

Gazetarja dhe autorja e programit televiziv “Studio e Hapur”, Znj. Eni Vasili, ishte e ftuar sot në një bashkëbisedim me studentët e shkencave të komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër.
Bashkëbisedimi u fokusua tek ekrani televiziv si pasqyrë e shoqërisë së sotme shqiptare, problemet që hasin gazetarët gjatë realizimit të emisioneve politike, si dhe censurimi që u bëhet nga faktorët politikë. Gjithashtu u diskutua edhe për ndikimin që ka media tek audienca në ditët e sotme, si dhe roli i saj në edukimin e shoqërisë. Znj. Eni Vasili iu përgjigj pyetjeve të studentëve lidhur me realizimin e emisionit “Studio e Hapur”, si dhe përvojat e saj si gazetare.