Agim Fjolla drejtor i Komunikimit në TAP (Trans Adriatic Pipeline) dhe Laura Zhebo konuslente e Burimeve njerëzore në Dr. Pendl & Dr. Piswanger, zhvilluan një takim në Kolegjin Universitar "Bedër" me përfaqësues nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit, për të promovuar mundësinë e praktikave profesionale që TAP ofron.
TAP e ofron këtë mundësi për praktikë, duke filluar nga prilli i 2018, dhe është i hapur për të gjithë studentët që janë të interesuar të fitojnë përvojë pune praktike në një nga projektet më të rëndësishme të energjisë në Evropë. Praktika është një mënyrë e shkëlqyer për të njohur TAP-in nga brenda dhe për t'u angazhuar në punën specifike të industrisë. Praktikantët e suksesshëm më pas do të përfshihen në projekte që janë të përshtatshme për interesat dhe aftësitë e tyre, që më pas ata të zhvillojnë karrierën e tyre.