TË REJA Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim” Prezantimi i Projekteve Semestrale Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin KALENDARI I AKTIVITETEVE 19QER Takimi i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) 01QER Trajnim nga Faktoje.al 17MAJ Seminaret MarCom: “Fuqia që studentët kanë sot” 10MAJ Studentet e Departamentit të Shkencave të Komunikimit pjesë e "European Academy 2023" Joint Center for Albania- Serbia relations 05MAJ Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe Industriale” 04MAJ Konferenca e VIII-të Studentore në Shkenca Komunikimi me temë “Mundësitë dhe sfidat e komunikimit në epokën e digjitalizimit”. 13PRI Seminaret MarCom: “Zhvillimi i Brandit Personal” NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Thirrje për konferencën e Gjashtë studentore në Shkenca Komunikimi, 15 Qershor 2021 Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021” Rifillimi i Procesit Mësimor Klubi i Debatit fton studentët në nivelin Bachelor të bëhen pjesë Thirrje për konferencën e pestë studentore në Shkenca Humane Leksion i hapur mbi gazetarinë invsetigative. I ftuar Gjergj Erebara Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 21JAN Vlamur Vezaj: Kronika e zezë? Kujdes me ruajtjen e burimeve të informacionit Në kuadër të ciklit të seminareve profesioanle “Studenti dhe Profesioni”, i ftuari i rradhës ishte gazetari i kronikës në ABX Neës TV, Flamur Vezaj. Në prezantimin e tij, z.Vezaj dha detaje mbi gazetarinë e kronikës, mbi sfidat që ka kjo fushë dhe veçoritë profesionale që karakterizojnë një gazetar që raporton ngjarje të tilla. Sipas z.Vezaj, për gazetarinë e kronikës, një ndër elementët më të rëndësishëm mbetet burimet e informacionit, që sipas tij duhet me çdo kusht t’u qëndrohet besnik. Gjatë prezantimit që bëri, z.Vezaj ndau me studentët disa prej eksperiencave të tij gjatë karierës profesionale. 16JAN Leksion i hapur mbi mediat e reja; Idaver sherifi vlerëson tregun shqiptar të mediave online Administrator i njërit prej protaleve më të mëdha shqiptar, Albeu.com, z.Idaver Sherifi ka diskutuar me studentët e Departamentit të shkencave të komunikimit mbi mediat e reja dhe mënyrën se si ato po funksionojnë në tregun mediatik shqiptar. I ftuar për një leksion të hapur, z.Sherifi vlerësoi mediat e reja si mënyrën më të shpejtë të cilën audiencat po përdorin për tu informuar mbi aktualitetin. “Hapësira dhe mundësitë që interneti të ofron kanë ndryshuar dhe ndikuar ndjeshëm në mënyrën e të bërit gazetari në ditët e sotshme. Përtej problemeve që haset në këtë mënyrë raportimi, ajo shfaq edhe shumë avantazhe.”, tha ndër të tjera ai. “Jeta në kushte virtualiteti ka ndikuar gjithashtu edhe në lidhjen e njerëzve me njëri tjetrin. Një problematikë e theksuar sociale shfaqet në zbehjen e lidhjeve reale midis individëve.”, vijoi më tej z.Sherifi. Në fund të leksionit, studentët treguan interes edhe mbi tregun e reklamave të këtij sektori, si dhe mënyrat e raportimit në mediat online. 16JAN Leksion i hapur nga Edi lesi: Objektiviteti, garanci për karrierën e gazetarit Edi Lesi, ish kryeredaktor i Gazetës Standard dhe Gazetës “Koja Jonë”, si edhe ish-Drejtor i Informacionit në Televizionin Shqiptar, ishte pjesë e leksioneve të hapura në Departamentin e Shkencave të Komunikimit. Z.Lesi, aktualisht këshilltar për mediat dhe komunikimin i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha vlerësoi punën e gazetarit si ndër më të bukurat për ata që i kushtohen. Sipas tij, një ndër pikat më të rëndësishme që ndihmon edhe vetë gazetarët për karierën e tyre ka të bëjë me objektivitetin dhe përkushtimin ndaj këtij profesioni. Një tjetër pikë ku z.Lesi u përqendrua ishte edhe ajo e këshillimit të liderëve politik. Sipas tij, këshilltarët janë “syri dhe veshi” i politikanit. Në fund të leksionit, z.Lesi iu përgjigj interesit të studentëve. 