TË REJA Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim” Prezantimi i Projekteve Semestrale Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin KALENDARI I AKTIVITETEVE 19QER Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) 01QER Trajnim nga Faktoje.al 17MAJ Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot” 10MAJ Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale” 04MAJ Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”. 13PRI Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021 Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021” Rifillimi i Procesit Mësimor Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 01SHK Dr.Ramadan Çipuri promovon librin “Vetëcensura, realitete të gazetarisë shqiptare” Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Bedër, Doc.Dr. Ramadan Çipuri, prezantoi botimin e tij të parë në fushën e gazetarisë dhe komunikimit me titull: “Vetëcensura, realitete të gazetarisë shqiptare”. Në ceremoninë e promovimit të librit ishin të pranishëm dhjetëra gazetarë aktiv, përfaqësues të mediave të ndryshme në vendin tonë, përfaqësues të shtëpive botuese, akademikë si dhe studentë të shumtë të gazetarisë. “Vetëcensura, realitete të gazetarisë shqiptare” sjell realitetin mbi të cilin vepron sektori mediatik në Shqipëri. Të dhënat, faktet dhe dëshmitë që shumë shpesh vijnë për herë të parë, të mbledhura përmes dëshmive të gazetarëve, politikanëve, pronarëve të medieve, reklamuesve etj., tregojnë realitetin mbi të cilin ngrihet ky sektor. Aktiviteti konsistoi në një analizë të mirfilltë të librit nga Prof. Bashkim Gjergji, njëkohësisht edhe redaktuesi shkencor i tij, nga z. Benet Kolekta, drejtuesi i shtëpisë botuese “Papirus” e cila është edhe shtëpia botuese e librit, si dhe nga pjesëmarrësit e shumtë të cilët ndanë komente të ndryshme në lidhje me autocensurën dhe punën disa vjeçare të z. Çipuri. 24JAN Starton nisma “Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore” Studentët e nismës studentore “Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore” organizuan ditën e enjte mbrëmjen poetike kushtuar veprës së Gjergj Fishtës, me pjesëmarrjen e shkrimtarëve, pedagogëve e studentëve të shumtë. Në hapje të aktivitetit, drejtuesja e kësaj nisme, studentja Boralda Haxhillari theksoi ndjeshmërinë e temave të tilla dhe bëri thirrje për më shumë vëmendje ndaj kulturës së trashëguar nga njerëzit e mëdhenj të kombit, si Fishta. Shkrimtari dhe poeti i njohur Agron Tufa, i cili ishte edhe moderator i aktivitetit, tha se qëllimi i këtij aktivitetit është ripërtëritja e marrëdhënies së lexuesit e qytetarit me Fishtën. Ai vlerësoi studentët që sjellin në vëmendje një figurë që fisnikëron shoqërinë shqiptare, me gjithë kontributin e tij në fusha të ndryshme. “Kjo nismë vjen në momentin e duhur. Shtëpia muze që studentët synojnë të ndërtojnë është një mundësi edukative, njohëse, e krenimit dhe fisnikërimit të brezave të ardhshëm”, - u shpreh Tufa. Aktiviteti përcolli një imazh të veprës dhe jetës së Fishtës si poet e atdhetar, i cili me veprën e tij mbetet aktual në çdo kohë. “Fishta i thur vargje shqiptarit me virtytet më të mira dhe me kritika therëse. Ai shpjegon shqiptarin siç duhet të jetë, siç do të donte Fishta të ishte dhe jo ashtu siç është”, - shpjegoi Agron Tufa. Ndërsa shkrimtarja Anrila Spahija (Ana Kove) bëri një panoramë të mungesës së njohjes së Fishtës ndër breza, për shkak të ndalimit dhe censurës që ka jetuar vepra e tij. Ajo shprehu gatishmërinë e saj për të ndihmuar studentët dhe nismën “Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore” për të çuar në vend qëllimin e tyre fisnik. “Kur dëgjoj apo lexoj Fishtën, përballem me një fjalor dhe nivel të atillë të përdorimit të gjuhës sa i them vetes ‘pse shkruan’”, - shprehu Ana Kove vlerësimin e saj për poetikën e Fishtës. Aktiviteti u pasurua me recitime nga studentët të cilët i emocionuan të pranishmit dhe zgjuan tek ata ndjenjën e të bukurës dhe kureshtjes për të njohur më tepër. I ardhur nga Shkodra posaçësisht për këtë aktivitet, gazetari dhe poeti Erisad Lugjaj interpretoi satirën “Gomari i Babatasit” që shkaktoi sa të qeshura aq edhe kritika të prekshme në realitetin shqiptar. Ndërsa studentja Melisa Harusha solli poezinë “Nji lule vjeshtet” në një recitim plot ndjenjë që përloti të pranishmit. Po ashtu studentet Arjola Buzi dhe Luljeta Halimi sollën përkatësisht poezitë “Shqypnia” dhe “Gjuha Shqype”, plot mesazhe dhe vlera artistike. Aktiviteti përfundoi duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm dhe duke bashkuar më shumë zëra në përmbushjen e qëllimit final: përjetësimit të veprës së Gjergj Fishtës përmes një muzeu në vendin ku ai lindi. 