Departamenti i Shkencave të Komunikimit kishte të ftuar pjesëtarë të redaksisë Faktoje.al, të cilët zhvilluan një bashkëbisedim me studentët e komunikimit, duke trajtuar temën "Fact checking Journalism".
Gjatë takimit Znj. Alma Janka kryeredaktore e Faktoje.al bëri një prezantim rreth funksionimit dhe misionit për të cilin ky web është hapur, duke ardhur për herë të parë në Shqipëri si një projekt i mirëfilltë në investigimin dhe verifikimin e deklaratave të ndryshme dhe pretendimeve të bëra në të gjitha nivelet e jetës publike.
Ndërsa gazetarët Anxhela Ruçi dhe Merxhan Daci shpjeguan më tej rreth funksionimit dhe punës që kryhet ne këtë redaksi, dhe mënyrën se si kjo media mundohet të përmirësojë standartet e performancës në jetën publike duke investiguar dhe verifikuar deklarata të ndryshme.
Aktiviteti u shoqërua me pyetje e diskutime nga studentët të cilët shprehën vlerësimin dhe dëshirën e tyre për të patur sa më shumë medie të tilla në Shqipëri të cilat nuk kanë ndikime politike dhe janë një mënyrë e saktë e informimit të publikut.