Publicisti i njohur Agron Tufa ka qenë i ftuari i rradhës në departamentin e Shkencave të komunikimit. Rëndësia e librit dhe mesazhit të tij si një mjet i rëndësishëm i komunikimit masiv ishte në qendër të bashkëbisedimit që Prof.Tufa zhvilloi me studentët.
Sipas tij, libri nuk do ta humbas asnjëherë vlerën e tij dhe në një botë globale mesazhi i një autori të caktuar mund të përhapet në mënyrë shumë të shpejtë.
Në fund të takimit Prof.Tufa iu përgjigj interesit të studentëve.
Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit Dr. Bayram Karci ka marrë pjesë në programin Mevlana Exchange. Mevlana Exchange është një program i iniciuar nga Këshilli i Lartë i Arsimit Turk, i cili i siguron stafeve akademike një mundësi për të vizituar universitetet turke për qëllime akademike dhe kërkimore. Në këtë kuadër, Dr. Karci vizitoi në datat 20-30 dhjetor Universitetin “Süleyman Demirel”, Sparta, Turqi. Në vizitën e tij në universitetin Süleyman Demirel , Dr Karci takoi Dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Prof.Dr. Talip Türcan, zëvëndës dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Prof.Asoc.Dr Hülya Altunya, dhe anëtarët e tjerë të stafit akademik. Ai pati mundësinë për të shkëmbyer idetë dhe eksperienca në lidhje më edukimin. Gjithashtu Dr. Bayram Karci mbajti seanca leksioni në disa kurse pasuniversitare dhe referoi një seminar me temë “Aristoteli dhe Etika” event në të cilën morën pjesë studentë dhe stafi akademik i universitetit.
Anëtarë të stafit akademik të Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë Bedër prezantuan punimet e tyre në Konferencën shkencore “Mediologjia si pjesë e edukimit qytetar të rinisë shkollore dhe vendi i saj në kurrikulat e arësimit të mesëm”.
Z.Ramadan Çipuri, referoi temën “Përfshirja dhe ndikimi i audiencave në produket televizive” ku vlerësoi si të rëndësishme përfshirjen dhe ndikimin që audiencat kanë mbi produktet televizive. Në konferencë prezantuan punimet e tyre edhe Z.Alban Tartari me temë “Televizioni përmes internetit”, si dhe Z.Emirjon Senja punimin me temë “Zyrat e shtypit shpjeguar një publiku nxënësish”.
Konferenca u organizua nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës.
Korrespondenti në Shqipëri për radion Deutsche Welle, Arben Muka ishte i ftuari i radhës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në kuadër të ciklit “Studenti dhe profesioni”. Takimi u zhvillua në formën e bashkëbisedimit ku studentët shprehen interes për tematikat që trajton Deutsche Welle si edhe evoluimin e transmetimeve në raport edhe me zhvillimet social-politike në Shqipëri por edhe në rajon.
Muka foli me studentët mbi teknikat e raportimit në radio, zhvillimin e radios në Shqipëri si edhe kërkesat që ka tregu për gazetarë të mirëfilltë radioje.
Prof.as.dr Rahim Ombashi mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Cilësinë në Edukimin Universitar, zhvilluar në datat 12-14 dhjetor 2013 nga Universiteti i Sakarjas në Turqi. Z.Ombashi prezantoi kumtesën me temë: “Human education remains primary”, e cila u botua më pas edhe në revistën e konferencës.
Korrespondeti në Shqipëri i agjencisë prestigjozë “Associated press”, Llazar Semini ishte i ftuar në një bashkëbisedim me studentët e vitit të tretë të Departamentit të Shkencave të Komunikimit. Gjatë diskutimit, Semini u shpjegoi studentëve se çdo të thotë të jesh korrespodenti i një agjencie të madhe nga një vend i vogël, cilat janë nga Shqipëria përbëjnë interes për agjencitë ndërkombëtare si edhe se si duhen përgatitur ato.
Gazetarja e njohur me origjinë shqiptare e të përditshmes amerikane Los Angeles Times, Znj.Rose Dosti ishte e ftuar në një bashkëbisedim me studentët e vitit të dytë të Departamentit të Shkencave të Komunikimit duke u folur atyre mbi profesionin e gazetarit, nevojat dhe sakrificat për ushtrimin e tij. Krahas kësaj, Dosti u fokusua tek nevoja e domosdoshme që ka gazetaria për një raportim brenda kufijve etik. Për të shpjeguar këtë, ajo përdori shembuj nga eksperienca e saj e gjatë prej 50 vitesh në këtë treg.
Zv.Kryeredaktori i gazetës Panorama Z.Redi Gjuzi vlerësoi gazetën e shtypur si një ndër mjetet më të rëndësishme të komunikimit masiv. I ftuar në një bashkëpunim me studentët e departamentit të Shkencave të Komunikimit, z. Gjuzi tha se pavarësisht problemeve me të cilat shtypi i shtypur po ballafaqohet, ai përbën një element të besueshëm dhe burim të rëndësishëm të informacionit. Sipas z.Gjuzi, gazetat janë ato të cilat japin informacione më të detajuara mbi çka ndodh në realitet, ndryshe kjo nga informacioni në Radio apo Televizion.