

Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit Dr. Erlis Çela ishte i ftuar në Televizion Sot 7, në qytetin e Pogradecit, për të folur rreth mundësive që Kolegji Universitar ‘’Bedër’’ ofron për vitin e ri akademik. Duke i njohur maturantët kryesisht rreth programeve aktuale të studimit të universitetit, por edhe për ato që do të rihapen me nisjen e vitit të ri akademik. Si edhe për mundësitë e përfitimit të bursave për nxënësit ekselentë dhe jo vetëm, por edhe për ata që mund të përfitojnë një bursë sociale.
Dr. Erlis Çela u ndal edhe te mundësitë e tjera që ofron Kolegji Universitar ‘’Bedër’’, për intershipet e ndryshme si brenda institucionit dhe jashtë tij, që i ndihmojnë studentët të njihen me profesionin që kanë zgjedhur.