Ceremonia e Diplomimit 2020 – Departamenti i Shkencave të Komunikimit
Kolegji Universitar Bedër organizon sot ceremoninë e diplomimit të brezit të 7-të të studentëve në Departamentin e Shkencave të Komunikimit.
Organizimi do të bëhet në rang departamenti për shkak të masave strikte ndaj pandemisë COVID19. Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë vetëm studentët e diplomuar në programet bachelor dhe master të shkencave të komunikimit.
Data: 18 Shtator 2020
Ora:18:00
Vendi: Kolegji Universitar Bedër (Kampusi i Ri)
“Teknologji të reja, mendësi të vjetra” ishte tema e leksionit të hapur zhvilluar sot me studentët e Shkencave të Komunikimit, ku morën pjesë akvistet e shoqatës Albanian Woman in Audiovisual, Sabina Kodra, Ema Andrea dhe Valbona Sulçe.
Tematika lidhej me terminologjinë e papërshtatshme që përdoret në media mbi femrat, e njohur ndryshe si seksizëm. Moderuar nga Dr. Ardita Reçi, tema zgjoi interesin e studentëve, të cilët u përfshinë në diskutim.
Studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër zhvilluan dje një takim të hapur, nëpërmjet platformës Google Meet, me gazetarin e njohur të Syri Televizon, z. Bledian Koka.
Ai diskutoi me stutentët rreth gazetarisë në kohë pandemie, vështirësive që hasin gazetarët në këtë periudhë, si dhe rëndësinë që ka saktësia e informcionit në këtë situatë.
Gjithashtu, z. Koka ndau me studentët eksperiencat e tij si gazetar, nisjen e Syri Televizion, dhe mënyrën e funksionimit të tij.
Më tej, studentët patën mundësinë të bënin pyetje rredh gazetarisë, medias, dhe komunikimit politik në ditët e sotme.
Studentët në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu, si edhe studentët e Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar “Bedër”, zhvilluan një leksion të hapur në kuadër të lëndës “Marekting Digjital”.
I ftuar për të ligjëruar dhe diskutuar me studentët ishte Elvin Civicin, drejtori i departamentit te digjital në kompaninë McCann Tirana.
Z. Civici foli rreth faktit se sa i rëndësishëm është drejtuesi në një kompani, sidomos marketingu, në lidhje me përcaktimin e roleve dhe detyrave për punonjësit dhe për veten e tij.
Më tëj ai, diskutoi me studentet rreth marketingut digjital, përparësitë dhe pengesat, duke theksuar si çelës gjithmonë përditësimin e faqeve.
Duke iu shpjeguar studentëve, se si praktikohet marketingu digjital, ai, e ndau punën ne tre seksione:
Së pari, seksioni prodhimit, ku ndërtohen website, aplikacione, me fokus kryesor gjithmonë klientin.
Së dyti, seksioni i kontentit (përmbajtjes) për mediat sociale dhe online, nga ku duhet të kuptohet se çfarë po kërkon klienti.
Së treti, seksioni reklamimit, nga i komunikohen mesazhet audiencës.
Gjatë leksionit, studentët patën mundësin të bënin pyetje rreth temës, dhe kryesisht mediave të reja dhe digjitale.
Themeluesi dhe drejtuesi i Bussines Mag dhe New Media Digjital, Gerti Boshnjaku, ishte i ftuar në një leksion të hapur me studentët e vitit të dytë Master në Shkenca Komunikimi në profilet Marrëdhënie Publike dhe Gazetari. Leksioni u mbajt në kuadër të lëndës Marketing Mediatik dhe të lëndës Konceptim dhe menaxhim fushatash.
Z. Boshnjaku foli rreth temës së blerjes së hapsirës mediatike dhe planit të medias në lidhje me reklamat. Ai shpjegoi se arrihet blerja e haspirës mediatike, si kordinohen me fashat e orareve dhe roli që ka një agjenci marketingu mes medias dhe kompanisë.
Studentët diskutuan me z. Boshnjaku edhe për mënyrat që lidhen me matjen e audiencave në median tradicionale, evoluimi i metodave dhe mjeteve.
