Alban Bala, një ndër emrat e njohur të sektorit të Marrëdhënieve publike në Shqipëri ishte ftuar në një leksion të hapur me studentë të shkencave të komunikimit pranë Universitetit Hëna e Plotë Bedër. Gjatë prezantimit të tij, z.Bala i qëndroi zhvillimit të sektorit të marrëdhënieve publike, si një domosdoshmëri për çdo kopmani që operon një treg komercial. Ai tha se gjatë viteve të fundit ka patur një tendencë drejt shkuarjes së të ashtuquaturit Komunikim i Integruar, gjë e cila ka ngjaller jo pak debate midis studiesve të marketingut dhe atyre të marrëdhënieve publike.
Në fund të seminarit z.Bala iu përgjigj interesit të studentëve.