DEPARTAMENTI I SHKENCAVE TË KOMUNIKIMIT

  • ENGLISH
  • RRETH DEPARTAMENTIT
    • Rreth Departamentit
    • Përgjegjësi i Departamentit
  • PROGRAMET
    • Bachelor në Gazetari dhe Komunikim Multimedial
    • Bachelor në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
    • Programi 2-Vjeçar në Multimedia dhe Dizajn Grafik
    • Master i shkencave në shkenca komunikimi: Profili “Marrëdhënie publike”
    • Master i shkencave në shkenca komunikimi: Profili “Gazetari”
    • Master Profesional në Komunikim Marketingu
  • STAFI AKADEMIK
  • ORARI
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Botime
    • Konferenca dhe Workshop-e
    • Publikime nga Stafi
  • AKTIVITETE

TË REJA

  • Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim”
  • Prezantimi i Projekteve Semestrale
  • Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it
  • Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni
  • Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit
  • Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”
  • Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • 19
    QER
    Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations)
  • 01
    QER
    Trajnim nga Faktoje.al
  • 17
    MAJ
    Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot”
  • 10
    MAJ
    Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations
  • 05
    MAJ
    Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale”
  • 04
    MAJ
    Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”.
  • 13
    PRI
    Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal”

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021
  • Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021”
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë
  • Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane
  • Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara
Home / Lajme / Activities

KALENDARI I AKTIVITETEVE

13
MAJ

Seancat orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë

Departamenti i Shkencave të Edukimit në Bedër, zhvillon seancat orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ky program synon tu vijë në ndihmë maturantëve në përgatitjen e tyre për provimin e kësaj lënde në maturën shtetërore. Seancat orientuese do të zhvillohen nga pedagogë të institucionit tonë dhe do të ofrohen falas për të gjithë maturantët e interesuar. Theksojmë se për tu bërë pjesë e trajnimit çdo maturant duhet që paraprakisht të bëjë regjistrimin përkatës. Seancat e trajnimit do të zhvillohen sipas tabelës së bashkëngjitur në poster. Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni, ju mirëpresim!
13
MAJ

Seancat orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës Angleze.

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze zhvillon seancat orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës Angleze. Ky program synon tu vijë në ndihmë maturantëve në përgatitjen e tyre për provimin e gjuhës angleze në maturën shtetërore. Seancat orientuese do të zhvillohen nga pedagogë të institucionit tonë dhe do të ofrohen falas për të gjithë maturantët e interesuar. Theksojmë se për tu bërë pjesë e trajnimit çdo maturant duhet që paraprakisht të bëjë regjistrimin përkatës. Seancat e trajnimit do të zhvillohen sipas tabelës së bashkëngjitur në poster. Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni!
28
PRI

Trajnim mbi gazetarinë e radios

Një grup studentësh nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit, të interesuar për gazetarinë në radio zhvilluan një trajnim gjashtë ditor në këtë fushë. Leksionet teorike dhe seminaret praktike u mundësuan nga Dr.Arben Muka, një emër ky i njohur jo vetëm i studimeve mbi transmetimet radiofonike, por edhe një gazetar me karierë të gjatë në këtë lloj mediaje. Temat e trajtuara ishin kryesisht të përqendruara mbi format e reja të transmetimit radiofonik, mënyrat e raportimit në radio, skenaret e programeve radiofonike etj..
28
MAR

Studentët e komunikimit dhurojnë të ardhurat e mbledhura për fëmijët me aftësi të veçanta

Studentët iniciatorë të koncertit të bamirësisë “Më shumë të ngjashëm se të ndryshëm” dorëzuan shumën e mbledhur të të ardhurave monetare pranë Fondacionit “Down Syndrome Albania”. Të pritur nga koordinatorja e fondacionit Flavia Shehu dhe Aldo, njëri prej fëmijëve të shumtë të fondacionit, studentët dorëzuan shumën prej 38 mijë lekësh, e mbledhur nga shitja e biletave të koncertit. Nga ana e saj, koordinatorja e fondacionit shprehu mirënjohje dhe i falenderoi studentët për nismën e ndërmarrë në ndihmtë të fëmijëve me Sindromën Down, të gjithë ata që kontribuan dhe në veçanti institucionin, duke qenë se studentët e Bedër, kanë ndërmarrë vazhdimisht iniciativa të tilla të ngjashme për tju gjendur pranë këtyre fëmijëve me kontribute të ndryshme.
21
MAR