15DHJ Organizohet ICCMS 2016 Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin Bedër në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive, Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës dhe Kolegjin AAB në Prishtinë, organizuan edicionin e dytë të Konferencës Ndërkombëtare në Studimet e Medias dhe Komunikimit me temë: “Sfidat e transmetuesve lokalë dhe rajonalë përballë qasjes online të shërbimeve të tyre”. Gjatë ceremonisë së hapjes ishin të pranishëm personalitete të ndryshëm nga fusha akademike, përfaqësues të medias dhe gazetarë të shumtë, studiues, rektorë universitetesh, përfaqësues të institucioneve publike e private si dhe një numër i konsiderueshëm studentësh të gazetarisë dhe komunikimit. Doc. Dr Ramadan Çipuri, Shef i Departamentit të Komunikimit në Universitetin Bedër njëkohësisht kryetari i kësaj konference, gjatë fjalës së tij përshëndetëse pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë edicion të ICCMS-së u shpreh entuziast për gatishmërinë dhe besimin e vazhdueshëm me institucionet bashkëpunuese të konkretizuar në platforma të tilla të ngjashme si kjo e sotmja. Më tej ai ndau me të pranishmit metodologjinë e ndjekur në realizimin e anketave studimore në shërbim të hulumtimit të gjetjeve të reja rreth temës së kësaj konference. Për të vijuar me Rektorin e Universitetit Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili u ndal në 3 komponentët kryesorë të mbarëvajtjes së një institucioni të arsimit të lartë. Sipas tij, cilësia në mësimdhënie, kontributi social si dhe kërkimi shkencor i konkretizuar në konferenca apo aktivitete të tilla të ngjashme janë themelor jo vetëm në jetëgjatësinë e institucionit por edhe të shoqërisë me hedhjen në treg të kuadrove të rinj apo gjetjeve të tilla siç na mundëson konferenca e sotme. “Rëndësia e këtij projekti qëndron në prekjen e problematikave konkrete të zhvillimeve në fushën e medias në vendin tonë dhe rezultatet do jenë të rëndësishme jo thjeshtë si gjetje shkencore apo si gjetje akademike por gjithashtu për ti kthyer në politika favorizuese në fushën e medias përsa i përket shoqërisë tonë”- u shpreh ai. Ndërsa Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, (AMA), z. Gentian Sala, ritheksoi edhe një herë bashkëpunimin e fortë prej dy vitesh ndërmjet institucionit që ai drejton dhe Universitetit Bedër. “Projektet e shumta ndërmjet AMA-s dhe universiteteve pubike e private në këtë fushë janë tregues i qartë i vizionit për të rikonsoliduar aspekte të shumta të medias apo informimit si koncept në tërësi”- tha z. Sala. Pas tij, ishte radha e Përgjegjësit të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Asoc. Prof.Dr. Mark Marku i cili shprehu kënaqësinë e këtij bashkëpunimi që lidhet nga interesa dhe fusha të përbashkëta ku koordinojnë të dy departamentet. Po ashtu ai theksoi se kjo konferencë është e një rëndësie të veçantë pasi është pjesë e një procesi që (AMA) ka hapur që prej dy vitesh i cili lidhet me transformimin e sistemit mediatik. “Institucionet shqiptare duhet të punojnë më shumë me kërkimet në këto fusha në mënyrë që të mos jemi të varur vetëm nga studimet e huaja”- përfundoi ai. Dr. Hasan Saliu, zëvëndës rektor për kërkimin shkencor në Kolegjin Universitar AAB në fjalën e tij të rastit, pasi përcolli vlerësimet maksimale për këtë organizim, theksoi se bashkëpunimi midis Tiranës dhe Prishtinës sidomos në fushën e medias është i një rëndësie të veçantë edhe pse mund të mos jetë në nivelin e duhur pasi aktualisht