Matja e Audiencës sipas “Telemetrix”

Ermal Çela, drejtues i agjencisë së matjes së audiencës “Telemetrix” ishte i ftuar nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit në kuadër të ciklit “Studenti dhe Profesioni” në një bashkëbisedim me studentët rreth matjes së audiencave. 
 
Pasi bëri një prezantim të agjencisë, misionit dhe përbërjes së saj, z. Çela, njohu studentët me procedurat e nevojshme për matjen e audiensës në median vizive si dhe mënyrën se si “Telemetrix” operon në treg.
 
Bashkëbisedimi me studentët vazhdoi më tej duke trajtuar një pas një pyetjet të cilat këta të fundit treguan interes\ ku ndër të tjera u diskutua mbi parimet e objektivitetit dhe transparencës mbi të dhënat, shikueshmërinë sipas ngjarjeve të ndryshme, emisionet dhe televizionet me audiencën më të lartë, vendosja e tarifës sipas shikueshmërisë etj.