15JAN Alban Bala seminar mbi Marrëdhëniet publike Alban Bala, një ndër emrat e njohur të sektorit të Marrëdhënieve publike në Shqipëri ishte ftuar në një leksion të hapur me studentë të shkencave të komunikimit pranë Universitetit Hëna e Plotë Bedër. Gjatë prezantimit të tij, z.Bala i qëndroi zhvillimit të sektorit të marrëdhënieve publike, si një domosdoshmëri për çdo kopmani që operon një treg komercial. Ai tha se gjatë viteve të fundit ka patur një tendencë drejt shkuarjes së të ashtuquaturit Komunikim i Integruar, gjë e cila ka ngjaller jo pak debate midis studiesve të marketingut dhe atyre të marrëdhënieve publike. Në fund të seminarit z.Bala iu përgjigj interesit të studentëve. 15JAN Matja e Audiencës sipas “Telemetrix” Ermal Çela, drejtues i agjencisë së matjes së audiencës “Telemetrix” ishte i ftuar nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit në kuadër të ciklit “Studenti dhe Profesioni” në një bashkëbisedim me studentët rreth matjes së audiencave. Pasi bëri një prezantim të agjencisë, misionit dhe përbërjes së saj, z. Çela, njohu studentët me procedurat e nevojshme për matjen e audiensës në median vizive si dhe mënyrën se si “Telemetrix” operon në treg. Bashkëbisedimi me studentët vazhdoi më tej duke trajtuar një pas një pyetjet të cilat këta të fundit treguan interes\ ku ndër të tjera u diskutua mbi parimet e objektivitetit dhe transparencës mbi të dhënat, shikueshmërinë sipas ngjarjeve të ndryshme, emisionet dhe televizionet me audiencën më të lartë, vendosja e tarifës sipas shikueshmërisë etj. 13JAN ‘’Genuine Effect’’ përballë studentëve të Bedër Elda Gjoka, themeluese e “Genuine Effect” ishte e ftuara e radhës e cila mbajti një leksion të hapur me studentët e Departamentit të Komunikimit. Znj.Gjoka, njëkohësisht Eksperte Marketingu, prezantoi aktivitetin e agjencise së saj duke u ndalur në procesin e reklamimit. Sipas saj ‘’Genuine’’ do të thotë të shkosh tek efekti i vërtetë, të dish t’i nxjerrësh në pah vlerat e vërteta të asaj që prezantohet. Efekti ‘’genuine’’ duhet të jetë një efekt që qëndron gjatë dhe është i veçantë në llojin e tij. Për shkak të karrierës së saj sportive Znj.Gjoka u fokusua edhe tek menaxhimi i eventeve sportive, një temë e cila nuk është shumë e përfolur. Ajo realizoi një bisedë interaktive në mënyrë që t’u mundësonte studentëve një informacion sa më praktik. 06JAN Llazar Semini: Paanshmëria dhe korrektësia, dy parimet bazë të medias ndërkombëtare Llazar Semini, korrespondent i Associated Press në Shqipëri, i ftuar në ciklin “Studenti dhe Profesioni” mbajti në leksion të hapur me temë: “Aktualiteti shqiptar në mediat botërore”. Z. Semini shpjegoi fillimisht historikun e formimit të agjencive të lajmeve si edhe zhvillimin e tyre ndër vite. Ai u ndal tek rëndësia e përhapjes së lajmit sidomos me ndihmën e zhvillimeve teknologjike. ‘’Paanshmëria dhe korrektësia janë dy parimet bazë të mediave ndërkombëtare. Në këto forma lajmesh vështirë se mund të gjenden opinione dhe gjykime personale pasi lajmi kërkon atribuim, një e veçantë kjo e medias ndërkombëtare ndërkohë që në median shqiptare shpesh herë mungon’’- shtoi ai. Z. Semini shpjegoi më konkretisht edhe disa raste të punës së tij, përfshirë një analizë të situatës së pas ndeshjes Shqipëri –Serbi dhe tragjedisë së tragetit greko-italian, duke u mundësuar studentëve një shpjegim praktik. Në lidhje me Shqipërinë në median ndërkombëtare z.Semini shtoi se çdo ngjarje e mirë ose keqe është lajm por gjithçka varet nga mënyra e përgatitjes dhe qasja ndaj infomacionit ndërkombëtar. 04DHJ Takimi me Artin e 7-të nis me “Citizen Kane” ‘’Takim me artin e shtatë’’ quhet cikli më i ri i nisur në SHLP ‘’Hëna e Plotë’’ (Bedër). Në këtë cikël studentët do të njihen më filmat më në zë të kinemasë botërore duke përftuar një informacion të gjerë për kinematografinë ndër vite. Ky cikël konsiston në shfaqje dhe analizë filmi, në mënyrë që studentët të arrijnë të depërtojnë përtej asaj që paraqitet. ‘’Citizen Kane’’ ishte filmi që hapi ciklin e këtij programi. Drejtori i Qendrës së Medias bëri një prezantim të filmit si edhe dha një informacion të përgjithshëm në lidhje me kinemanë duke nisur me fillesat e saj si edhe ecurinë ndër vite. ‘’Takim me artin e shtatë’’ synon të përcjellë dhe ndikojë në formimin e një kulture të përgjithshme tek studentët, pasi filmat e zgjedhur paraqesin figura dhe momente të rëndësishme historike.