TË REJA Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim” Prezantimi i Projekteve Semestrale Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin KALENDARI I AKTIVITETEVE 19QER Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) 01QER Trajnim nga Faktoje.al 17MAJ Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot” 10MAJ Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale” 04MAJ Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”. 13PRI Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021 Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021” Rifillimi i Procesit Mësimor Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 10PRI Roli i teknologjisë në shpërndarjen e informacionit Themeluesja dhe menaxherja e portalit Mundësi.al, Znj. Edona Daçi ishte e ftuar në kuadër të ciklit të seminareve "MarCom". Në takimin me studentët e Shkencave të Komunikimit, Znj. Daçi foli në lidhje me rolin e teknologjisë në shpërndarjen e informacionit duke marrë si shembulll edhe portalin mundësi.al. Gjatë seminarit studentët e “Bedër” u njohën me disa nga të dhënat e fundit dhe kuriozitete në lidhje me shpërndarjen e informacionit në rrjetet sociale. Më tej, Znj. Daçi inkurajoi studentët të jenë kërkues dhe të hapur ndaj praktikave të reja të studimit në fushën e tyre, duke iu referuar eksperiencës së saj, sfidat që në hapat e parë të sipërmarrjes, si dhe mundësitë që duhen shfrytëzuar. Themeluesja e mundësi.al u paraqiti studentëve risitë që do të sjellë në treg portali, si dhe vuri theksin mbi aktivizimin e të rinjve në kërkimin e mundësive dhe shfrytëzimin e sa më shumë burimeve për të zbuluar aftësitë e tyre profesionale. Në fund të seminarit studentët e Shkencave të Komunikimit kishin mundësinë që të pyesnin në lidhje me metodat e reja të shpërndarjes së informacionit dhe si të përqasen në tregun e punës. 27MAR Shfaqja e filmit me metrazh të shkurtër i realizuar nga studentët e komunikimit ‘’Aty për ty”, është filmi i parë sensibilizues me metrazh të shkurtër mbi hiperaktivitetin, i realizuar me pjesëmarrjen e studentëve të Kolegjit Universitar “Bedër”, pati shfaqjen e tij të dytë për të gjithë studentët në ambjentet e universitetit. Përpara shfaqjes, studentët pjesë e kastit të aktorëve, regjisori dhe drejtoresha e Fondacionit “Ndërto të ardhmen” bënë një prezantim të shkurtër rreth A.D.H.D-së, bashkëpunimit në realizimin e këtij filmi, historisë, idesë dhe mesazhit të rëndësishëm që ky film përcjell. Filmi "Aty për ty", është një histori reale e rrëfyer nga një nënë. Historia e punës, lotëve, heroizmit dhe të suksesit, kundrejt të birit të diagnostikuar me A.D.H.D. (hiperaktivitet). Ky film pas 2 shfaqjeve të tij të suksesshme, do të vazhdojë turin e tij edhe në qytete të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë, me qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë në njohjen dhe mbështetjen e personave me nevoja të veçanta. Së shpejti do të jetë i aksesuseshëm edhe në Youtube. 27MAR Mbyllet me sukses fushata ‘Një libër më shumë për Preshevën’’ Studentët e vitit të dytë të programit të masterit shkencor në Shkenca Komunikimi, Kolegji Universitar “Bedër”, mbyllën me sukses fushatën e tyre tre mujore “Një libër më shumë për Preshevën”. Të ftuar të veçantë të këtij aktiviteti ishin drejtuesit më të lartë të pushtetit lokal në zonat ku jetojnë shqiptarët në Serbi, konkretisht kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymeri, nënkryetarja Ardita Sinani, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, si dhe përfaqësuesi i Komunës së Preshevës, Almir Shaqiri. Nuk munguan edhe përfaqësues të botës akademike, gazetarisë dhe shoqërisë civile. Aktiviteti ishte ideuar në formën e një programi kulturo-artistik, ku pati performanca të ndryshme në balet, interpretim dhe këngë. Fushata “Një libër më shumë për Preshevën” i kaloi objektivat fillestare për mbledhjen e një mijë librave, falë kontributit të qytetarëve shqiptarë, shkollave dhe shtëpive botuese. Ndërkohë, rektori i Kolegjit Universitar “Beder”, Prof. Dr. Ferdinand Gjana ndau me të pranishmit lajmin e mirë, për dhënien e 15 bursave studimi në vitin e ardhshëm akademik për studentët që vijnë nga Lugina e Preshevës. 10MAR Të studiosh në Bedër! Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit Dr. Erlis Çela ishte i ftuar në Televizion Sot 7, në qytetin e Pogradecit, për të folur rreth mundësive që Kolegji Universitar ‘’Bedër’’ ofron për vitin e ri akademik. Duke i njohur maturantët kryesisht rreth programeve aktuale të studimit të universitetit, por edhe për ato që do të rihapen me nisjen e vitit të ri akademik. Si edhe për mundësitë e përfitimit të bursave për nxënësit ekselentë dhe jo vetëm, por edhe për ata që mund të përfitojnë një bursë sociale. Dr. Erlis Çela u ndal edhe te mundësitë e tjera që ofron Kolegji Universitar ‘’Bedër’’, për intershipet e ndryshme si brenda institucionit dhe jashtë tij, që i ndihmojnë studentët të njihen me profesionin që kanë zgjedhur. 