nuk kemi asnjë pengesë konkrete për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim. Ndërsa kryetari i komisionit parlamentar për edukimin dhe mjetet e informimit publik z. Genc Pollo, u ndal në rëndësinë që kanë projekte të tilla shkencore në dobinë e përbashkët publike, në përmbushjen e të drejtës së informimit të audiencës në tërësi, në rolin e shëndetshëm të demokracisë dhe kontributin për të përballuar sfidat aktuale të mediave të sotme në vendin tonë. Më tej ai shprehu shqetësimin personal për përpjekjen e qeversië për të mbyllur portale të caktuara lajmesh dhe profile të ndryshme në median sociale veçanërisht përgjatë fushatave elektorale. Punimet e konferencës vazhduan më tej në sesione të ndryshme me referimin e dhjetëra studiuesve të ardhur nga Maqedonia, Kosova rajoni e më gjerë. Ndër temat e shumta që u trajtuan dhe u sollën në fokus përmendim: “Informaliteti në mediat lokale dhe pafuqia rregulluese e autoritetit ligjzbatues”, “Mediat lokale dhe ndikimi i tyre mbi angazhimin qytetar përmes medias sociale”,“Tranzicioni i mediave lokale në Kosovë”, “Maqedonia dhe sfidat e shumëfishta të një tregu mediatik dy-gjuhësor.” etj. 06DHJ Trajnim mbi metodat efektive dhe atraktive të raportimit mbi tregun e punës Si një bashkëpunim midis Departamentit të Shkencave të Komunikimit pranë Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” Bedër dhe projektit Risi Albania, gjatë datave 6-7 Dhjetor u zhvillua një trajnim që synonte aftësimin e studentëve - gazetarë të ardhshëm - mbi metodat efektive dhe atraktive të raportimit mbi tregun e punës në Shqipëri. Trajnimi u organizua në katër module të cilat trajtuan temat të lidhura ngushtë me realitetin e sotëm të nevojës së publikut dhe audiencës për informacione sa më interesante dhe të vlefshme, të nevojës së medias për gjenerim audience dhe të ardhurash si dhe të biznesit për sigurimin e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe të përshtatshme. Trajnimi i ofruar nëpërmjet Dr. Pandeli Pani, profesor në disa universitete Evropiane, paraqiti interes për studentët pjesëmarrës dhe kombinoi më së miri infromacionin teorik mbi mënyrat e raportimit, përfitimin e medias, audiencës dhe biznesit me modelet e suksesshme perëndimore e rajonale dhe eksperiencat e deritanishme në tregun shqiptar, si dhe punën praktike të studentëve nëpërmjet ushtrimeve në grup të lidhura me gjetjen e temës, përzgjedhjen e mënyrës (zhanrit) të trajtimit të saj, gjetjen e burimeve për thellimin e temës si dhe analizën e aspekteve të ndryshme të raportimit. Ky trajnim përbën vetëm fillimin e një projekti të suksesshëm, i cili do të vijojë me praktika të ndryshme të studentëve në këtë drejtim si dhe përfshirjen e moduleve në kurrikulat mësimore të departamentit. 05DHJ Trajnim mbi raportimet etike rreth çështjeve sociale Në mjediset e Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) u organizua trajnimi i studentëve të shkencave të komunikimit mbi mënyrat e raportimit mbi çështjet sociale. Trajnimi u organizua si një bashkëpunim i departamentit të Shkencave të Komunikimit pranë Bedër, me Shoqatën Infinit +. Trajnues ishin Doc.Dr. Ramadan Çipuri, përgjegjës i departamentit të Shkencave të Komunikimit, znj. Karolina Risto, drejtore e Informacionit në INTV dhe Erida Gjermeni, kryeredaktore në INTV. Duke sjellë eksperiencat dhe sfidat e gazetarëve në redaksi, znj.Risto dhe znj.Gjermeni theksuan se dilemat e gazetarit në raportimin mbi çështjet sociale janë pothuajse të përditshme, pasi ata vihen përballë presioneve të ndryshme, si interesi publik, anonimati, e drejta e autorit, fëmijët në nevojë, personat me aftësi të kufizuara etj. Nga ana tjetër, Dr.Çipuri bëri një analizë të arsyeve që çojnë gazetarët në dilema etike, si edhe në modelin menaxherial mbi të cilin bazohet funksionimi i medias shqiptare. Sipas tij, është ky model ai i cili nxit edhe problemet e mëdha etike me të cilat përballet media shqiptare. Me interes ishte aplikimi i intervistave rreth problemeve sociale dhe kthimi i tyre në lajm nga studentët e pranishëm. 