

Korrespondenti në Shqipëri për radion Deutsche Welle, Arben Muka ishte i ftuari i radhës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në kuadër të ciklit “Studenti dhe profesioni”. Takimi u zhvillua në formën e bashkëbisedimit ku studentët shprehen interes për tematikat që trajton Deutsche Welle si edhe evoluimin e transmetimeve në raport edhe me zhvillimet social-politike në Shqipëri por edhe në rajon.
Muka foli me studentët mbi teknikat e raportimit në radio, zhvillimin e radios në Shqipëri si edhe kërkesat që ka tregu për gazetarë të mirëfilltë radioje.