Klubi i debatit zhvilloi takimin midis grupeve finaliste për këtë vit akademik. Studentët Alban Tufa, Enkeleda Bodini dhe Artjola Cani kundrejt Ervin Leka, Bora Beqiri dhe Desina Myrtollari diskutuan rreth temës "Media online, sukses për marketingun politik?".
Përballja midis dy grupeve ishte sfiduese duke e vështirësuar jurinë në dhënien e vendimit për grupin fitues. Të dyja grupet sollën argumente gjithëpërfshirëse për sa i përket komunikimit politik, marketingut politik dhe përdorimit të mediave të reja.
Perfomanca e grupeve ishte një shembull edhe për studentët e tjerë, të pranishëm në sallë, rreth mënyrës se si duhet të jetë parapërgatitja për në debat, përdorimi i argumentave dhe linja logjike që diskutimi duhet të ndjekë.
Anëtarët e jurisë, në bazë të kritereve të përzgjedhjes, vlerësuan grupin e studentëve Alban Tufa, Enkeleda Bodini dhe Artjola Cani si fitues të debatit, duke shënuar edhe mbylljen e aktivitetit të klubit për këtë vit akademik.