëritjen e temave dhe literaturës. Gjatë diskutimeve, një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe metodave që duhen praktikuar për një mësimdhënie sa më efektive. Workshop-i në fjalë ishte një nismë e propozuar nga Këshilli i Sigurimit të Cilësisë pranë SHLUP Bedër. 03MAJ Zhvillohet Workshopi Rajonal me temë “Gjuha mediatike e mediave shqipfolëse” Në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër) në bashkëpunim me Unionin e Gazetarëve, organizoi sot Workshop-in rajonal me temë “Gjuha mediatike e mediave shqipfolëse”. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm rreth 40 përfaqësues mediash në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Kryesisht të mediave vizive, shtypit të shkruar dhe atij online, si dhe një numër i konsiderueshëm studentësh të shkencave të komunikimit. Si folës kryesor në këtë panl ishin analistët e njohur Z.Kim Mehmeti dhe Z.Lutfi Dervishi. Por duhet theksuar se përgjatë gjithë këtij aktiviteti të gjithë të pranishmit ndanë mendime, përvoja profesionale si dhe referuan në një sër drejtimesh rreth temës së workshopit. Fillimisht të pranishmëve u foli drejtuesi i këtij paneli dhe njëkohësisht shefi Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë Bedër Z. Ramadan Çipuri. I cili pasi i uroi mirëseardhjen të pranishmëve shtroi për diskutim temën e workshopit dhe bëri një rezyme të shkurtër rreth rëndësisë dhe aktualitetit të medias në trevat shqipfolëse. Për t’ia lënë fjalën analistit dhe njëkohësisht kryeredaktorit të Vizion Plus Z. Lutfi Dervishi. Ky i fundit e shtroi diskutimin e tij kryesisht në problematikat dhe çështjet që shqetësojnë aktualisht mediat shqipfolëse në rajon. Duke veçuar ekonominë e medias dhe ndikimet e saj jo vetëm tek gazetarët por edhe tek gazetaria që na ofrohet si pasojë e këtij faktoi. Ndërsa Analisti i njohur Z. Kim Mehmeti bëri një përshkrim dhe analizë të gjendjes aktuale të mediave shqipfolëse në rajon duke trajtuar të ngjashmet dhe të përbashkëtat që këto media kanë, si dhe gjetjen e një mënyre për plotësimin e tyre me faktorët që deri më tani kanë munguar. Për të vazhduar më tej me Z. Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionin të Gazetarëve. Ky i fundit e vuri theksin mbi gjetjen e një gjuhe të përbashkët nga mediat shqipfolëse dhe bashkëpunimin mbi përmirësimin e kushteve në të cilat bëhet gazetaria sot në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Aktiviteti vazhdoi deri në fund të tij me diskutime të shumta nga të pranishmit rreth temës së workshopit. 27MAR Kultura dhe arsimi si ura komunikimi midis Shqipërisë dhe Francës Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër), në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Francës në Tiranë, me rastin e javës së Fankofonisë, organizoi panelin me temë “Kultura dhe arsimi si ura komunikimi midis Shqipërisë dhe Francës ”. Paneli ishte konceptuar si një tryezë e rrumbullakët, ku të ftuar që vinin nga fusha akademike, media, kultura dhe arti, ndanë idetë e tyre dhe diskutuan në lidhje me rolin që ka kultura dhe arsimi në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës. Rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana, pasi u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve në panel, u ndal në rëndësinë e shkëmbimit të vlerave mes kulturave, duke theksuar se qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti është një përpjekje për të dhënë një kontribut në këtë drejtim. Nga ana e saj, Ambasadorja e Francës në Tiranë, znj. Christine Moro u shpreh e kënaqur me organizimin e këtij aktiviteti dhe vuri në dukje dëshirën e ambasadës për të bashkëpunuar me universitetin në organizimin e aktiviteteve të ngjashme. Ajo bëri një përshkrim historik të marrëdhënieve Shqipëri- Francë, duke u ndalur në rolin e madh që ka luajtur Liceu Francez i Korçës. Ndërkohë, që nënvizoi faktin se shkëmbimet kulturore mes dy vendeve, ndonëse kanë një histori të gjatë, vitet e fundit janë intensifikuar duke përmendur dhe emra të mëdhenj të letërsisë dhe