

Në kuadër të lëndës “Komunikimi dhe Menaxhimi i Markës dhe Identitetit Institucional” në auditoret e Kolegjit Universitar Beder, këtë radhë ishte e ftuar Znj. Galinija Gjoni, eksperte për pronësinë intelektuale dhe zv. Presidente e Shoqatës së Ekspertëve të Pronësisë Intelektuale.
Gjatë bisedës me studentët e vitit të parë master në Gazetari dhe Marrëdhënie Publike, Znj. Gjoni foli për pronësinë intelektuale të markave dhe patentave, duke vënë theksin në rëndësinë e regjistrimit të markave, për të ruajtur autorësinë e saj. Më tej, ajo shtoi se dëmet e falsifikimit të markave janë shumë të mëdha si për autorin e markës, ashtu edhe për vetë falsifikuesin. Ndërkohë që përmendi edhe rëndësinë e njohjes së markave më të rëndësishme në treg që cilësohen nga Konventa e Parisit si marka të mirënjohura. Gjithashtu Znj. Gjoni u tregoi studentëve të masterit edhe mënyrën e regjistrimit të një marke, ndërsa ndau me studentët disa nga eksperiencat e saj gjatë punës së saj të gjatë në këtë fushë.
Gjatë takimit, studentët kishin mundësi që të bënin pyetje të ndryshme në lidhje me regjistrimin e markave, ndërkohë që Znj. Gjoni u tha studentëve që duhet të jenë koshient për punën e tyre dhe ta bëjnë atë që të vlerësohet nga të tjerët.