

Emisionet investigative zënë një rol domethënës në lëmin e gazetarisë në Shqipëri. Në këtë kuadër, gazetari i njohur dhe drejtues i emisionit investigativ “Alarm” që transmetohet tek televizioni “Ora news”, Z.Armir Shkurti, ishte i ftuari i radhës për ciklin “Studenti dhe Profesioni”.
Z.Shkurti diskutoi gjatë me studentët në lidhje me gazetarinë investigative në vend, mënyrën e të bërit gazetari si edhe nevojat që ka vendi për një zhaner të tillë. Studentët e pyetën z.Shkurti për teknikat e ndjekura në trajtimin e ngjarjeve të caktuara, të cilat janë të ndjeshme. Të tilla janë për shembull rastet e korrupsionit, problemet me mungesën e ilaçeve në spitale apo ato me infrastrukturën.