Në kuadër të ciklit të seminareve “MarCom Seminars”, agjencia e reklamave DDB Albania & Montenegro prezantoi përpara studentëve të Bedër aktivitetin e saj.
Juela Isaj, administratorja e kësaj agjencie, njohu studentët me strukturën, proceset dhe funksionimin e DDB Albania & Montenegro. Ajo ndau eksperiencat e saj profesionale duke mundësuar një prezantim sa më praktik të temës në fjalë.
Në të njëjtën kohë, znj Isaj paraqiti profesionet që mund të jenë pjesë e nje agjencie reklamash, por edhe trendet që priten në vitet në vijim, si një orientim për studentët që synojnë të jenë pjesë e stafit të agjencive të reklamës.
Studentët ndoqën shembuj reklamash nga kjo kompani si edhe mësuan rreth mënyrës së realizimit të tyre. Agjencia e reklamës DDB është agjencia që ka marrë më shumë çmime në rang botëror.