Studentët e komunikimit organizojnë koncert bamirësie

Studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër, organizuan koncertin e bamirësisë me titull "Më shumë të ngjashëm se të ndryshëm". Në kuadër të ditës botërore të Sindromës Down, ky koncert mblodhi së bashku në ambientet e Bedër, zëra të rinj e të vjetër të skenës dhe ekranit shqiptar, me qëllim për të grumbulluar sa më shumë të ardhura nga shitja e biletave, të cilat do të shkojnë si fond në ndihmë të fëmijëve pranë fondacionit “Down Syndrome Albania”. Ndër artistët që ju bashkuan nismës së studentëve të komunikimit përmendim: z. Dritan Boriçi, znj. Myfarete Laze, z. Erlind Zeraliu, znj. Elona Zeraliu, z. Kristian Koroveshi, z. Gjergji Doka, znj. Vilma Hodo si dhe studentët Elton Cara, Hafsa Desatani dhe Sefer Vrana. Nën moderimin e studentëve iniciatorë të këtij koncerti Kristi Mukollari dhe Ermal Qorri programi u hap me një video informuese ku në fokus ishin fëmijët me sindromën Down, problematikat e përditshme të tyre si dhe nevojat bazë të tyre. Më tej Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Dr. Ramadan Çipuri përshëndeti programin duke përgëzuar studentët për këtë iniciativë dhe të gjithë ata që kontribuan në aspekte të ndryshme. Koncerti vijoi me interpretimin e poezive, pantomimeve dhe këngëve të shumta nga artistët e lartëpërmendur. Të pranishëm në aktivitet ishin një numër i konsiderueshëm studentësh të institucionit si dhe të universiteteve të tjera publike e private në vendin tonë, akademikë si dhe prindër e të ftuar. Të ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave si dhe kontributi direkt i pjesëmarrësve në aktivitet do të dorëzohen gjatë ditëve në vijim pranë Fondacionit “Down Syndrome Albania” nga vetë studentët.
24
SHK

Studentët bashkojnë palët për një muze për Fishtën

Nisma studentore e studentwve tw masterit nw shkenca komunikimi pranw Kolegjit Universitar Bedwr,  “Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore” organizoi tryezën e rrumbullakët kushtuar ndërtimit të një muzeu për Gjergj Fishtën. Në aktivitetin e zhvilluar në Bibliotekën e Lezhës studentët arritën të bashkojnë të gjitha palët e përfshira në këtë çështje për t’i dhënë një zgjidhje ngërçit të krijuar prej vitesh.  Mes të pranishmëve ishin zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni, zëvendësministri i Zhvillimit Urban, Gjon Radovani, studiuesi Tonin Çobani, përfaqësues të pushtetit vendor dhe të komuniteteve fetare, shkrimtarë, artistë, biznesmenë, arkitektë e dashamirës të veprës së Fishtës. Takimi i shërbeu arritjes së dakordësisë mes pushtetit qendror dhe atij vendor për të punuar së bashku për realizimin e muzeut të kërkuar me këmbëngulje nga studentët e nismës dhe të ftuarit. Zëvendësministri Çuni dhe drejtori i Kulturës pranë Bashkisë së Lezhës, Ardian Laçi, në emër të institucioneve përkatëse siguruan të pranishmit se do të nisë puna e menjëhershme në mënyrë të përshpejtuar që së shpejti të ketë një projekt konkret përmes të cilit të gjithë brezat të njihen me vlerat që Fishta i ka shtuar kombit shqiptar. Gjatë bisedës u diskutuan mënyrat se si mund të ndërtohet një objekt muzeal e kulturor, i cili do t’i japë zhvillim zonës, turizmit kulturor por mbi të gjitha do të shërbejë si një “shkollë” për të mësuar prej veprës letrare e atdhetare të shqiptarit të parë të nominuar për Nobel. Studiuesi fishtolog Tonin Çobani propozoi që ky objekt t’i përngjajë një lloj “Instituti të Fishtës”. Në lidhje me vendndodhjen e këtij muzeu studentët dhe të ftuarit këmbëngulën njëzëri që ky objekt të ndërtohet në vendin ku lindi dhe jetoi Gjergj Fishta deri në moshën 6-vjeçare dhe ku sot ndodhen rrënojat e shtëpisë së tij, në dalje të fshatit Fishtë drejt Troshanit. Të ftuarit vlerësuan gjithashtu vullnetin e studentëve të kësaj nisme që bënë të mundur bashkimin e palëve për një qëllim të tillë fisnik.
11
SHK

