Gazetari i njohur sportiv Dritan Shakohoxha ishte i ftuari i radhës nga studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit dhe anëtarët e Klubit të Sporteve në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër). Në bashkëbisedimin e hapur me studentët, z. Shakohoxha fillimisht tregoi për hapat e parë në karrierën e tij dhe për sfidat me të cilat është përballur në profesionin e gazetarisë. Interesimi i studentëve për gjendjen aktuale të futbollit shqiptar ishte i madh, veçanërisht për fatin e Kombëtares.
Dritan Shakohoxha vuri në dukje hapat pozitivë që janë hedhur, ndërkohë që nuk përjashtoi edhe mundësinë e arritjeve të rezultateve të larta në të ardhmen nga Kombëtarja jonë. “Unë besoj se kjo Kombëtare mund të arrijë rezultate të mira në eliminatoret e Euro 2016, pasi ne gjithmonë jemi shumë herë më të mobilizuar kur luajmë me kundërshtarë që në letër janë më lart se ne. Asnjëherë nuk jemi mundur me rezultate të thella nga skuadrat e mëdha, ku në shumë raste ka vendosur edhe fati, siç kanë qenë ndeshjet e fundit me Holandën apo edhe me Portugalinë”, theksoi ai.
Një nga temat e diskutuara ishte përdorimi i shqipes standarde në gazetarinë shqiptare, veçanërisht në komentimin e evenimenteve sportive, ku z. Shakohoxha theksoi se këtë çështje k
Kursi i fotografisë është trajnimi i radhës organizuar në këtë fillimsemestri me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit. Për njëzet seanca me radhë, studentët e interesuar do të ndjekin leksionet nga fotografi profesionist Olsi Qazimi.
Veç anëtarëve të Klubit të Fotografisë, kursi është i hapur për të gjithë studentët që kanë dëshirë të njihen dhe të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre në artin e fotografisë. Përmbajtja e këtij moduli, krahas anës së nevojshme teorike, përfshin edhe projekte individuale dhe në grupe, të cilat do të realizohen nga vetë studentët.
Në përfundim të kursit, me iniciativën e Klubit të Fotografëve, në ambientet e Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër) do të realizohet edhe një ekspozitë me fotografitë më të mira të realizuara nga studentët.
Gazetarja Anisa Ymeri vlerësoi mungesën e etikës profesionale si një ndër elementët më problematikë të medias shqiptare. E ftuar në një bashkëbisedim me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit, znj.Ymeri tha se konkurrenca për lajmin e fundit ka bërë që televizionet shqiptare, kryesisht ata informativë, të neglizhojnë tërësisht elementët e etikës. “Është absurde që pamjet e xhiruara nga një operator kalojnë të pakontrolluara dhe të pamontuara në transmetimet direkte”, tha ajo, duke i mëshuar faktit se në asnjë prej redaksive televizive në vend nuk diskutohet për çështjet etike.
Zhvillimi i programeve ekstra-kurrikulare është një nga prioritet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit. Si çdo vit tjetër, studentët e vitit të parë ndoqën programin “Raportim dhe Shkrim Lajmi”, një modul që ka për qëllim t’i njohë ata me praktikat e ushtrimit të profesionit të gazetarisë.
Në 15 seancat e zhvilluara u shpjeguan specifikat e lajmit për shtyp dhe transmetim, mënyrat e gjetjes së informacionit dhe burimeve të lajmit, etj. Raportimi dhe Shkrimi i Lajmit është një lëndë që zhvillohet intensivisht në vitin e dytë, ndërkohë që me këtë trajnim studentët e vitit të parë kanë mundësinë të ndjekin praktikat profesionale gjatë muajve të verës, si në mediat brenda vendit, ashtu edhe jashtë.
Zhvillimet teknologjike kanë ndryshuar edhe mënyrën e ushtrimit të gazetarisë, ku aftësitë e profesionistëve të kësaj fushe duhet të jenë në disa drejtime. Këtë vit akademik Departamenti i Shkencave të Komunikimit organizoi për 20 seanca me radhë kursin e trajnimit për montazhin në audio.
