Gazetari i mirënjohur Marin Mema, ishte i pranishëm në një bashkëbisedim me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit, në kuadër të ciklit të leksioneve të hapura “Studenti dhe Profesioni”, ku referoi rreth ciklit të reportazheve televizive “Shqipëria tjetër”.
Pasi bëri një rezyme të shkurtër rreth aspekteve të shumta të profesionit dhe zhanrit të gazetarisë që aktualisht ai ushtron, Z. Mema diskutoi me studentët rreth punës së përditshme dhe sfidave të reportazheve që realizon.
Sipas Memës, në një kohë kur mediat garojnë për kohën televizive dhe audience të gjera, një ndër problemet më të mëdha ka të bëjë me diskutimine çështjeve etike. Këto të fundit, sipas tij, falë politikave të reja të kompanive mediatike, po zbehen gjithnjë e më shumë. “Është pikërisht aspekti etik dhe këmbëngulja që gazetarët do të kenë përballë kësaj sfide, ato që do të ruajnë gazetarinë si profesion” – tha Mema.
Një pikë e rëndësishme e takimit ishin edhe pyetjet e shumta nga studentët të cilët u interesuan rreth cencurës dhe autocensurës, gazetarisë investigative, sfidave në përditshmërinë e gazetarit etj.