TË REJA Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim” Prezantimi i Projekteve Semestrale Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin KALENDARI I AKTIVITETEVE 19QER Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) 01QER Trajnim nga Faktoje.al 17MAJ Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot” 10MAJ Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale” 04MAJ Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”. 13PRI Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021 Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021” Rifillimi i Procesit Mësimor Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 14QER I ftuar në Bedër, Drejtuesi i Dep. të Web-it në Top Channel Drejtuesi i Departamentit të Web-it në “Top Channel”, z. Elert Yzeiri, ishte i ftuar në një bashkëbisedim me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit. Gjatë takimit u diskutua rreth sfidave të gazetarëve profesionistë në hapësirën dixhitale. Z. Yzeiri ndau me studentët eksperiencat e tij si gazetar dhe drejtues, duke u fokusuar tek etika e gazetarëve të web-it, numri i klikimeve, burimi i informacioneve, etj 13QER Organizohet Konferenca e Katërt Studentore në Shkenca Komunikimi Departamenti i Shkencave të Komunikimit organizoi sot Konferencën e Katërt Studentore: “Komunikimi në Epokën Dixhitale: Gazetaria, Marrëdhëniet me Publikun dhe Komunikimi Politik”. Në konferencë morën pjesë studentë nga Kolegji Universitar Bedër dhe Universiteti i Tiranës, të cilët paraqitën punimet e tyre. Konferenca mundësoi një platforme diskutimi rreth ndikimit të medias dixhitale në formësimin e politikës, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun. Nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave, studentët kishin mundësinë që të njihen me zhvillimet më të fundit në këtë fushë, me sfidat dhe përparësitë që ka ndikimi i mediave dixhitale në procesin e komunikimit. Në fund të konferencës studentore u shpërndanë certifikatat për pjesëmarrësit, si dhe iu dha çmimi për punimin më të mirë studentit Alban Tufa, për temën: “Propaganda e përçuar përmes poezisë në revistat ("Bota e re", "Literatura jonë", "Letërsia jonë" dhe "Nëndori") organe të ish-Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë viteve 1945-1955”. 06QER Eni Vasili, takim me studentët e Kolegji Universitar Bedër Gazetarja dhe autorja e programit televiziv “Studio e Hapur”, Znj. Eni Vasili, ishte e ftuar sot në një bashkëbisedim me studentët e shkencave të komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër. Bashkëbisedimi u fokusua tek ekrani televiziv si pasqyrë e shoqërisë së sotme shqiptare, problemet që hasin gazetarët gjatë realizimit të emisioneve politike, si dhe censurimi që u bëhet nga faktorët politikë. Gjithashtu u diskutua edhe për ndikimin që ka media tek audienca në ditët e sotme, si dhe roli i saj në edukimin e shoqërisë. Znj. Eni Vasili iu përgjigj pyetjeve të studentëve lidhur me realizimin e emisionit “Studio e Hapur”, si dhe përvojat e saj si gazetare. 31MAJ "Fact checking Journalism"- Rasti i Faktoje.al Departamenti i Shkencave të Komunikimit kishte të ftuar pjesëtarë të redaksisë Faktoje.al, të cilët zhvilluan një bashkëbisedim me studentët e komunikimit, duke trajtuar temën "Fact checking Journalism". Gjatë takimit Znj. Alma Janka kryeredaktore e Faktoje.al bëri një prezantim rreth funksionimit dhe misionit për të cilin ky web është hapur, duke ardhur për herë të parë në Shqipëri si një projekt i mirëfilltë në investigimin dhe verifikimin e deklaratave të ndryshme dhe pretendimeve të bëra në të gjitha nivelet e jetës publike. Ndërsa gazetarët Anxhela Ruçi dhe Merxhan Daci shpjeguan më tej rreth funksionimit dhe punës që kryhet ne këtë redaksi, dhe mënyrën se si kjo media mundohet të përmirësojë standartet e performancës në jetën publike duke investiguar dhe verifikuar deklarata të ndryshme. Aktiviteti u shoqërua me pyetje e diskutime nga studentët të cilët shprehën vlerësimin dhe dëshirën e tyre për të patur sa më shumë medie të tilla në Shqipëri të cilat nuk kanë ndikime politike dhe janë një mënyrë e saktë e informimit të publikut. 