Studentët pjesëmarrës në këtë kurs patën mundësinë të përvetësojnë teknikat e montazhit, për të qenë të aftë të realizojnë kronika të plota për transmetim në radio. Mbi këto baza, ata kanë mundësinë të realizojnë emisione radiofonike edhe në aspektin teknik.
Anëtarë të stafit akademik të departamentit të Shkencave të Komunikimit morën pjesë në Konferencën III Ndërkombëtare në Shkenca Sociale (III European Conference on Social and Behavioral Sciences), të organizuar në Romë nga Universiteti i La Sapiencës në bashkëpunim me 'Organizatën Ndërkombëtare për Kërkim në Shkenca Sociale' (International Association of Social Science Research).
Tema që z.Ramadan Çipuri referoi ishte “Autocensura si pjesë e komunikimit në redaksitë e mediave shqiptare”, ku mbi të tjera theksoi kushtet në të cilat gazetarët shqiptarë punojnë.
Lektor i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Z.Alban Tartari referoi punimin me temë “Produksionet televizive turke në mediat shqiptare, zhvillimi i një mediumi të ri ‘poetik’ ”.
Ndërkohë një temë me interes ishte ajo e Z.Erlis Çela i cili prezantoi punimin e titulluar “Mediat e reja, impakti i tyre mbi burimet e informacionet në gazetarinë televizive shqiptare.”
Studentët e Shkencave të komunikimit zhvilluan kursin e diksionit dhe interpretimit, një modul prej 20 seancash. Arti i të folurit dhe interpretimit është një avantazh për specialistë të çdo fushe, e veçanërisht për ata të gazetarisë dhe komunikimit.
Aktori Bledar Naska përgjatë këtyre seancave shpjegoi metodat më të rëndësishme të diksionit dhe aktrimit. Studentët, me anë të praktikave të vazhdueshme në këtë trajnim, arritën të përmirësonin këto metoda, duke pasur një avantazh më tepër në ushtrimin e profesionit.
Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë Bedër organizoi një vizitë pune në disa institucione mediatike në Stamboll. Delegacioni zhvilloi fillimisht një vizitë në Fakultetin e shkencave të komunikimit në Universitetin e Stambollit, ku u pritën nga dekania e Prof. Dr. Nilüfer Sezer e cila e njohu delegacionin shqiptar me funksionimin e institucionit që drejton dhe përgatitjen e gazetarëve të rinj për tregun mediatik turk.
Më pas delegacioni shqiptar u ndal në një vizitë në gazetën më të madhe turke, Zaman ku u pritën nga drejtori Bulent Keneş i cili bëri një pasqyrë të aktualitetit dhe medias turke.
Ndërkohë që ndalesa e radhës ishtë në televizionin CnnTurk, një institucion i lindur falë bashkëpunimit mes gjigandit mediatik, CNN dhe Grupti mediatik turke Dogan Media Grup”. Drejtori i informacionit i CNN Turk, Ferhat Boratav shprehu kënaqësinë për vizitën e delegacionit shqiptar. Ai shpjegoi historikun e grupit mediatik ku bën pjesë dhe televizioni CNN Turk.
Në delegacion bënin pjesë drejtuesit kryesore të medias shqiptare, ku merrnin pjesë kryeredaktorët e lajmeve të Top Channel, Tv Klan, Vizion +, përkatësisht Pandi Gjata, Fatos Hakorja dhe Roland Zili, Kryetari i Unionit të gazetarëve dhe analisti i njohur Aleksandër Çipa, drejtori i informacionit në Neës 24 TV Enton Abilekaj, kryeredaktori i gazetaës Dita Adrian Thano, Drejtori Club fm dhe Club Tv Arben Bylykbashi, Zëvendëskryeredaktorja e lajmeve dhe drejtuesja e emisionit “ Watching” në Agon Channel Menada Zaimi, gazetarja dhe analistja e njohur Anila Basha si anëtarë të stafit akademik të departamentit të komunikimit.