DEPARTAMENTI I SHKENCAVE TË KOMUNIKIMIT

  • ENGLISH
  • RRETH DEPARTAMENTIT
    • Rreth Departamentit
    • Përgjegjësi i Departamentit
  • PROGRAMET
    • Bachelor në Gazetari dhe Komunikim Multimedial
    • Bachelor në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
    • Programi 2-Vjeçar në Multimedia dhe Dizajn Grafik
    • Master i shkencave në shkenca komunikimi: Profili “Marrëdhënie publike”
    • Master i shkencave në shkenca komunikimi: Profili “Gazetari”
    • Master Profesional në Komunikim Marketingu
  • STAFI AKADEMIK
  • ORARI
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Botime
    • Konferenca dhe Workshop-e
    • Publikime nga Stafi
  • AKTIVITETE

TË REJA

  • Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim”
  • Prezantimi i Projekteve Semestrale
  • Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it
  • Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni
  • Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit
  • Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”
  • Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • 19
    QER
    Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations)
  • 01
    QER
    Trajnim nga Faktoje.al
  • 17
    MAJ
    Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot”
  • 10
    MAJ
    Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations
  • 05
    MAJ
    Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale”
  • 04
    MAJ
    Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”.
  • 13
    PRI
    Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal”

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021
  • Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021”
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë
  • Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane
  • Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara
Home / Lajme / Activities

KALENDARI I AKTIVITETEVE

18
JAN

Trajnim me temë “Vëmendje tek detajet”

  Trajnimi “Vëmendje tek detajet” u fokusua në disa drejtime kryesore që përfshijnë: Çfarë quajmë detaje? Pse janë të rëndësishme detajet? Kur janë të rëndësishme detajet? Cilat janë arsyet pse ne i anashkalojmë? Si të rrisim përqendrimin dhe vëmendjen tek detajet? Seanca e trajnimit u realizua si një kombinim i aktiviteteve në grup, ushtrimeve individuale, pyetje-përgjigje, dhe bashkëveprim midis trajnueses dhe studentëve. Interaktiviteti ishte elementi kryesor i këtij trajnimi pasi është shumë e rëndësishme që studentët të kuptojnë vetë nëpërmjet shembujve të prekshëm rëndësinë e stërvitjes së përqëndrimit dhe vëmendjes tek detajet si një çelës i rëndësishëm si në jetën e tyre shkollore, profesionale dhe individuale.   Trajnimi u zhvillua nga Dr.Edlira Mali, pedagoge në Departamentin e Shkencave të Komunikimit, në kuadër të "Akademisë së medias dhe komunikmit".  
13
JAN

Vjollca Meçej: Raporti i gazetarit me ligjin dhe etikën

Vjollca Meçaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit ishte e ftuara e rradhës në ciklin e leksioneve “Studenti dhe profesioni”. Znj.Meçaj ndau me studentët e departamentit të shkencave të komunikimet eskperiencat e saj në lidhje me të drejtat dhe liritë e gazetarëve shqiptarë ndër vite. Më rëndësi ishte trajtimi që iu bë problemit të raportiti që ekziston midis medias dhe ligjeve, sjellja e gazetarëve përballë kodeve etike dhe legjislacionit e vendas e konventave ndërkombëtare etj. 
11
JAN

Trajnimi i dytë i akademisë së medias dhe komunikimit

Në kuadër të trajnimeve të ofruara në “Akademinë e medias dhe komunikimit”, të organizuar nga Departamenti i Shkencave të komunikimit, u zhvilluar seminari I dytë me temë “Arti i të shkruarit: rregulla të krijimit, paragrafi, teksti, redaktimi dhe korrektimi”.   Seminari u zhvillua nga Prof.Asoc.Dr. Rahim Ombashi. Ligjërata synonte të forconte bindjen se rregullat e krijimit e motivonin gjithsecilin prej nesh të shkruajë sepse mundet madje arrin të shkruajë edhe më saktë. Vetëm duhet punë dhe durim. Mundësitë gjuhësore janë kaq të mëdha e të thella, saqë ne asnjëherë nuk arrijmë ta zotërojmë të shkruarit plotësisht dhe përfundimisht, megjithëse mund të vazhdojmë t’i përsosim aftësitë tona gjuhësore.    U treguan hapat e kësaj veprimtarie intelektuale që kalon nëpër tri faza:  Me rëndësi është gjetja e fjalës kyç, prej nga nis organizimi i fjalisë bosht e mandej paragrafit dhe tekstit në përgjithësi. Të bërët kujdes për gjetjen e idesë, shtjellimin e saj logjikisht dhe gramatikisht, gjithashtu do të ndihmonte në rritjen cilësore të shkrimit.  Ilustrimi me slajdera i porosive të gjuhëtarëve vendas dhe të huaj, i modeleve të spikatura nga literatura e zgjedhur, rriti shkallën e së veçantës, shtoi interesin e dëgjuesit të ligjëratës. Përfundimet sqaruan fjalorthin e ri i cili lipset bërë aktiv.   Moduli do të vijojë më pas.  
17
DHJ

