Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë Bedër organizoi një vizitë pune në disa institucione mediatike në Stamboll. Delegacioni zhvilloi fillimisht një vizitë në Fakultetin e shkencave të komunikimit në Universitetin e Stambollit, ku u pritën nga dekania e Prof. Dr. Nilüfer Sezer e cila e njohu delegacionin shqiptar me funksionimin e institucionit që drejton dhe përgatitjen e gazetarëve të rinj për tregun mediatik turk.
Më pas delegacioni shqiptar u ndal në një vizitë në gazetën më të madhe turke, Zaman ku u pritën nga drejtori Bulent Keneş i cili bëri një pasqyrë të aktualitetit dhe medias turke.
Ndërkohë që ndalesa e radhës ishtë në televizionin CnnTurk, një institucion i lindur falë bashkëpunimit mes gjigandit mediatik, CNN dhe Grupti mediatik turke Dogan Media Grup”. Drejtori i informacionit i CNN Turk, Ferhat Boratav shprehu kënaqësinë për vizitën e delegacionit shqiptar. Ai shpjegoi historikun e grupit mediatik ku bën pjesë dhe televizioni CNN Turk.
Në delegacion bënin pjesë drejtuesit kryesore të medias shqiptare, ku merrnin pjesë kryeredaktorët e lajmeve të Top Channel, Tv Klan, Vizion +, përkatësisht Pandi Gjata, Fatos Hakorja dhe Roland Zili, Kryetari i Unionit të gazetarëve dhe analisti i njohur Aleksandër Çipa, drejtori i informacionit në Neës 24 TV Enton Abilekaj, kryeredaktori i gazetaës Dita Adrian Thano, Drejtori Club fm dhe Club Tv Arben Bylykbashi, Zëvendëskryeredaktorja e lajmeve dhe drejtuesja e emisionit “ Watching” në Agon Channel Menada Zaimi, gazetarja dhe analistja e njohur Anila Basha si anëtarë të stafit akademik të departamentit të komunikimit.