30NËN Takim mes brezash në “Studenti dhe profesioni” Profesionistë të gazetarisë të diplomuar nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit në SHL “Hëna e Plotë” (Bedër) u takuan me studentë që vazhdojnë studimet në këtë fushë. Takimi u zhvillua në kuadër të ciklit “Studenti dhe profesioni”, një praktikë e ndjekur kjo prej vitesh brenda Departamentit të Shkencave të Komunikimit. Të ftuar ishin të diplomuarit e Bedër, Osman Stafa, gazetar në Vizion Plus TV dhe redaktor i emisionit “Oktapod”; Amela Shehu, gazetare e emisionit “Bypass Show” në Vizion Plus TV; Sonila Qazimi, gazetare dhe redaktore e rretheve në Vizion Plus TV; dhe Xhevahir Qardaku, gazetar në ABC News TV. Panelistët ndanë me studentët shkencave të komunikimit eksperiencat e tyre disa vjeçare, duke nisur nga ato kur kanë qenë studentë, e deri në sfidat me të cilat përballen në tregun e punës. Me interes ishin edhe pyetjet e studentëve, të cilët u interesuan për mundësitë e praktikave profesionale në media, ato të punësimit dhe sfidat me të cilat po përballen mediat tradicionale në ditët e sotme. 16NËN Rikthehen seminaret MarCOM: CEO i Connext me studentët e komunikimit Në vazhdimësinë e seminareve MarCom, studentët e Departamentit të Komunikimit, pranë Shkollës së Lartë Hëna e Plotë Beder, zhvilluan një bashkëbisedim interesant dhe të suksesshëm me z. Klodian Makashi, bashkëthemelues dhe CEO i agjensisë së Marketingut dhe Komunikimit Connext. Që në fillim të bisedës, z. Makashi theksoi se sot realiteti shqiptar është i pasuruar me raste të suksesshme të të bërit marketing, të cilat duhet të njihen dhe trajtohen edhe nga universitetet e studentët gjatë orëve të tyre të mësimit. Biseda u orientua në përdorimin e mënyrave të reja dhe atraktive nga marketuesit për tërheqjen dhe angazhimin e audiencave, dhe u fokusua në raste konkrete të përdorura nga agjensia Connext, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Në këtë kontekst, z. Makashi sqaroi deInovacioni/krijimtaria dhe profesionalizmi/përgjegjshmëria janë faktorët e suksesit në botën e sotme të marketingut mediatik. Pyetjet e studentëve i dhanë mundësi folësit t’i informonte këta të fundit mbi projektet e afërta dhe të ardhshme të agjensisë duke diskutuar dhe trajtuar elementë të veçantë të tyre në funksion të komunikimit me konsumatorin, por edhe të plotësimit të kërkesave të klientëve të drejtpërdrejtë të agjensisë, bizneseve apo institucioneve të ndryshme. Në përfundim të takimit, u diskutuan mundësitë e angazhimit konkret të studentëve në projekte aktuale dhe të ardhshme pranë agjensisë Connext në formën e praktikave profesionale, aq të rëndësishme dhe të frytshme për formimin e studentëve. 10QER Studentët debatojnë mbi integrimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë Konkursi i Debatit ka ardhur tashmë në fazën finale të tij duke pasur edhe një grup finalist. “Pro dhe Kundër integrimit në Bashkimin Europian” ishte tema e gjysmë-finales së zhvilluar sot mes grupit të studentëve të Departamentit të Drejtësisë të përbërë nga Elvis Gjeci, Ornela Bego dhe Megi Xhaferaj dhe grupit të studentëve të Departamentit të Shkencave të Komunikimit të përbërë nga Alban Tufa, Artjola Can dhe Enkeleda Bodini. Grupit të parë i kishte rënë më short që të mbronte tezën “Pro” integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duke theksuar se vendi ynë ka nevojë të jetë pjesë e këtij unioni për shkaqe ekonomike, stabiliteti politik por edhe për shkaqe gjeograstrategjike që lidhen me orientimin tonë drejt perëndimit dhe vlerave perëndimore. Grupi tjetër, të cilit i kishtë rënë me short që të mbronte tezën “Kundër” theksoi se Shqipëria nuk është ende gati për të qenë pjesë e këtij unioni duke marrë si shembull sektorin ekonomik, ku sipas tyre ndërmarrjet shqiptare do të ishin të falimentuara nëse do të konkurronin në kushte të njëjta me ato të vendeve të BE-së. Në përfundim, juria vendosi që në finale të kalojë grupi i studentëve të Departamentit të Drejtësisë duke pritur kështu edhe finalistin tjetër që do të dalë nga gjysmë-finalja që do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13 qershor 2016.