23MAJ Zhvillohet Finalja e Klubit të Debatit Klubi i debatit zhvilloi takimin midis grupeve finaliste për këtë vit akademik. Studentët Alban Tufa, Enkeleda Bodini dhe Artjola Cani kundrejt Ervin Leka, Bora Beqiri dhe Desina Myrtollari diskutuan rreth temës "Media online, sukses për marketingun politik?". Përballja midis dy grupeve ishte sfiduese duke e vështirësuar jurinë në dhënien e vendimit për grupin fitues. Të dyja grupet sollën argumente gjithëpërfshirëse për sa i përket komunikimit politik, marketingut politik dhe përdorimit të mediave të reja. Perfomanca e grupeve ishte një shembull edhe për studentët e tjerë, të pranishëm në sallë, rreth mënyrës se si duhet të jetë parapërgatitja për në debat, përdorimi i argumentave dhe linja logjike që diskutimi duhet të ndjekë. Anëtarët e jurisë, në bazë të kritereve të përzgjedhjes, vlerësuan grupin e studentëve Alban Tufa, Enkeleda Bodini dhe Artjola Cani si fitues të debatit, duke shënuar edhe mbylljen e aktivitetit të klubit për këtë vit akademik. 22MAJ Takim me Znj. Galinija Gjoni, eksperte për pronësinë intelektuale dhe zv. Presidente e Shoqatës së Ekspertëve të Pronësisë Intelektuale Në kuadër të lëndës “Komunikimi dhe Menaxhimi i Markës dhe Identitetit Institucional” në auditoret e Kolegjit Universitar Beder, këtë radhë ishte e ftuar Znj. Galinija Gjoni, eksperte për pronësinë intelektuale dhe zv. Presidente e Shoqatës së Ekspertëve të Pronësisë Intelektuale. Gjatë bisedës me studentët e vitit të parë master në Gazetari dhe Marrëdhënie Publike, Znj. Gjoni foli për pronësinë intelektuale të markave dhe patentave, duke vënë theksin në rëndësinë e regjistrimit të markave, për të ruajtur autorësinë e saj. Më tej, ajo shtoi se dëmet e falsifikimit të markave janë shumë të mëdha si për autorin e markës, ashtu edhe për vetë falsifikuesin. Ndërkohë që përmendi edhe rëndësinë e njohjes së markave më të rëndësishme në treg që cilësohen nga Konventa e Parisit si marka të mirënjohura. Gjithashtu Znj. Gjoni u tregoi studentëve të masterit edhe mënyrën e regjistrimit të një marke, ndërsa ndau me studentët disa nga eksperiencat e saj gjatë punës së saj të gjatë në këtë fushë. Gjatë takimit, studentët kishin mundësi që të bënin pyetje të ndryshme në lidhje me regjistrimin e markave, ndërkohë që Znj. Gjoni u tha studentëve që duhet të jenë koshient për punën e tyre dhe ta bëjnë atë që të vlerësohet nga të tjerët. 16MAJ Zhvillohet Workshop-i me temë: "Fake News, problem i medias apo i demokracisë?" Departamenti i Shkencave të Komunikimit pranë Kolegjit Universitar "Bedër" organizoi workshopin me temë: "Fake News, problem i medias apo i demokracisë?" Në këtë workshop morën pjesë Ambasadori i Prezencës së OSBE në Shqipëri, z. Bernd Borchardt, Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Prof.Assoc. Dr. Mark Marku, Analisti dhe gazetari i njohur Lutfi Dervishi, Kryetari i Unionit të Gazetarëve, z. Aleksandër Çipa, studiues së medias, përfaqësues së zyrave të PR-it dhe studentë të komunikimit dhe gazetarisë. Aktivitetin e hapi përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Dr. Erlis Çela, i cili u shpreh se tradita e organizimit të workshop-it është e përvitshme dhe synon të trajtojë tema koherente me rëndësi për fushën e medias dhe komunikimit. Në lidhje me zgjedhjen e temës për këtë vit, Dr. Çela tha se “fake news”, një term që mori fame pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, nuk është vetëm një dukuri që përmendet ne rrethet e gazetarëve por tashmë është një fenomen që ka tërhequr edhe vëmendjen e studiuesve të medias dhe audiencës. Më pas fjalën e mori Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili u shpreh se mundësitë e aksesimit po përdoren gjithnjë e më shumë nga qytetarët për të publikuar informacione në internet, ku shpërndarja në këto rrjete mund të ketë nuanca të ndryshme, duke nisur nga qasjet pozitive, si mbështetjet sociale për ndihmë deri në prodhimin e përmbajtjeve keqinformuese dhe komenteve paragjykuese. Prandaj, sipas tij, organizime të këtij formati janë të rëndësishme, pasi diskutojnë rreth mënyrave të zhvillimit të shëndetshëm të fjalës së lirë, duke u nisur edhe nga roli kritik që profesionistët e fushës së medias kanë. Ambasadori i prezencës së OSBE në Shqipëri, z. Bernd Borchardt deklaroi se fenomeni i lajmit të rremë ka ekzistuar që në kohët e hershme, por tashmë me zhvillimin teknologjik, ndikimet e tij janë më të dukshme. Ai u shpreh se personat që preken drejtpërdrejtë nga ky fenomen, i vuajnë më shumë pasojat, ku përmendi edhe një rast personal se si emri i tij ishte bërë pjesë e dukurisë së lajmit të rremë. Si zgjidhje Z. Borchard sugjeroi verifikimin e fakteve përpara publikimit të lajmeve, fuqizimin e komunitetit të profesionistëve të medias, edukimin mediatik dhe më shumë liri për median. Ndërkohë Lutfi Dervishi, u ndal në rrezikun që paraqet “fake news”. Ai u shpreh se vëmendje duhet të përqëndrohet te “fake news” si një sistem përfitimi ekonomik. Dervishi solli në vëmendje rastin e disa të rinjve nga Maqedonia, të cilët prodhuan lajme të rreme kundër Hillary Clinton në zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nxjerrë përfitime financiare. Sipas Z. Dervishi, zgjidhja duhet të kërkohet të kthimi në parimet tradicionale të gazetarisë, duke i kushtuar vëmendje verifikimit të fakteve nga ana e gazetarëve, Më pas fjalën e morën përfaqësues e studiues të medias, si Mark Marku, Shef i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, i cili u ndal në nevojë e rishikimit të parimeve të gazetarisë. Profesor Marku tha se nuk duhet të gjykojmë një dukuri problematike si “fake news” duke u nisur nga normat e gazetarisë të disa dekadave më parë. Fatos Hakorja, Roland Zili, Roland Qafoku, Pandi Gjata, Llazar Semini, të cilët ku shprehën se “fake news” përbën një rrezik, jo vetëm për median, por edhe për thelbin e demokracisë. Drejtuesit e mediave dhe gazetarët e pranishëm, ofruan si zgjidhje edukimin mediatik të audiencave, kontrollin e burimeve të lajmit përpara publikimit, si dhe një rikthim te vlerat deontologjike dhe profesionale të gazetarisë. Përfaqësueset e zyrave të marrëdhënieve me publikun nga agjenci dhe institucione të ndryshme, si Eva Kushova dhe Elda Gjoka, u shprehën se në këtë fenomen individi është më i pambrojturi, pasi media mund të ketë në dorë vetërregullimin dhe të administrojë më mirë fjalën e lirë. Përgjatë workshop-it u ngritën diskutime të rëndësishme, të cilat sollën perspektiva plotësuese në lidhje me fenomenin në lajmit të rremë. 18PRI Zhvillohet debati me temë: "A funksionon shoqëria civile?" Klubi i Debatit zhvilloi takimin midis studentëve të viti të tretë bachelor përfaqësuar nga Alban Tufa, Enkeleda Bodini, Artjola Cani dhe studentët e vitit të parë në Shkenca Komunkimi, konkretisht Melsena Danaglli, Lirije Myftarago dhe Kushe Përgjegji. Tema e debatit ishte: "A funksionon shoqëria civile?". Të dyja grupet, me përgatitjen e tyre zhvilluan një debat konstruktiv duke sjellë shembuj nga sfera ligjore, politike, ekonomike, mediatike dhe ndërkombëtare. Shpresojmë që debate të tilla të kthehen në model dhe shembull përgjatë vazhdimësisë së klubit.