

Gazetarja e njohur me origjinë shqiptare e të përditshmes amerikane Los Angeles Times, Znj.Rose Dosti ishte e ftuar në një bashkëbisedim me studentët e vitit të dytë të Departamentit të Shkencave të Komunikimit duke u folur atyre mbi profesionin e gazetarit, nevojat dhe sakrificat për ushtrimin e tij. Krahas kësaj, Dosti u fokusua tek nevoja e domosdoshme që ka gazetaria për një raportim brenda kufijve etik. Për të shpjeguar këtë, ajo përdori shembuj nga eksperienca e saj e gjatë prej 50 vitesh në këtë treg.