

Drejtuesi i Departamentit të Web-it në “Top Channel”, z. Elert Yzeiri, ishte i ftuar në një bashkëbisedim me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit.
Gjatë takimit u diskutua rreth sfidave të gazetarëve profesionistë në hapësirën dixhitale. Z. Yzeiri ndau me studentët eksperiencat e tij si gazetar dhe drejtues, duke u fokusuar tek etika e gazetarëve të web-it, numri i klikimeve, burimi i informacioneve, etj