Marshim simbolik në kuadër të nismës mbi Fishtën

Nisma studentore "Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore" organizoi ecjen simbolike, të emërtuar "Fishta të ketë shtëpinë e vet, përjetë" në bulevardin kryesor të Tiranës duke kërkuar ndërtimin e një shtëpie muze për Gjergj Fishtën. Aktiviteti bashkoi disa dhjetra persona të moshave të ndryshme në një ecje simbolike me maska me portretin e Fishtës dhe pankarta me tituj e thënie nga vepra e shkrimtarit të madh. Përmes një gjetjeje të tillë artistike organizatorët synuan të japin mesazhin: “Fishta nuk mund të shpërfillet më; kontributi i tij për kombin shqiptar është kudo dhe meriton të njihet, vlerësohet e trashëgohet ndër breza.” Ecja ndërgjegjësuese kulmoi me shpalosjen e një çarçafi në sheshin "Nënë Tereza", ku studentët e kësaj nisme vizatuan në mënyrë simbolike skicën e një shtëpie. Më pas të pranishmit nënshkruan mbi këtë skicë në shenjë peticioni për ndërtimin e shtëpisë-muze. Sigurisht nuk munguan fotografitë e shumta nga të pranishmit. Aktiviteti u ndoq nga media të ndryshme dhe tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve dhe qytetarëve të Tiranës, duke çuar kësisoj në vend qëllimin për të ripërtërirë lidhjen me Fishtën. Nisma "Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore" falenderon të gjithë të pranishmit dhe ata që kontribuan në realizimin e këtij marshimi, restorantin “Mrizi i Zanave”, restorantin “Oazi Fishtë”, Kolegjin Universitar Bedër, Studion grafike “Infinit Reklama” Lezhë dhe gjithë “ambasadorët” e kësaj nisme. 
09
SHK

Nisma për Gjergj Fishtën vijon në Universitetin e Durrësit

Studentët organizatorë të nismës "Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore" ishin të ftuar në Universitetin "Aleksandër Moisiu", Durrës, në ceremoninë e promovimit të librit "Kombi shqiptar dhe poeti kombëtar Gjergj Fishta" të studiuesit Tonin Çobani. Zv.rektori Lekë Sokoli dhe pedagogët e studentët e UAMD ishin njohur me nismën tonë përmes medias dhe rrjeteve sociale dhe shprehën mbështetjen e tyre për një kauzë të tillë. Përfaqësuesit e nismës sonë në këtë aktivitet i njohën të pranishmit më në detaje me ecurinë e fushatës dhe rëndësinë e realizimit të shtëpisë-muze kushtuar Gjergj Fishtës. Fishtologu Tonin Çobani iu përgjigj pozitivisht ftesës sonë për t'u bërë pjesë e aktivitetit të nismës sonë, duke theksuar se kjo ishte hera e parë që i bashkohet një kauze të tillë për Fishtën. Sipas tij vendosmëria, saktësia dhe qëllimi i pastër i kësaj nisme studentore e bënë atë të dojë të japë mbështetjen e tij. Ne falenderojmë UAMD, z. Lekë Sokoli dhe z. Tonin Çobani për mbështetjen dhe i ftojmë edhe të tjerët të na bashkohen.
  • <
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • >
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.