TË REJA Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim” Prezantimi i Projekteve Semestrale Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin KALENDARI I AKTIVITETEVE 19QER Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) 01QER Trajnim nga Faktoje.al 17MAJ Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot” 10MAJ Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale” 04MAJ Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”. 13PRI Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021 Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021” Rifillimi i Procesit Mësimor Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 21NËN Drejtoresha e “Land Mark” takon studentët e komunikimit Drejtoresha e Menaxhimit të Agjencisë së Reklamave “Land Communications”, Odeta Male mbajti seminarin me temë: “Agjencitë e Reklamave, si funksionojnë ato”, ku të pranishëm ishin studentët e vitit të tretë të Departamentit të Shkencave të Komunikimit. Gjatë seminarit, pjesë e lendës mësimore “Marketing Mediatik”, Male u shpjegoi studentëve se si funksionon tregu i reklamave në Shqipëri, procesin e hedhjes në treg të një spoti publicitar, i cili fillon nga konceptimi, përcaktimi i targetit, qasja me produktin e deri tek prodhimi. Studentët nga ana e tyre u treguan të interesuar për të ditur më tepër rreth mënyrës së si konceptohet një fushatë publicitare. 14NËN Aleksandë Çipa: Tregu kërkon gazetarë të mirëformuar Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve ishte i ftuari i javës në ciklin “Studenti dhe Profesioni”. Në takimin e zhvilluar në formë bashkëbisedimi, Çipa ndau me studentët eksperiencat e ndryshme të gazetarëve shqiptarë si edhe përditshmërinë e tyre. Studentët nga ana e tyre shprehen interes për tregun e punës si edhe kërkesat që ka ai për gazetarë të rinj. Gjatë takimi u theksua nevoja që ka tregu për gazetarë të mirëformuar, të mirëpërgatitur dhe të vetëdijshëm për misionin e tyre. Të gjithë këto u mundësojnë studentëve të sapodiplomuar që të integrohen më shpejtë në punë. 14NËN Anëtarët e stafit marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare, UDEK Anëtarët e stafit të Departamentit të Shkencave të komunikimit morën pjesë në konferencën e Tretë Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Letërsisë (UDEK) të zhvilluar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit të Universitetit “Hena e Plotë-BEDËR” me temë: “Turqishtja në Europë”. Prof.as.dr Rahim Ombashi, prezantoi kumtesën me temë: “Kahje të divanit të parë shqip të Nezim Beratit nga universalja dhe fantastikja drejt kombëtares dhe reales”. Ndërkohë anëtarët e tjerë të stafit, z.Emirjon Senja dhe z.Rudi Dunga prezantuan një kumtesë të përbashkët me temë: “Prodhimet kinematografike turke në televizionet shqiptare”. Konferenca u zhvillua gjatë datave 14-16 nëntor. 07NËN Gazetaria investigative, Armir Shkurti, me studentët e Shkencave të Komunikimit Emisionet investigative zënë një rol domethënës në lëmin e gazetarisë në Shqipëri. Në këtë kuadër, gazetari i njohur dhe drejtues i emisionit investigativ “Alarm” që transmetohet tek televizioni “Ora news”, Z.Armir Shkurti, ishte i ftuari i radhës për ciklin “Studenti dhe Profesioni”. Z.Shkurti diskutoi gjatë me studentët në lidhje me gazetarinë investigative në vend, mënyrën e të bërit gazetari si edhe nevojat që ka vendi për një zhaner të tillë. Studentët e pyetën z.Shkurti për teknikat e ndjekura në trajtimin e ngjarjeve të caktuara, të cilat janë të ndjeshme. Të tilla janë për shembull rastet e korrupsionit, problemet me mungesën e ilaçeve në spitale apo ato me infrastrukturën. 