Ai vuri theksin mbi zhvendosjen e audiencave në median online dhe zhbërjen e konceptit të televizionit, në smartfonë, tabletë, monitorë, dhe televizore smart. Në këtë logjikë, ia shpjegoi edhe rëndësinë e përshtajes në dizajn për të gjitha pajisjet.
Më tej, studentët disktuan me Gerti Boshnjakun edhe për mënyrat se si një fushatë marketingu mund të arrijë te targeti i vet.
Së fundmi u disktua edhe marketingu digjital dhe nevoja e përshatjes së teknologjisë.
Klubi i Debatit në Kolegjin Universitar “Bedër”, zhvilloi ditën e sotme përballjen e parë për këtë vit akademik me temë: “Media online po rinovon protestën politike”.
Në qasjen pro temës ishin studentët e vitit të parë nga Departamenti i Drejtësisë Dorisa Hoxha, Kristina Tabaku dhe Harvi Xhaferaj. Ndërsa në qasjen kundër temës ishin studentët e vitit të dytë në Shkenca Komunikimi, Xhonledi Spahiu, Grisel Alla dhe Jonida Velia.
Në debatin e moderuar nga studentja Esmeralda Pashollari, të dyja grupet, pasi përkufizuan konceptet, dhanë argumentet dhe kundër-argumentete e tyre. I gjithë debati ishte intensiv dhe shfaqi shumë interes te studentët e tjerë.
Në fund, pasi juria shqyrtoi argumentet dhe kriteret e vlerësimit, me shumë pak pikë diferencë kaloi në fazën tjerët grupin e studentëve nga Drejtësia.
Pse çrregullimi në informacion nuk ka të bëjë vetëm me Lajmet e Rreme, ose me atë që në gjuhën angleze quhet “Fake Neës”? Pse profesionistët e sotëm të komunikimit duhet të njohin llojet e tjera të ndotjes së informacionit? Cilat janë mënyrat si krijohen, prodhohen dhe shpërndahen këto lloj informacionesh? Çfarë ndryshimi ka mes çinformimit, dezinformimit dhe keqinformimit? Pse politika i fut në të njëjtën kategori me “Fake Neës”-in lajmet e rreme por edhe të vërtetat?
Të gjitha këto pyetje morën përgjigje në një trajnim nga Dr. Erlis Çela në Institutin Shqiptar të Medias, ku studentët e Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar “BEDËR”, u njohën edhe me rreziqet që vijnë nga zhvillimi i teknologjisë dhe mediave sociale.
Përmes shembujve, të cilat u interpretuan në nëpërmjet koncepteve teorike, u diskutuan edhe mjetet e përhapjes së informacioneve të rreme pa qëllim dëmtimi (çinformimi), përhapja e informacioneve të rreme të organizuara qëllimisht për të dëmtuar (dezinformimi) dhe shpërndarja e informacioneve të rreme ose të vërteta që nuk duhen publikuar sepse cënojnë privatësinë dhe sekretin shtetëror (keqinformimi).
Videot false me përdorim shumë të mirë të teknologjisë dhe manipulimit, video jashtë kontekstit, përkthime të gabuara apo histori të trilluara, robotët fals të rrjetit, ndjekësit fals, troll-et dhe reklamat abuzuese qenë disa nga çështjet, te të cilat u ndal më gjatë gjatë këtij trajnimi.
Në fund të trajnimit një fjalë përshëndetëse mbajti edhe drejtori i ISHM-së, Z. Remzi Lani, i cili solli rezultatet e një ankete të opinionit publik shqiptar lidhur me besueshmërinë e medias. Studimi i realizuar nga studuesi Rrapo Zguri, është fokusuar në terma të tillë të imazhit si niveli i përmbushjes së misionit publik nga ana e medias, niveli i lirisë, shkallas e pavarësisë nga politika dhe nga interest e biznesit, ndikimi në luftën kundër korrupsionit, ekspozimi i vetë medias ndaj korrupsionit, etj. Z. Lani u shpreh se nga rezultatet anketës vlen për tu përmendur fakti se publiku shqiptar ka një besim më të madh te medias sesa te klasa politike. Sipas tij ky është një fakt i rëndësishëm, por nga ana tjetër duhet të marrë në konsideratë edhe fakti që ky besim po vjen në rënie.