

Gazetarja Anisa Ymeri vlerësoi mungesën e etikës profesionale si një ndër elementët më problematikë të medias shqiptare. E ftuar në një bashkëbisedim me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit, znj.Ymeri tha se konkurrenca për lajmin e fundit ka bërë që televizionet shqiptare, kryesisht ata informativë, të neglizhojnë tërësisht elementët e etikës. “Është absurde që pamjet e xhiruara nga një operator kalojnë të pakontrolluara dhe të pamontuara në transmetimet direkte”, tha ajo, duke i mëshuar faktit se në asnjë prej redaksive televizive në vend nuk diskutohet për çështjet etike.