16TET Hakorja: Për t’u bërë gazetar duhet të jetosh me lajmin I ftuari i radhës në ciklin e leksioneve të hapura ”Studenti dhe Profesioni” që organizohet nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) ishte Fatos Hakorja, kryeredaktor i lajmeve në televizionin “Klan”. Në bashkëbisedimin që pati me studentët dhe të pranishmit, z. Hakorja e nisi bisedën duke theksuar se besueshmëria është një ndër aspektet më të rëndësishme në gazetari. Ai u shpreh mbi rëndësinë e konfirmimit të burimeve. “Çdo lajm duhet të ketë të paktën dy burime. Nëse nuk jeni të bindur se informacioni është i saktë, mos e botoni lajmin”. Gjithashtu, z. Hakorja tha se për të qenë objektiv gazetari duhet të jetë i pandikuar nga influencat dhe të qartësohet se çfarë dëshiron të bëjë: të japë lajmin apo të japë opinione. “Kur të bëni emër dhe të fitoni besueshmërinë gjithsesi do të kuptoni se nuk mjafton pasi sinqeritetin dhe të vërtetën nuk mund ta keqpërdorësh. Duhet të vendosim nëse të vërtetën do ta përdorim për të informuar publikun apo për të dëmtuar dikë tjetër”. Ai u sugjeroi studentëve që ta fillojnë karrierën e tyre në gazetë apo revistë për shkak të avantazheve që të jep në përmirësimin e të shkruarit ndërkaq që në televizion 80% është figurë dhe vetëm 20% e përbën zëri i gazetarit. Gjithashtu, nga eksperienca e tij z. Hakorja u shpreh se studentët e gazetarisë duhet të shkruajnë çdo ditë nga një histori me bazë faktet. Të shkruajnë sidomos në lidhje me fenomenet e realitetit duke ja përshtatur stilit të tyre. Kryeredaktori i televizionit “Klan”, prej pesë vitesh bëri të ditur se interesat e veçantë publik kanë lajmet në fushën mjekësore. “Lajmet më të ndjekura janë ato të shkencave mjekësore. Kryesisht janë lajme për zbulimin e medikamenteve të reja në luftën kundër sëmundjeve”.Fatos Hakorja u sugjeroi studentëve që për të qenë i suksesshme në gazetari duhet përditësimi i vazhdueshëm me zhvillimet nga vendi, rajoni dhe bota. “Nëse doni të bëheni gazetar duhet të jetoni me lajmet, të ndiqni emisionet, programet, zhvillimet e ditës etj. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë këtu ndahet rruga juaj me gazetarinë”. 11TET Zhvillimet në vend, Sokol Balla diskuton me studentët e Universitetit “Bedër” Gazetari i njohur Sokol Balla ishte i ftuari i radhës në ciklin e leksioneve të hapura “Studenti dhe Profesioni”, organizuar nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër). Në bashkëbisedimin me studentët e komunikimit z. Balla ndau eksperiencën e tij në fushën e gazetarisë, si dhe bisedoi për zhvillimet më të fundit në vend. Pyetjes se si ai e shikon Kodin e Etikës që u miratua para pak ditësh nga Këshilli i Ministrave, ai iu përgjigj se duhet parë në përgjithësi, dhe jo vetëm pika në të cilën rregullohen marrëdhëniet me median. “Përgjatë tetë viteve është vënë re një indiferencë nga ana e qeverisë në lidhje me pyetjet e gazetarëve. Që të realizohet një mënyrë e mirë informimi duhet të ekzistojë gjithashtu dhe një mënyrë korrekte komunikimi. Megjithatë, qeveria e re është në provë dhe në pritje për t’u parë”, theksoi gazetari Sokol Balla. Ai tregoi se ajo çka vlerëson më shumë në debatet politike është thelbi dhe jo personazhi. “Në këtë format përpiqem të realizoj edhe emisionin e tim, pasi debatet politike kanë vlerë publike dhe nuk janë pronë e televizioneve private. Publiku duhet të kuptojë psenë e problemeve aktuale”.Pyetjes së studentëve se nëse do të vazhdojë të jetë kritik me qeverinë, z. Balla iu përgjigj prerë: “Po, do të vazhdoj të jem kritik ndaj qeverisë dhe jo ‘opozite’, siç përdoret ky term. Nëse qeveria ka marrëdhënie korrekte me median çka nënkupton kritikë – reagim, atëherë nuk ka pse të ekzistojë media hakmarrëse. Kur media nuk është thjesht media atëherë shfaqen probleme”. Në lidhje me marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, ai u shpreh skeptik. “Më shumë se tre ligjet, problemi shfaqet në tërësi më i ndërlikuar. Koha më e favorshme për një përgjigje pozitive është muaji mars”. Megjithatë ai vlerësoi hapat pozitivë të ndërmarrë deri tani, si për shembull realizimin e zgjedhjeve, që sipas tij ndoshta janë më të mirat, dorëheqjen e kryeministrit Berisha, etj. Ndërkohë, cikli i leksioneve të hapura “Studenti dhe Profesioni” që organizohet nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) do të vazhdojë edhe përgjatë javëve në vazhdim. 