Dr.Bayram Karcı lektron në Sparta të Turqisë

Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit Dr. Bayram Karci ka marrë pjesë në programin Mevlana Exchange. Mevlana Exchange është një program i iniciuar nga Këshilli i Lartë i Arsimit Turk, i cili i siguron stafeve akademike një mundësi për të vizituar universitetet turke për qëllime akademike dhe kërkimore. Në këtë kuadër, Dr. Karci vizitoi në datat 20-30 dhjetor Universitetin “Süleyman Demirel”, Sparta, Turqi. Në vizitën e tij në universitetin  Süleyman Demirel , Dr Karci takoi Dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Prof.Dr. Talip Türcan, zëvëndës dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Prof.Asoc.Dr Hülya Altunya, dhe anëtarët e tjerë të stafit akademik. Ai pati mundësinë për të shkëmbyer idetë dhe eksperienca në lidhje më edukimin.  Gjithashtu Dr. Bayram Karci  mbajti seanca leksioni në disa kurse pasuniversitare dhe referoi një seminar me temë “Aristoteli dhe Etika” event në të cilën morën pjesë studentë dhe stafi akademik i universitetit.