

Zhvillimi i programeve ekstra-kurrikulare është një nga prioritet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit. Si çdo vit tjetër, studentët e vitit të parë ndoqën programin “Raportim dhe Shkrim Lajmi”, një modul që ka për qëllim t’i njohë ata me praktikat e ushtrimit të profesionit të gazetarisë.
Në 15 seancat e zhvilluara u shpjeguan specifikat e lajmit për shtyp dhe transmetim, mënyrat e gjetjes së informacionit dhe burimeve të lajmit, etj. Raportimi dhe Shkrimi i Lajmit është një lëndë që zhvillohet intensivisht në vitin e dytë, ndërkohë që me këtë trajnim studentët e vitit të parë kanë mundësinë të ndjekin praktikat profesionale gjatë muajve të verës, si në mediat brenda vendit, ashtu edhe jashtë.