

Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve ishte i ftuari i javës në ciklin “Studenti dhe Profesioni”. Në takimin e zhvilluar në formë bashkëbisedimi, Çipa ndau me studentët eksperiencat e ndryshme të gazetarëve shqiptarë si edhe përditshmërinë e tyre.
Studentët nga ana e tyre shprehen interes për tregun e punës si edhe kërkesat që ka ai për gazetarë të rinj. Gjatë takimi u theksua nevoja që ka tregu për gazetarë të mirëformuar, të mirëpërgatitur dhe të vetëdijshëm për misionin e tyre. Të gjithë këto u mundësojnë studentëve të sapodiplomuar që të integrohen më shpejtë në punë.