Ish ministri i jashtëm i Shqipërisë, njëkohësisht edhe diplomat, z.Besnik Mustafaj startoi ciklin e “Leximeve nën Hënën e Plotë” për vitin akademik 2015-2016. I ftuar si një nga autorët më të njohur shqiptarë të kohëve të fundit dhe me një karierë të gjatë politike, z.Mustafa ndau me të pranishmit jetën dhe veprën letrare, politike e diplomatike, pasionin për poezinë dhe aktualitetin e saj në ditët e sotme.
Nën moderimin e shkrimtarit të njohur Agron Tufa, njëkohësisht pedagog në Departamentin e shkencave të komunitimit, z.Mustafaj vuri theksin mbi dashurinë që ai ka për librin, duke e veçuar atë nga kariera si politikan dhe diplomat.
Bashkëbisedimi me studentët vazhdoi më tej me pyetje të shumta nga të pranishmit.