Piotr Ufnal: Stereotipizimi është veti e shoqërive të mbyllura

Piotr Ufnal, Menaxher për shitjet dhe marketingun për Evropën qendrore dhe lindore në Agjencicë e Lajmeve Franceze (AFP) letroi për studentët e departamentit të Shkencave të Komunikimit. Leksioni u zhvillua në kuadër të leksoneve “Studenti dhe profesioni”.   Tema mbi të cilën Ufnal referoi ishte stereotipizimi i individëve dhe shoqërive nga mjetet e komunikimit masiv. Nisur nga eksperienca e tij në vende të ndryshme, Ufnal theksoi se stereotipizimi dhe ngritja e tij është karakteristikë kryesisht e kombeve që kanë besim dhe etni të vetme. Kjo karakteristikë, sipas tij, ndikon ndjeshëm në refuzimin e tjetrit.   
14
DHJ

“Akademia e medias dhe komunikimit” nisi me Agron Tufën

Departamenti i Shkencave të komunikimit nisi ciklin e leksoneve dhe seminareve të titulluar “Akademia e medias dhe komunikimit”. Akademia në fjalë do të shtrihet gjatë gjithë vitit akademik me trajtimin e temave të ndryshme që do t’ju vijnë në ndihmë jo vetëm stduentëve të këtij departamenti, por edhe profesionistëve të fushës që janë të interesuar. Në javën e parë të këtij cikli lekionesh dhe seminaresh profesionale, referoi Doc.Dr.Agron Tufa, pedagog i këtij departamenti. Tema që Prof.Tufa trajtoi ishte “Roli ambivalent i medias për njohjen dhe glorifikimin e Krimeve të Komunizmit” Akademia parashikon rreth 20 tema, të cilat do të jenë të hapura për të interesuarit dhe të shtrira në kohë përgjatë gjithë vitit akademik. 
02
DHJ

Mustafaj: Libri vjen para politikës e diplomacisë

Ish ministri i jashtëm i Shqipërisë, njëkohësisht edhe diplomat, z.Besnik Mustafaj startoi ciklin e “Leximeve nën Hënën e Plotë” për vitin akademik 2015-2016. I ftuar si një nga autorët më të njohur shqiptarë të kohëve të fundit dhe me një karierë të gjatë politike, z.Mustafa ndau me të pranishmit jetën dhe veprën letrare, politike e diplomatike, pasionin për poezinë dhe aktualitetin e saj në ditët e sotme.   Nën moderimin e shkrimtarit të njohur Agron Tufa, njëkohësisht pedagog në Departamentin e shkencave të komunitimit, z.Mustafaj vuri theksin mbi dashurinë që ai ka për librin, duke e veçuar atë nga kariera si politikan dhe diplomat.    Bashkëbisedimi me studentët vazhdoi më tej me pyetje të shumta nga të pranishmit.  
26
NËN

Mema: Gazetaria kërkon këmbëngulje dhe etikë

Gazetari i mirënjohur Marin Mema, ishte i pranishëm në një bashkëbisedim me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit, në kuadër të ciklit të leksioneve të hapura “Studenti dhe Profesioni”, ku referoi rreth ciklit të reportazheve televizive “Shqipëria tjetër”.   Pasi bëri një rezyme të shkurtër rreth aspekteve të shumta të profesionit dhe zhanrit të gazetarisë që aktualisht ai ushtron, Z. Mema diskutoi me studentët rreth punës së përditshme dhe sfidave të reportazheve që realizon.   Sipas Memës, në një kohë kur mediat garojnë për kohën televizive dhe audience të gjera, një ndër problemet më të mëdha ka të bëjë me diskutimine çështjeve etike. Këto të fundit, sipas tij, falë politikave të reja të kompanive mediatike, po zbehen gjithnjë e më shumë. “Është pikërisht aspekti etik dhe këmbëngulja që gazetarët do të kenë përballë kësaj sfide, ato që do të ruajnë gazetarinë si profesion” – tha Mema.   Një pikë e rëndësishme e takimit ishin edhe pyetjet e shumta nga studentët të cilët u interesuan rreth cencurës dhe autocensurës, gazetarisë investigative, sfidave në përditshmërinë e gazetarit etj.    
19
NËN

Liperi: Gazetaria ekonomike, një nevojë e padiskutueshme

Kryeredaktorja e Revistës Monitor, Ornela Liperi, ishte në një bashkëbisedim me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit në kuadër të ciklit “Studenti dhe Profesioni”, ku refereoi rreth gazetarisë ekonomike dhe termave të përgjithshëm që lidhen me të. Znj.Liperi i kushtoi një rëndësi të veçantë përgatitjes që studentët e gazetarisë dhe komunikimit duhet t’i kushtojnë profilizimit të tyre në fusha të caktuara, duke mos qëndruar jashtë zhvillimeve dhe trendit të kohës në sektorin mediatik.   Seminari u shoqëria nga pyetje të shumta nga studentët, ku znj.Liperi bëri edhe një analizë të gjerë të gazetarisë ekonomike në Shqipëri. Sipas saj, lajmi ekonomik duhet të zërë një vend më të rëndësishëm në edicionet informative dhe faqet e gazetave, gjë për të cilën nevojiten gazetarë të specializuar mirë në këtë fushë.  
  • <
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • >
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.