Administrator i njërit prej protaleve më të mëdha shqiptar, Albeu.com, z.Idaver Sherifi ka diskutuar me studentët e Departamentit të shkencave të komunikimit mbi mediat e reja dhe mënyrën se si ato po funksionojnë në tregun mediatik shqiptar.
I ftuar për një leksion të hapur, z.Sherifi vlerësoi mediat e reja si mënyrën më të shpejtë të cilën audiencat po përdorin për tu informuar mbi aktualitetin. “Hapësira dhe mundësitë që interneti të ofron kanë ndryshuar dhe ndikuar ndjeshëm në mënyrën e të bërit gazetari në ditët e sotshme. Përtej problemeve që haset në këtë mënyrë raportimi, ajo shfaq edhe shumë avantazhe.”, tha ndër të tjera ai.
“Jeta në kushte virtualiteti ka ndikuar gjithashtu edhe në lidhjen e njerëzve me njëri tjetrin. Një problematikë e theksuar sociale shfaqet në zbehjen e lidhjeve reale midis individëve.”, vijoi më tej z.Sherifi.
Në fund të leksionit, studentët treguan interes edhe mbi tregun e reklamave të këtij sektori, si dhe mënyrat e raportimit në mediat online.