Një grup studentësh nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit, të interesuar për gazetarinë në radio zhvilluan një trajnim gjashtë ditor në këtë fushë. Leksionet teorike dhe seminaret praktike u mundësuan nga Dr.Arben Muka, një emër ky i njohur jo vetëm i studimeve mbi transmetimet radiofonike, por edhe një gazetar me karierë të gjatë në këtë lloj mediaje.
Temat e trajtuara ishin kryesisht të përqendruara mbi format e reja të transmetimit radiofonik, mënyrat e raportimit në radio, skenaret e programeve radiofonike etj..