artit shqiptar, që përfaqësojnë kulturën shqiptare në Francë, si Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Inva Mula etj. Ndërsa Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, pasi përgëzoi organizatorët për këtë panel, u shpreh se edukimi dhe kultura kanë qenë me të vërtetë dy ura të rëndësishme komunikimi mes dy vendeve. “ Në vitin 2016 kemi 100- vjetorin e pranisë së Francës në Shqipëri. Unë jam plotësisht dakord me temën e panelit dhe e konsideroj tepër të rëndësishme që krahas institucioneve publike, edhe universitetet jopublike i kushtojnë rëndësi kulturës franceze dhe marrëdhënieve mes dy vendeve. Ky është një tregues mjaft i rëndësishëm dhe për këtë dua të falënderoj Ambasadën e Francës dhe Universitetin Bedër për organizimin e këtij paneli.”- u shpreh ministrja. Me pas të pranishmëve u foli edhe znj. Mimoza Hafizi, depetute e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetare e grupit të miqësisë Shqipëri- Francë në Kuvendin e Shqipërisë. Znj Hafizi foli për themelimin e grupit të miqësisë në Kuvend dhe shkollimin e studentëve shqiptarë në Francë, duke e konsideruar këtë si një mundësi të mirë për të njohur kulturën franceze. Panelistët e tjerë, si Prof. Dr. Petrit Malaj, Prof. Dr Shezai Rrokaj , Prof. Dr. Mark Marku dhe z. Aleksandër Çipa, ndanë pikëpamjet e tyre, në lidhje me temën duke hedhur dhe propozime konkrete në funksion të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës. Në fund të diskutimeve panelistët dhe të ftuarit e shumtë që ishin të pranishëm, morën pjesë në çeljen e ekspozitës fotografike “ Realitete shqiptare në objektivin e AFP-së”, punime këto të fotoreporterit Genti Shkullaku. Ekspozita përmbante 30 fotografi nga realiteti shqiptar në 3-4 vitet e fundit. 12MAR Zhvillohet konferenca II studentore: “Komunikimi, media dhe përgjegjësia sociale” Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) organizoi konferencën e dytë studentore me temë: “Komunikimi, media dhe përgjegjësia sociale”. Në këtë konferencë u prezantuan 18 punime shkencore dhe reportazhe të realizuara nga studentët e vitit të tretë të nivelit bachelor. Konferenca u hap me fjalën përshëndetëse të zv-përgjegjësit të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, njëkohësisht edhe kryetari i kësaj konference, dokt. Ramadan Çipuri, i cili falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe studentët për punimet e realizuara. Gjatë fjalës së tij, ai vuri në pah rëndësinë që paraqet kërkimi shkencor i vetë studentëve të shkencave të komunikimit, krahas formimit teorik që ata marrin në auditor, si dhe praktikave profesionale që zhvillojnë nëpër media të ndryshme. Punimet e konferencës i përshëndeti edhe rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana. Para studentëve të pranishëm në sallën e konferencave, Dr. Gjana vlerësoi punën e deritanishme të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, i cili, sipas tij, ka qenë mjaft aktiv gjatë këtyre tre viteve që prej hapjes së Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër). Prof. asoc. Dr. Rahim Ombashi, pedagog në këtë departament, kërkimet shkencore të studentëve i cilësoi si një vlerë të shtuar për arritjet e deritanishme në këtë institucion të arsimit të lartë në Shqipëri. Ai vuri theksin tek rëndësia që përmban kërkimi i studentëve, si një mënyrë që ndikon drejtpërsëdrejti në formimin intelektual të tyre dhe kontributin në shoqëri. Më pas konferenca vazhdoi me prezantimet e studentëve, të cilat u ndanë në tre sesione. Në sesionin e parë, të titulluar: “Etika dhe përgjegjësia sociale në gazetari”, referuan gjashtë studentë. Në sesionin e dytë, të titulluar: “Ekrani, pushteti dhe ndikimi i tij në jetën sociale”, prezantuan punimet edhe gjashtë studentë të tjerë. Sesioni i tretë ishte pak më i veçantë, me titullin: “Realiteti social nëpërmjet zhanrit të reportazhit”, studentët e tjerë prezantuan reportazhet e tyre të realizuar me të tema të ndryshme. Në fund të konferencës u shpërndanë edhe certifikatat për studentët referues.