10TET Bunguri: Në Shqipëri ka vend për më të mirët Adrian Bunguri ishte i ftuari i tretë për këtë vit akademik në ciklin e leksioneve të hapura ”Studenti dhe Profesioni”, organizuar nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër). Z. Bunguri mban detyrën e drejtorit të reklamës dhe marrëdhënieve me publikun pranë Bankës Kombëtare Tregtare (BKT). Ai zhvilloi me studentët një bisedë ku në fokus ishte rëndësia e marrëdhënieve me publikun në kushtet e sotme të tregut. Si drejtor i PR (Public Relations) në BKT, Bunguri ndau me studentët qëllimet e marrëdhënieve me publikun në institucionin ku ai punon. ‘’Në bankë duam të arrijmë dy qëllime: të promovojmë një produkt të caktuar si dhe të tregojmë se BKT është banka më e vjetër, më e besuar dhe më transparente”.“Imazhi është shumë i rëndësishëm pasi është i lidhur me besimin. Sistemi bankar në Shqipëri është një sistem i shëndetshëm e megjithatë tregu shqiptar nuk është zhvilluar mjaftueshëm aq sa për t’iu përshtatur tregut të reklamave, nga ku lind nevoja për të huazuar terma dhe praktika pune nga jashtë”, tha Bunguri. Ai vuri në dukje avantazhin e televizionit dhe internetit në degën e marrëdhënieve me publikun, duke përmendur mangësitë e radios dhe shtypit të shkruar në këtë fushë.“Shtypi i shkruar duhet të konvertohet me zhvillimet teknologjike për t’iu përshtatur zhvillimeve të kohës, ndërkaq që radiot duke transmetuar gjithë kohës vetëm muzikë, nuk japin mundësi për vlera të shtuara. Në internet mundësitë janë të jashtëzakonshme si për individët ashtu edhe kompanitë”.Bunguri u shpreh se tashmë marrëdhëniet me publikun kanë marrë më shumë rëndësi edhe se vetë reklama apo fushatat publicitare.“Marrëdhëniet me publikun kanë marrë shumë më rëndësi nga sa kishte reklama apo fushatat publicitare, pasi ato ndihmojnë për të ruajtur statuskuonë. BKT vetëm për një muaj 16 000 mijë pëlqime dhe 130 kandidatë për një vend punë në BKT”. Bunguri gjithashtu u shpreh më tej se në ditët e sotme tregu ka nevojë për specialistë të komunikimit ku përveç njohjes së shkëlqyer së gjuhës shqipe, për aplikimin në një vend pune, rëndësi të madhe marrin edhe gjuhët e huaja. ‘’Nëse jeni mjaftueshëm të mirë, nëse jeni ekspertë në fushën tuaj, atëherë nuk ka kompani që nuk do t’ju marrë. Njeriu e përcakton veten se ku do të jetë dhe se çfarë do të bëjë. Në Shqipëri ka punë plot për më të mirët”. 09TET “Suksesi në TV arrihet nëpërmjet besimit tek gazetaria” I ftuari i dytë për këtë vit akademik në ciklin e leksioneve të hapura ''Studenti dhe Profesioni'' që organizohet nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) ishte gazetari dhe moderatori Arsen Hoxha. Tema mbi të cilën gazetari i televizionit “Vizion +” diskutoi me studentët e komunikimit ishte: “Media publike vs media private”. Gjatë bashkëbisedimit, z. Hoxha theksoi rëndësinë e gazetarisë si një mision më tepër sesa profesion. Ai u ndal edhe tek arsyet e largimit nga Televizioni Publik Shqiptar dhe nisjen e bashkëpunimit të ri që tashmë ka me ''Vizion +''. ''Media publike ka nevojë të ndryshohet dhe të reformohet. TVSH-ja sidomos ka nevojë për një reformim të mirë me njerëz''. Z. Hoxha nuk ngurroi të pranojë faktin se është e vështirë të punosh me njerëz që udhëhiqen nga militantizmi dhe në një punë që nuk të stimulon financiarisht, duke përmendur shembuj nga përvoja e tij profesionale. ''Në lajme nuk duhet te mbizotërojë vetëm politika, ndërkaq që shpenzohen shumë para për studio, bëhen shumë investime etj, të cilat në fund nuk janë të ndonjë cilësie të lartë”. Gazetari Arsen Hoxha tha se një tjetër problem i medias shqiptare, si private ashtu edhe asaj publike, është matja e audiencës. ''Në Shqipëri mungojnë matjet e audiencës. Disa mendojnë se nuk shikohet TVSH si media publike, por ne këtë nuk mund ta dimë. Nuk mund ta dimë që TVSH-ja nuk ndiqet në rrethe”. Interesimit të studentëve lidhur me karrierën në televizionet shqiptare, z. Hoxha iu përgjigj se nëse je këmbëngulës dhe beson tek gazetaria mund t’ia dalësh të bësh gjëra shumë të mira. Ai zbuloi për studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit faktin që së shpejti në “Vizion +” do të mund ta shohin jo vetëm në rolin e spikerit të lajmeve, por edhe si drejtues të një emisioni të ri politik, detajet e të cilit janë në diskutim e sipër. Cikli i leksioneve të hapura “Studenti dhe Profesioni” do të vazhdojë përgjatë ditëve në vijim me të ftuar të tjerë nga fusha e medias dhe marrëdhënieve publike.