Në kuadër të ciklit të seminareve profesioanle “Studenti dhe Profesioni”, i ftuari i rradhës ishte gazetari i kronikës në ABX Neës TV, Flamur Vezaj. Në prezantimin e tij, z.Vezaj dha detaje mbi gazetarinë e kronikës, mbi sfidat që ka kjo fushë dhe veçoritë profesionale që karakterizojnë një gazetar që raporton ngjarje të tilla.
Sipas z.Vezaj, për gazetarinë e kronikës, një ndër elementët më të rëndësishëm mbetet burimet e informacionit, që sipas tij duhet me çdo kusht t’u qëndrohet besnik.
Gjatë prezantimit që bëri, z.Vezaj ndau me studentët disa prej eksperiencave të tij gjatë karierës profesionale.