Lektorë të komunikimit prezantojnë punimet e tyre në Romë

Anëtarë të stafit akademik të departamentit të Shkencave të Komunikimit morën pjesë në Konferencën III Ndërkombëtare në Shkenca Sociale (III European Conference on Social and Behavioral Sciences), të organizuar në Romë nga Universiteti i La Sapiencës në bashkëpunim me 'Organizatën Ndërkombëtare për Kërkim në Shkenca Sociale' (International Association of Social Science Research).
 
Tema që z.Ramadan Çipuri referoi ishte “Autocensura si pjesë e komunikimit në redaksitë e mediave shqiptare”, ku mbi të tjera theksoi kushtet në të cilat gazetarët shqiptarë punojnë. 
 
Lektor i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Z.Alban Tartari referoi punimin me temë “Produksionet televizive turke në mediat shqiptare, zhvillimi i një mediumi të ri ‘poetik’ ”.
 
Ndërkohë një temë me interes ishte ajo e Z.Erlis Çela i cili prezantoi punimin e titulluar “Mediat e reja, impakti i tyre mbi burimet e informacionet në gazetarinë televizive shqiptare.”