22SHK TAP ofron mundësi praktike për studentët e Bedër Agim Fjolla drejtor i Komunikimit në TAP (Trans Adriatic Pipeline) dhe Laura Zhebo konuslente e Burimeve njerëzore në Dr. Pendl & Dr. Piswanger, zhvilluan një takim në Kolegjin Universitar "Bedër" me përfaqësues nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit, për të promovuar mundësinë e praktikave profesionale që TAP ofron. TAP e ofron këtë mundësi për praktikë, duke filluar nga prilli i 2018, dhe është i hapur për të gjithë studentët që janë të interesuar të fitojnë përvojë pune praktike në një nga projektet më të rëndësishme të energjisë në Evropë. Praktika është një mënyrë e shkëlqyer për të njohur TAP-in nga brenda dhe për t'u angazhuar në punën specifike të industrisë. Praktikantët e suksesshëm më pas do të përfshihen në projekte që janë të përshtatshme për interesat dhe aftësitë e tyre, që më pas ata të zhvillojnë karrierën e tyre. 15SHK Zhvillohet debati publik, me temë: Media online, gazetari apo biznes? Studentët e vitit të parë në programin Master në Shkenca Komunikim zhvilluan debatin publik me temë: “Media online, gazetari apo biznes?” Debati u organizua në kuadër të lëndës “Marketingu Politik Mjetet, Teknikat dhe Strategjitë”, duke u nisur nga metodat bashkëkohore të realizimit të lëndëve mësimore, si metoda jo-formale të të mësuarit, aktivizimi, pavarësie të studentëve, si dhe të mësuarit duke u praktikuar. Nisur nga projekti i lëndës, klasa u nda në dy grupe me nga 11 studentë, të cilët kanë punuar së bashku për të siguruar argumente të ndryshme në mbrojtje të tezës së tyre. Ndërkohë, katër nga përfaqësuesit e dy grupeve të pranishme diskutuan në lidhje me temën e debatit. Nën moderimin e studentes Donisa Perseku, grupi i parë me anëtarë Jani Sinjarin, Ervin Muçën, Sefer Çelën dhe Lorena Sançon, sollën argumentet pro medias online si gazetari e ditës së sotme. Ndërsa grupi i dytë me anëtarë Arjola Hajdinin, Anjeza Nokan, Qemal Shehun dhe Ermion Jahon mbrojtën idenë se mediat online janë shndërruar në biznes, të prirura të publikojnë lajme që klikohen më shumë, duke anashkaluar cilësinë e lajmit për të gjeneruar të ardhura. Juria e përbërë nga Dr. Erlis Çela, përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Doc. Dr. Agron Tufa, si dhe lektorja e lëndës Edlira Mali, vlerësuan mbi forcën e argumentit, prezantimit, kundër-argumentit, referencave dhe performancës së përgjithshme, duke shpallur fitues grupin që mbronte tezën se mediat online janë gazetari. Aktiviteti u zhvillua në ambjentin e bibliotekës. 07SHK Workshop-i me temë: ‘’Marrëdhënia e medias me audiencat në epokën digjitale" Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar "Bedër" organizoi workshop-in me temë "Marrëdhënia e medias me audiencat në epokën digjitale". Për të diskutuar në panel morën pjesë Monika Stafa, Kryetare e Këshillit të Ankesave në AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive); Thanas Goga, ekspert i matjes së audiencave dhe profesor në Universitetin e Tiranës; Aleksandër Çipa, Kryetari i Unionit të Gazetarëve; Dr. Erlis Çela, përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër; Dr. Edlira Mali, lektore pranë të njëjtit departament, si dhe Doc. Dr. Ramadan Çipuri, lektor në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Gjatë workshop-it panelistët diskutuan në lidhje me audiencat në epokën dixhitale, ndërtimin e një tregu mediatik, etikën dhe deontologjinë e mediave në Shqipëri si dhe për sfidat e gazetarit përballë multimedialitetit në ditët e sotme. Një theks i veçantë u vu në mungesën e statistikave të besueshme për matjen e audiencës si dhe nevojën e studimeve mediatike që do t’i vinin në ndihmë AMA-s për të ndërmarrë hapa konkretë në lidhje me rregullimin e tregut mediatik. 06SHK Agron Tufa merr çmimin “Taras Shevçenko” për poezinë më të mirë Shkrimtari, poeti dhe studiuesi i njohur shqiptar Agron Tufa është nderuar për poezinë më të mirë nga Akademia Europiane e Shkencave, Arteve dhe Literaturës. Më datë 26 janar, në Paris u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve letrare për vitin 2017. Krahas fituesve të tjerë të nderuar me çmime, që mbanin emra të poetëve të mëdhenj botërorë, ishte edhe poeti shqiptar, Agron Tufa, i vlerësuar për poezinë më të mirë me çmimin që mban emrin e poetit kombëtar të Ukrainës, “Taras Shevçenko”. Një nga çmimet më të rëndësishme, që nxjerr në pah vlerat e letërsisë së vërtetë, pavarësisht emrit të autorit, kombësisë apo gjuhës në të cilën ai e ka shkruar për së pari. Në këtë garë, Tufa u paraqit me një tufë prej 20 poezish të përkthyera në gjuhën frënge nga Ardian Marashi dhe Edmond Tupja. Poezi, të cilat tërhoqën vëmendjen e jurisë, të cilët e shpallën kandidat për çmimet letrare për poezinë 2017, që Akademia jep çdo vit e më pas ta shpallnin dhe një ndër fituesit. Agron Tufa është një nga poetët më të mirë shqiptarë bashkëkohorë. Tufa ka arritur të sjellë gjithmonë vargje sa të freskëta, aq edhe me thellësi mendimi. Aktualisht ai është lektor i brendshëm pranë Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar “Bedër”.